| E enjte, 19.11.2020, 07:00 PM |
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
“A LOSIM
RRENASH ?”
Nga
Fritz RADOVANI
25
Janar 2006:Rezoluta e Këshillit të Europës për dënimin...
KJO
ASHT LOJA MA E NJOHUN E EUROPëS MODERNE !
KJO
ASHT LOJA MA E FLLIQUN E SHTETIT SHQIPTAR!
Me
25 janar 2006 Asambleja parlamentare e KE-së votoi Rezolutën nr. 1481 “Mbi
nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.
Delegacioni shqiptar votoi pro saj. Në tetor 2006 kjo rezolutë u miratua nga
Parlamenti “shqiptar”. Rezoluta e parë e KE ishte ba qyshë në 1996 për masat që
duheshin marrë për “çrrënjosjen” e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist.
Siç u theksue në këto rezoluta, krimet e komunizmit në vendet ish-komuniste,
veçanërisht në Shqipninë komuniste staliniste enveriste, s’ ishin dënue e
ndëshkue , siç u dënuen krimet e nazifashizmit në Europë. Në vitin 2010 u
themelua nga Parlamenti shqiptar “Instituti i studimit të krimeve dhe pasojave
të komunizmit shqiptar”. E sot të gjithë kriminelët vrastarë janë “heronjë”!
I
Nderuemi z. Agron Tufa thekson: “Tumori malinj që e bren prej kohësh shoqërinë
shqiptare janë edhe kjo dorë gjëmëzezë e ish Sigurimit të diktaturës, që
Rilindja i montoi në krye të institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Ky
detashment i policisë politike të enverizmit sot na është vënë garantues i
luftës kundër korrupsionit. Ujqërit me mëlçi të varura përqafe! Ujqërit e
mëdhenj dihen, i keni në Parlament, qeveri, bashki, gjykata, drejtësi, Shish,
ushtri, polici, etj., kurse këta janë ata të maskuarit, që bëjnë kërdinë. Ata
që kanë shkatërruar dje jetë njerëzore, s'e kanë aspak problem të
ndërmjetësojnë korrupsionin dhe krimin sot. Ja një listë e shkurtër e tyre:..
Bashkëpunëtorë Sigurimi..”
E,
prej 1990 shohim vetem lista mbas listash... Po, shka bahet me lista!?
E
cilin prej tyne ka shkarkue Presidenti apo Kryeministri deri sot?
U
BANE 34 VJET...VAZHDON LOJA E RRENAVE NR.1481...
E
SA VJET TJERA DO TË BAHEN VETEM ME RRENA ?!
Melbourne,
9 Nandor 2020.