Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Historia Dardane e Bujanocit
E diele, 01.11.2020, 11:00 AM
Historia Dardane e Bujanocit
Hulumtuesi
Frank W. Walbank, pas një pune 4 vjeçare shkruan :
”
Për mua ishte shokues fakti që mitologjia e grekëve jepte të dhëna edhe për
emrin dhe popullin e Dardanisë . Megjithëse grekët me zotat dhe emrat e tyre e
kanë provokuar në mënyrë provokuese historinë, shumë të dhëna të pa
kontestueshme tregojnë rrënjën e Dardanëve dhe se ishin Dardanët ata që e
krijuan familjën mbretërore të Trojës… Prej Dardanusit e kishte prejardhjen familja
mbretërore e Trojës dhe kjo racë shquhej edhe për bukurinë dhe trimerinë e saj”
Shkruan:
Fahri Xharra
M`u
desht të lexoja nga prof. Frank W. Walbank-u (1909-2008) që të gjej se çka
mëshehte dhe ende mësheh nëntoka e jonë.
Këndejpari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të parët tonë
jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; andej pari ku kemi mundësi t`i
çasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim që ishte e
jona.
Me
një punë sistematike 4 vjeçare të mbetjeve arkeologjike(2001-2004) , në
lokalitetin Kale-Kërshevica afër Bujanovcit , u gjetën mbetjet e objekteve
arkitektonike të epokave të ndryshme kronologjike,të cilat i themeluan
kolonistët grek(?fxh) nga fundi i shekullit
V (prK). Koha e zhvillimit ,bie në fundin e periudhës heliniste të
vjetër dhe fillimin e shekullit tëIV-të të para epokës së re.”(Miroslav
Jeremiqi, Beograd SANU).”
Ndërsa
Frank W. Walbank shkruen se:” Për mua ishte shokues fakti që mitologjia e
grekëve jepte të dhëna edhe për emrin dhe popullin e Dardanisë . Megjithëse
grekët me zotat dhe emrat e tyre e kanë provokuar në mënyrë provokuese
historinë, shumë të dhëna të pa kontestueshme tregojnë rrënjën e Dardanëve dhe
se ishin Dardanët ata që e krijuan familjën mbretërore të Trojës… Prej
Dardanusit e kishte prejardhjen familja mbretërore e Trojës dhe kjo racë
shquhej edhe për bukurinë dhe trimerinë e saj” .
Pra
?
Akademia
e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë e zbulon një thesar historik të
pamatshmëm në nëntokat ku ende jetojnë
shqiptarët (Bujanovci) ,dhe pa fije fytyre thot se u gjet një trashëgimi
ndërtimore antike tradicionale, në Kale të Bujanovcit, një trashëgimi
helenistike. E ne shqiptarët ende mirremi me egzistimin tonë fizik andepari.
kalaja_se_larti
Kanë
kaluar mbi 40 vjet nga gjetjet e para në
Kërshevicë të Bujanocit e deri me sot ku kemi një zbulim shumë të madh (Popovi?
Petar) . Vendi i quajtur Kale në fshatin e përmendur u zbulua me 1965 nga Milan Jovanoviqi. ( Koha
kur Rankoviqi ende ishte në fuqi), kurator i muzeut të Vranjës. Materialet e
botuara ne vitin 1968 e paraqiten një zbulim epokal në këto anë ,akropolin me
suburbiumin ( ndërqytetin) të një madhësijeje të quditshme. Gjatë hulumtimit të
kompleksit ,në vitin 2008 u zbulua një ndërtesë me një formë bureje( fuqije) ,
e cila i takon objekteve të rralla të ruajtura të shekullit IV prK dhe në tokat
tona ( në Serbi, Petar Popoviq) si
shembull i vetëm arkitektonik Gjatë hulumtimeve po tregohet që terësia
arkitektonike është shumë më e madhe me struktura të urbanizuara të cilat
shtrihen për gjatë lumit të Kërshevicës.
