| E premte, 06.11.2020, 07:55 PM |
Krime serbe ne Kosove - nje liber trondites
Nga
Rexhep Shahu
Se
shpejti del ne Prishtine dhe ne qytetet e tjera.
Varret
masive te shqiptareve jane ende ne Serbi.
Kriminelet
serbe ne pushtet Vuciq e Daciq nuk i tregojne ato varre dhe kane veshe kostumin
e viktimave dhe drejtojne gishtin e akuzes kunder shqiptareve.
Shqiptaret,
besoj naive, duket u mjaftuan, u ngine me lirine e Kosoves, me Kosoven pa
serbe, me shtetin e tyre te dyte shqiptar te lire dhe i lane te qete kriminelet
serbe, nuk i paditen as Vuciqin as Daciqin as shtetin kriminal serb ne asnje
gjykate penale nderkombetare.
Shqiptaret
denohen, shkojne neper gjykata per te provuar drejtesine, shqiptaret duhet te
paguajne ende per lirine, ndersa serbet ferkojne duart e krimit.
Edhe
trupat e pajete te shqiptareve qe jane ne varrezat masive ne Serbi jane pjese e
cmimit te rende qe shqiptaret paguan per lirine.
Jane
disa libra qe shqiptaret nuk i kane lexuar, politikanet e intelektualet
shqiptare qe duhet te jene te lexuar nuk i kane lexuar. "Shqiptaret e
fuqite e medha", liber i shkruar nga kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq,
gurra e te liges serbe kunder shqiptareve, botuar ne 1913 ne frengjisht e gjermanisht
e pastaj perkthyer ne serbisht nuk e kane lexuar politikanet e intelektualet
shqiptare. Ndoshta e kane shfletuar, por nuk e kane lexuar, nuk e kane lexuar,
nuk e kane lexuar, nuk e kane thithe, nuk e kane bere pjese te vetedijes. Ky
eshte libri qe i ben shqiptaret me bisht. E ka shkruar kryeministri serb Vladan
Gjorgjeviq, e ka perkthyer kryeministri shqiptar Mustafa Kruja, e kam botuar
une ne 2015. Me 1928 e ka perkthyer dhe botuar ne Zare, Mustafa Kruja dhe qe
nga ajo kohe deri ne 2015 nuk e botoi as Tirana as Prishtina. Kush i pengoi, ke
kishin frike Tirana e Prishtina...
Ai
liber u thote Fuqive te medha se shqiptaret jane me bisht, jane te pazhvilluar,
jane muslimane fanatike, te paqyteteruar, nuk u duhet dhene shtet, nuk duhen
njohur, por na i jepni neve serbeve nje shekull shqiptaret qe ti kulturojme, ti
civilizojme ne dhe pastaj ua japim ne nje autonomi kulturore...
Pra
kete liber nuk e kemi perfille. Librin Shperngulja e shqiptareve te Vaso
Cubrilloviqit nuk e kemi lexue, nuk e kemi njofte ani se shumekush mban hundet
perpjete si hajvan e genjen veten, por dy referatet e Vaso Cubrilloviqit nuk i
kemi njofte as politikani as intelektuali as dreqi as i biri. Ne 2015 edhe ate
e kemi botuar liber, por askush nuk e lexon.
Dhe
themi pastaj si shkojne shqiptaret si gomari ne enderr.
Miq,
me librin e Vladan Gjiorgjeviqit, Vaso Cubrilloviqit e gjithe traktatet serbe
kunder shqiptareve ne nuk jemi te njohur, nuk i dime, nuk i kemi lexuar si
popull dhe qajme sot. Nuk flitet ne shkollat e auditoret tona per keto traktate
urrejtje, jo te mesojme urrejtjen prej tyre por te dime se si na perfytyron
fqinji yne serb.
Ky liber i ri Krime serbe ne Kosove bashke me librin e Vladanit, te Cubrilleviqit, me platformen e Ivo Andricit dhe gjithe platformat tjera, kane qene e jane dokumenmte te mjaftueshme me e padite Serbine ne Gjykaten e Hages per krime cnjerzore pasi ajo e ka te dokumentuar politiken kriminale, strategjine kunder shqiptareve.
Titulli: Krime serbe në
Kosovë
Konsulent në dy botimet:
Sadik Ram Llapashtica
Me parathënie dhe
pasthënie nga Çerçiz Loloçi
Redaktor: Rexhep Shahu
Shtepia Botuese e
Promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë.
Arti grafik: Blendi
Shahu