Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Kisha Serbe dhe Sulltan Sulejmani
E shtune, 21.11.2020, 05:07 PM
Kisha Serbe dhe Sulltan Sulejmani
Nga
Blerim Latifi
Irinej,
kreu i Kishës Ortodokse Serbe, para vdekjes, paska lënë amanet që serbët ta
ruajnë mitin e Kosovës. Të gjithë paraardhësit e tij kanë vepruar njëjtë. Ky
amanet i tyre lidhet shumë me ringritjen e Kishës Autoqefale Serbe.Ja historia:
Është viti 1557. Në krye të Perandorisë Osmane është Sulltan Sulejmani.
Kryevezir i tij është një serb, Mehmet Pashë Sokoloviçi. Nën ndikimin e tij,
Sulltani merr vendim që të ringrihet Kisha Autoqefale Serbe, me seli në Pejë,
dhe në krye të saj vendoset vëllau i Sokoloviçit.Po me ndihmën e Sulltanit
Kisha Ortdokse Serbe bëri të mundur që të gjithë serbët e Ballkanit të futeshin
nën autoritetin e saj. Ky unitet spiritual, më pas u shndërrua në projektin
nacionalist serb.Kështu, gradualisht, nisi sajimi i mitit serb mbi Kosovën,
themelues dhe rojtar i të cilit është Kisha Serbe, e cila pa Sulltan Sulejmanin
dhe Sokoloviçin nuk do të mund të bëhej kurrë një organizatë e fuqishme në
historinë e Ballkanit.