Në
fshatin e Kërshevicës (Bujanoc) në jugun e Sërbisë gjendet një plato mbi lumin
me të njejtin emër,ku zbulimet e një sektori të urbanizuar tregojnë shenja të
Epokës së Bronzit e deri te Epoka e hekurit ( shek XII-VII prK) , me shumë
shtresa të mbushura me mbetje arkeologjike që datojnë shek IV-III prK. Damastioni
sipas gjeografit grek Strabonit , ishte një qytet i vjetër që e arrijti
kulmin në kohën e Filipit të II-të të Maqedonisë dhe të Lekës së Madh.. (
Burimet serbe) . Damastioni ose
Damastumi në regjionin Ilir sipas të gjitha gjasava në kufirin e Kosovës së
sotme , e njohur për kohën e saj të argjendit. dhe mirierave të argjentit.
Sidoqoft Straboni e përmendëte
Damastionin duke mos e precizuar saktë vend ndodhjen e tij kurse monedhat e
argjendëta të gjetura vijnë nga Kosova, Maqedonia Lindore dhe Serbija jugore
(Mali Rujan , në Kërshevicë, 15 km në Jug-lindje të Vranjës(Popoviq P.) .
Burimet
tjera tregojnë që qyteti ishte i banuar nga fisi Iliro-Dardan ,Damastinët të mbretëruar
nga Mbreti i tyre Bardhyli. Qarkullimi i monedhave të argjendit të Damastionit
ishte nga Dardania dhe Brigjet e lumit Morava ( Burimet serbe) Gjetja e
monedhave të argjendit tregonte që atë kohë bëhej një jetë luksi. Ndërsa J.J. Wilkes
në librin e tij ”Ilirët” thot: ”Damastioni ,monedhat e argjendit dhe
vetë jeta e atëherëshme mbesin një mister.” Mbesin mister sepse kishte
mohime. Atëherë pse ”Kërshevica” e
Bujanovcit të mos jetë Damastoni (i Strabonit) i Bujanovcit ,i Dardanisë ,i
Ilirisë i Pellazgëve?
kalaja_punimetNxjerrja
e pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të tyre të shumta si dhe vendosja
e tyre në një sfond historik, ku në të vërtetë e kanë vendin e hapë në menyrë
të pashmangëshme qështjen e vazhdimësisë së tyre pra të pasardhësve të
drejtpërdrejtë të ilirëve dhe të dardanëve, nga e cila është dashur të përcaktohet nga diçka që
nuk ka të bëjë as me grekët e as me romakët, që megjithatë ata kanë qëndruar
“diku në mes ,por pse në këtë mënyrë një faktori i rëndesishem dhe i merituar
në familjen indoevropiane”, në njëren anë qartëson poziten e vet mbrenda për
mbrenda gjenealogjisë së rrënjëve dhe trungut të sajë shumë degësh ku shqipja
shfaqet me një degë të vetme dhe në tjetrën anë hiqen dilemat rreth vendit dhe
rolit të pasardhësve të pellazgëve në raport me veten dhe të tjeret, veçmas kur
dihet se ata shtriheshin në një hapsirë gjeografike ndër më të rëndësishmet dhe
poashtu kur dihet se nga pikpamja etnike shoqërore dhe më vonë edhe politike do
të jenë aktorë të të gjitha zhvillimeve nga ato parahistorike deri te ato
historike.”Gjithnjë sipas burimeve qe vijnë nga autorët e antikës edhe ndarja
në Pellazgë dhe “Barbarë”, ruan të fshehtën e një kapërcimi historik midis
pellazgëve “hynorë” dhe pasardhësve të tyrë të drejpërdrejtë “tokësorë”-Dardanëve
dhe të tjerëve nga kjo familje e gjërë kapërcim kjo që sipas tëgjitha gjasave
lidhet me trojen dhe historin e sajë të lavdishme.Sidoqoftë dardanët si bijë të
pellazgëve me një shtrirje teper të gjerë nuk i gjejmë vetem te mitologjia greke
dhe romake por edhe te poetet edhe dramaturkët grek të antikitetit , kështu te
Homeri heronjët e Iliades kryesisht ishin pellazgë. ( Jusuf Buxhovi,Kosova)”
Pra
pa u hamendur , këndejpari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të
parët tonë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; këndej pari ku kemi
mundësi t`i çasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim
që ishte e jona, janë gjurmët tona.