Mendime
Idriz Zeqiraj: Trinomin e rrezikshëm e shkatërroi Vjosa Osmani!
E shtune, 12.12.2020, 07:56 PM
TRINOMIN E RREZIKSHËM THAÇI-MUSTAFA-HYSENI E SHKATËRROI GUXIMTARJA VJOSA OSMANI!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Vrasjet
politike në Kosovë, të parët i denoncuan ndërkombëtarët. Më pas, kuadro nga
Prokuroria dhe Parlamenti zvicëranë i thelluan akuzat, duke botuar edhe libra,
nga lufta dhe paslufta e Kosovës. Serbia i shfrytëzoi këto akuza dhe shantazhoi
kryeministrin Hashim Thaçin, për krimet e pretenduara. Hashimi intrigoi me
ndërkombëtarët dhe Serbinë - njëherësh. Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu
kishte refuzuar 6 pikëshin e Baki Munit. Dhe, indirekt, akuzoi LPK-në, tashmë,
të konvertuar në PDK-e, bashkë me partizat simotra, se "vrasjet politike
të shqiptarëve nuk i kanë bërë jashtëtokësorët!"
Sipas
profesor Sejdiut, në rrëzimin e tij; nga posti i presidentit, ndihmoi, prapa
shpine, edhe këshilltari i tij, profesor Isa Mustafa, me akuzën se ka shkelur
Kushtetutën. Në fakt, asnjë shkelje kushtetutare nuk kishte bërë presidenti në
fjalë. Katapultimi në krye të LDK-së të Isa Mustafës, ishte dyshues për
anëtarësië e partisë, ngaqë ai nuk ishte as anëtar i saj!
Asociacioni,
bashkimi i komunave serbe; Demarkimi i kufirit me Malin e Zi; bërja e sforcuar
dhe banditeske e Hashimit president dhe; deri ke ideja për "shkëmbim
territorësh", përkatësisht, ndarjen e Kosovës me Serbinë, dëshmuan
bindshëm se Hashim Thaçi, në këmbim të lirisë, ishte gadi të tregëtonte tokat e
Kosovës.
Për
ta shpëtuar Kosovën, nga intrigimet e rrezikshme të trinomit
Thaçi-Mustafa-Hyseni, me kompani, në skenën politike rrezaton vajza
mitrovicase, Vjosë Osmani. E qartë, e prerë, e guximshme, e drejtëpërdrejtë,
parimore, që na kujton atë betimin lapidar të Ibrahim Rugovës: "Kokën mund
të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!" Rrjedhimisht, Vjosë Osmani, sot,
përfaqëson rugovizmin e mirëfilltë, e cila denoncoi devijimin, degradimin, deri
në degjënerim të LDK-së, nga klani Mustafa, gjithnjë, me ndërhyrjen, deri në
diktat, të PDK-së me SHIK-un e saj.
Denoncimi
publik i Vjosë Osmanit se "udhëheqja aktuale e LDK-së, nuk është provuar
me votën e lirë demokratike, pra, me votën e fshehtë të anëtarësisë dhe si e
tillë është e paligjshme, e tërboi klanin brenda Kryesisë të LDK-së, të
kryesuar nga Isa Mustafa. Realisht, ky ishte një apel edhe për skenën politike
të Kosovës, sepse zgjedhjet demokratike, do t`i largonin drejtuesit kriminelë
partiakë. Pa demokraci të brendshme partiake, nuk mund të këtë demokraci të
njëmendët në Kosovë. Dhe, në vend që ta kuptonin si këshillë mirëdashëse,
LDK-ja, përkatësisht, kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, u hodhën në sulmin
koral, shpifës e denigrues, pa asnjë mbulesë faktike.
Vjosë
Osmani u përball me fyerjet monstrume të lukunisë klanore, duke bërë thirrje
edhe për linçim fizik, se "pula që bënë vezën në kojshi, duhet prerë
koka!" Dhe, duke shpërfillur tellallët klanorë, si përgjigje, dinjitozja
Vjosë portretizoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që konsiderohet i rëndë,
por, me kqeardhje, skajmërisht, objektiv, i qëlluar:
"Gjithçka
mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e
qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh
asnjë pikë njerëzillëku.
