Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Në Vjenë është sulmuar një pjesë e madhe e kombit shqiptar
E marte, 03.11.2020, 09:55 PM
Ndue Ukaj:
Sulmi
i mbrëmshëm terrorist në Vjenë, kombin shqiptar e ka bërë me një njollë të
rëndë dhe kjo me urgjencë duhet të kurohet.
Këtë
njollë nuk mund ta fshijmë lehtësisht dhe këtë duhet ta dimë. Sepse dihet: nuk
ekziston një gomë e tillë për të fshirë një njollë kaq të madhe dhe për këtë
duhet të jemi shumë të vetëdijshëm.
Prej
sot, ky sulm do të përdorët nga të gjithë kundërshtarët tanë për të kryqëzuar
kombin tonë, dhe fatkeqësisht, viteve të fundit e kemi mbushur bukur shumë
thesin e kundërshtarëve tanë me argumente kundër nesh.
Ndaj
- sa nuk është bërë tepër vonë - duhet të kthjellemi dhe të bëhemi të urtë, të
mençur, të përkorë dhe të fillojmë ta pastrojmë ngadalë këtë njollë të
tmerrshme, që rrezikon të përhapet në krejt trupin.
Për
këtë nuk mjafton të lutemi për Vjenën e Austrinë, nuk mjafton logjika e dënimit
të akteve të tilla nga udhëheqës politikë e njerëz të angazhuar në opinionin
publik, nuk mjafton as solidarizim i madh më profile në Facebook, ndonëse të
gjitha këto janë simbolika të dobishme.
Ne
duhet të bëjmë një Mea Culpa të thellë dhe të jemi të vërtetë.
Një
Mea Culpa që s’e kemi bërë që tash e sa kohë.
E
para punës që duhet të bëjmë sot është të bëhemi të sinqertë, të mos sillemi si
hipokritë, duke folur diçka tjetër e duke vepruar diçka tjetër, të jemi të
sinqertë me historinë tonë, me të kaluarën tonë dhe me të tashmen.
Është
momenti i fundit që të kthehemi prapa dhe të shohim ku kemi gabuar, të shohim
çka kemi mbjellë viteve të fundit dhe në këto dekada të lirisë.
Të
shohim se si e kemi ushqyer ligjërimin kundër vlerave të perëndimit.
Sulmi
i mbrëmshëm në Vjenë është një nga sulmet më barbare kundër vlerave me sublime
të kohës moderne dhe si i tillë ka zgjuar indinjatë të thellë në krejt
perëndimin.
Dhe
sot - në krejt perëndimin - si rrufeja është përhapur lajmi kobzi për kombin
tonë, se në këtë sulm ka marrë pjesë një i ri shqiptar.
Ndaj,
sot të gjithë duhet të jemi të turpëruar dhe të trishtuar. Dhe arsyet për t’u
ndjerë të tillë janë të shumta: humane, politike dhe historike.
Në
planin human është e tmerrshme të shihesh se brenda kombit tonë vazhdon të ketë
energji të tilla shkatërruese dhe njerëz që janë të gatshëm të bëjnë barbari
kundër tjetrit në emër të ideologjive të marra fetare.
Në
planin politik, për ne shqiptarët, ky akt është një gozhdë të cilën do të
rrahin me çekan të fortë të gjitha ata që s’e duan kombin shqiptar përbrenda
vlerave perëndimore. E të tilla ka shumë.
Në
planin historik, ky akt është një goditje e rëndë ndaj njërit prej kombeve që
më së shumti i ka qëndruar afër kombit tonë, duke e ndihmuar rimëkëmbjen e tij,
me dije, shkolla, libra, infrastrukturë...
Po
- Vjena e ka rritur kombin shqiptar - duke e mëkuar me respekt dhe duke e
përkrahur pareshtur në luftën për çlirim nga perandoria osmane dhe në luftën e
Kosovës për çlirim nga Serbia.
Ndërsa
për Kosovën, Vjena ka shërbyer si portë e hapur, përmes së cilës kemi realizuar
qëllimet tona për liri, pavarësi dhe demokraci.
Ndaj,
të sulmosh këtë portë, domethënë të sulmosh vetveten.
Në
Vjenë është sulmuar një pjesë e madhe e kombit shqiptar, pjesa më sublime.