| E diele, 25.10.2020, 04:11 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI
“KU VEHET
YLLI KUQ”?!
YLLI E
KA VENDIN PAK
MA POSHTë !
Ndoshta,
një pakujdesi e vogel...
Një
pullë e zberthyeme ka ndollë që të ban horr! Prandej duhet kujdes!
Dikur
burrat vishnin brakesha dhe problemi ishte i zgjidhun!
Edhe
xhamadani e kryente detyren e vet... Gjithshka merthehej...
Sot
qeveritarët nuk mund të rikthehen prap tek brakeshat... Pjesa ma e madhe e
qeveritarëve pullat i kanë zevendsue me patenta... Bukur! Po, ka ngja që prej
ngutit.., edhe kanë harrue me e merthye patenten...
Ngarkesa
me shumë probleme urgjente sjellë pakujdesi per gjana t’vogla.
Edhe
shokut Ever, i ka ngja nder kongrese të partisë, me harrue pullat e “dyqanit”
pa i merthye, po vigjilenca e Nexhmijes e nxirrte nga situata...
Po,
a ja mbante kujt me i thanë atij “merthe pullat”! Ai e kishte në maje të gjuhës
hazer xhevapin: “Ate e di partia!”... Atij i dukej edhe vigjilencë!
Mbas
sa vjetësh, si vjen puna... Me persëritë edhe sjelljet e tij...
Kryeministrit
Rama i ka dalë “ylli i rilindjes”këto ditë..,krejt papritmas!!
Fati
i tij me kenë me ministrin grek, e ai mos me u kujtue fare... Ndoshta, kjo ka
ngja dhe me personalitete europjane, po nuk e kanë kapë kamerat, tue mos dashtë
me i tregue atyne popujve se, “ku vehet ylli në rilindje”!
Koha
gjithnjë ban punen e vet... Nga balli i partizanve të luftës, zbriti në gjoks e
tash prej gjoksit... Dikujt në bark e, dikujt ma poshtë... “Rilindja” i ka
këto...Si duket ky asht ai vendi që ka ylli kuq me pesë cepa në histori!
Po
mos t’ ishte ylli i kuq në vendin e vet, a do të rrinte presidenti apo ai
kritari i Kuvendit Popullor me gojë mbyllë? E “partia” a rrin e shef séri tek
ai.., tue shetitë ylli neper trupin e kryeministrit, deri tek maska, që në
fakt: “Shqiptarët, duhet të ruhen ma shumë nga ylli i kuq se nga virusi!”
Krahasoni
sa ka vra ylli i kuq nga 1942, dhe sa po mbytë virusi në vit?!”
E
keqja ma e madhe e harresës asht ripersëritja ose “rilindja”...
Melbourne,
24 Tetor 2020.