Mendime
Fahri Dahri: Gjithmonë në situata mbrojtëse?
E diele, 15.11.2020, 11:16 AM
GJITHMONË NË SITUATA MBROJTËSE?
Nga
Fahri Dahri
Situata
në të cilën ndodhemi, ku viktima, pavarësisht se fitoi kundër agresorit, është
përpara dhënies llogari në një sallë drejtësie, që siç flitet me një akuzë të
hartuar në labirinthet e mjeshtërisë së agresorit.
Me
pak fjalë "humbja" tepër e hidhur, nuk kapërdihet. Humbësi hulumton,
studjon me kujdes sjelljet e fituesit dhe me kujdes ndërrton strategji të re,
përdorur taktika të tjera, ndërron "ngjyrat" mbas dështimit të
përdorimit të forces ushtarake, kalon në përdorimin e manipulimeve, i jep jetë
anës së përdorimit të "mendjes", duke sajuar marifetet që ndihmojnë
në errësirat e të vërtetave, për të siguruar fitoren ndaj humbjes.
Sigurisht
këto taktika shoqërohen me "pagjumësi", zgjuarsi dhe ryshfete
("sponsorizime").
Fitorja
tejet e dëshiruar, e përligjur dhe e drejtë, është aq e vështirë për tu mbajtur
dhe ruajtur, sa dhe përpjekjet që e arritën atë. Humbësi rri zgjuar,
kamuflohet, përgjon parreshtur dhe në momentin kur fituesi harron se përgjohet,
shkujdeset, ekzaltohet deri në uljen e vigjilencës. Atëhere humbësi
"rigodet" dhe në mos fitofë, zbut përgjegjësitë, njëherazi vazhdon të
rrijë zgjuar në pritje të rezultateve të tjera nëpërmjet veprimeve të
"nëndheshme".
Fituesi
duke e ndjerë krenarinë që jep fitorja, përfshihet në ethet e pushtetit, i
vetëdijshëm për meritat e arritura vazhdon të kërkojë edhe më shumë. Një
ndjenjë jo fort e këndshme që shpie në të drejtuarit "rutinë", gjë që
vlen shumë si "armë" e fshehur për humbësin. Kjo është jeta, të kundërtat
vigjëlojnë me shumë vëmëndje njëra-tjetrën dhe përfitojnë në momentin e duhur.
Nuk
është kaq e thjeshtë që nga mjergulla e ndërthurur në një sallë drejtësie, të
arrish të ndash të vërtetat nga mashtrimet. Apo të parandjesh fitimtarin në atë
kaotizem të stisur për të përligjur vrasësin dhe baltosur luftëtarët e çlirimit
nga ligësia shekullore. Por ja që drejtësia kuptohet shumë qartë, sikundër dhe
padrejtësia që përpërlitet nën veshjet e zeza. Këto qartësi të të drejtave na
pohohen bindshem nga qendrimet si të akuzuarve, akuzuesit, gjykatësit dhe që
zbërthehen tek shkrimi i Z. Aleksander
Çipa, botuar në"Fjala e Lirë".
Ne
shqiptarëve, për habi nuk arrijnë të na kuptojnë, ose nuk duan të na kuptojnë
të tjerët, sepse nuk u pëlqejnë qendrimet tona themelore ndaj përcaktimit të
etnisë, kombit. Të tjerët acarohen kur ne ngrejmë zërin që shoqëria njerëzore
të mos ndahet më dysh, apo me më shumë kampe sipas bindjeve fetare në - Bota e
krishterë, Bota islame etj. kur dihet dhe pranohet, por nuk veprohet prej të
gjithëve, ku të gjithë njerëzit duhet të
kenë të drejta dhe detyra të njëjta, pavarësisht nga bindjet fetare, raca
ngjyra etj. Të drejta që predikohen edhe Bibla dhe Kur'ani.
Që
nga fiset e lashtësisë e deri tek etnia e popujve, ne shqiptarët, nuk
përcaktohemi etnikisht nga besimi fetar, por nga gjuha, territori, traditat
zakonet, këto kemi për etni.
Jam
shprehur edhe herë të tjer, ku besoj që nuk do të ketë popull në botë që mendon
se ADN-ja përcakton fenë e individit, përkundrazi ADN-ja percakton etninë e çdo
individi dhe bashkësitë e individëve të së njëjtës ADN grupohen dhe formojnë
popujt të ndarë sipas etnive. Ndërsa besimet fetare kultivohen tek njeriu
nëpërmjet predikimeve dhe ndihmojnë në uljen e nivelit të "egërsisë njerëzore". Statusin e
besimit fetar njeriu e merr në një moshe të caktuar, ndërsa etnia është e
pranishme që në momentin e Lindjes.
Shqiptarët,
në ADN kanë etninë e të parëve që nga lashtësia, ndërsa sipas rrethanave
kohore, disa besojnë tek Bibla, disa tek Kur'ani, por etnikisht të gjithë janë
Shqiptarë.
Këtë
deklaroi dhe Z. Jakup Krasniqi para Botës. Këtë kanë deklaruar edhe
paraardhësit tanë. Kështu është deklaruar edhe në kohën e perandorive, ku
vringëllinin shpatat, kuizicioni. Por Bota nuk ka dashur të na kuptojë.
Besoj
se këtë herë Bota do të na kuptojnë dhe të reflektojë.
Respekte
dhe nderime luftëtareve të çlirimit të Kosovës.