I
kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më
2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë
dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga
udhëheqja e shtetit".
Kryetari
Isa Mustafa, me klanin e tij, në vend që të reflektonin, sërishmi vazhduan
sulmet, sa të pakontrollueshme, aq edhe të paprincipta dhe, skajshëm, të
pacipëta! Ta quajsh "komuniste Vjosë Osmanin dhe gjuhën e saj të përdorur
si gjuhë të Enver Hoxhës", është jashtë çdo logjike, në kohë dhe hapësirë.
Përkundrazi, Vjosa, si nxënëse e shkollës amerikane, profesoreshë universitare
në Kosovë dhe Amrikë, ajo përfaqëson, madje, në mënyrën më të naryrshme
demokracinë dhe amerikanizmin në Kosovë.
Në
të kundërtën, Isa Mustafa është antipod i demokracisë. Arma e tij është
përçarja brenda partiake, me qëllim të eliminimit politik, deri në largim, të
kuadrove të devotshëm dhe me integritet moral e politik të LDK-së. Nëse ka
përfaqësim të monizmit enverist në Kosovë, autokrati Mustafa është dora vetë,
në fjalor dhe veprime, kundër rugovistëve të dëshmuar, në vite dhe dekada.
Vjosë
Osmani u bë tmerri i klanit Mustafa. E papërballueshme në çfarëdo
kombinature zgjedhore demokratike. Është
unike, e pakonkurrencë. Me kundërshtinë parimore dhe të pakompomis, ndaj të
gjitha nismave fatale për Kosovën, që trinomi Hashimi-Isa-Skënderi, në lidhje
konspirative me Edvinin, Vuqiçin e deri tek Grenelli, i cili, me vrazhdësi, hiç
diplomatike, thoshte se "tani nuk na duhet Vjosa!"
Gëzimi
i klanorëve të Isa Mustafës, me përjashtimin e Vjosës, nga strukturat drejtuese
të LDK-së, ngjason, si dy pika uji, me gëzimin e kriminelëve të LPK-së
staliniste, kur festonin me shampanj ekzekutimet e ushtarakëve FARK-istë të
Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së.
Përjashtimi
Vjosës nga strukturat drejtuese të LDK-së, kinse, duke u bazuar në një palo
statut, i hartuar, enkas, për ta mbajtur paligjshëm në krye të partisë
kryetarin Isë, me klanorët e tij, duke shpërfillur statutin e LDK-së rugoviane,
ishte gafa dhe turpi, që do ta paguajë, pameritueshëm, LDK-ja. Votimi burracak
e kriminal - O n l i n e -, pa debat, e hiç i motivuar, realisht, duke i
përdorur si kondomë anëtarët e Këshillit
të Përgjithshëm, përfshi edhe deputetët, të cilët, më parë, ishin pjesë e një
organizimi - për ndryshim -, do të mbetët njollë turpi në historinë politike të
Kosovës.
Ftesa
- sfidë cinike, që kreu i dhunshëm i LDK-së, Isa Mustafa, i bënë Vjosë Osmanit,
për t`i provuar forcat për votat jashtë LDK-së, është dëshpëruese, po aq sa
edhe rasti i fitimtarit të bujshëm, Prof. Dr. Shpëjtim Bulliqit.
Si
do që të garojë, Vjosë Osmani, do të mirëkuptohet, natyrisht, jo edhe pa
dhimbje, nga qytetarët e Kosovës, qofshin ata edhe anëtarë të LDK-së. Dhe, këtë
do ta bëjnë për për hirë të çkapjes të shtetit dhe për inat të Isa Mustafës dhe
të klanit të tij, tashmë, të mundur, të përtokur, të paktën, moralisht. Dhe,
kjo do të ndodhë, që Vjosë Osmani, jo vetëm të mbijetojë në skenën politike të
Kosovës, me atë përgatitjen supreme, universale, por, edhe ta edukojë edhe
klanin fatal uzurpator, duke e bashkuar, sërishmi, Lëvizjen, dikur madhore,
LDK-në krenare të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës.