Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Përballë politikës serbe duhet të sillemi si fitues
E diele, 15.11.2020, 03:43 PM
Ndue Ukaj:
Udhëheqësit
politikë shqiptarë, nuk duhet të reagojnë si të frustruar e inferiorë përballë
politikës së egër serbe.
Përballë
politikës serbe, duhet të sillemi si fitues dhe të mos bëhemi qaramanë, sepse
ekziston një e vërtetë e njohur politike:
Ne kemi fituar të gjitha betejat me Serbinë, sepse e vërteta është në
anën tonë, atë e kanë përkrahur dhe e përkrahin të gjitha forcat demokratike
dhe atë duhet të dimë ta promovojmë.
Ndërkaq,
sa herë bëhen provokime të llojit çfarë di të bëjë Vuçici, më së paku duhet të
biem pre e tyre, që të të kritikojmë Europën, sepse qëllimi kryesor i Serbisë
është që të na largojë nga Europa.
Pikërisht
kjo mund të jetë strategjia e re negative e Serbisë përballë nesh. E për të
kuptuar çfarë është strategjia negative e Serbisë karshi shqiptarëve, përpara
se të lëshoni deklarata kuturu që nuk shpijnë askund, lexojeni tekstin brilant
të Ibrahim Rugovës "Strategjia negative", të cilin Rugova e ka
shkruar në vitin 1988, pra si shkrimtar i angazhuar dhe e ka lexuar në Beograd,
pas një diskutimi të ashpër me shkrimtarët serbë.
Ky
tekst është një leksion fantastik për secilin që flet rreth raporteve shqiptaro-serbe.
Serbia
gjithmonë tenton t' i krijojë disa etiketa dhe ato i përdor si strategji kundër
nesh. Njëra nga etiketat më të pëlqyera të saj e që vazhdimisht tenton ta
aktualizojë është ajo e lidhjeve tona me perëndimin. Serbia ka qëllim t' i mjegullojë
këto lidhje, ndërkaq ne e kemi për detyre t'i kthjellim. Siç dinte t’i
kthjellte Rugova.
Pra,
të gjithë ata që kuptojnë pak nga politika, duhet ta kuptojnë se strategjia
kryesore e Serbisë sot është të na ndajë prej Europës, prandaj përballë kësaj etikete
e strategjie duhet të sillemi me mençuri, me kulturë të lartë e të vetëdijshëm.
Logjika
euforike dhe deklaratat euforike nuk na shpijnë askund.