Kulturë
Fadil Curri: Në Besianë u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsisë
E diele, 25.10.2020, 09:02 AM
DJE NË PODUJEVË-BESIAN? U MBAJT FESTIVALI KOMB?TAR I LET?RSIS?
Shkruan:
Fadil H. Curri
Dje,
në lokalet e Shoqatës "Flaka e Llapit", në Besianë u mbajt Takimi
letrar apo thënë më mirë, Festivali Kombëtar i Letërsisë, organizuar nga
Shoqata Prokult, e udhëhequr nga Fatmir Halimi, e ndihmuar edhe nga Ministria e
Kulturës Rinis dhe Sportit, e Republikës së Kosovës. Ky eveniment kulturor,
ishte një organizim, për të nderuar figurën e ndritur të Poetit të ndjerë
llapjan, Milazim Kadriu, i cili para një viti u nda nga jeta. Emocionues ishte
momenti kur djali i të ndjerit Milazim Kadriut, Perparimi i përshëndeti të
pranishmit…
Pas
tij të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës Prokult, z. Fatmir
Halimi, i cili ndër të tjera tha se; Festivali Kombëtar i Letërsisë në komunën
e Podujevës mbahet tash e nëntë vjet, pra ky është edicioni i IX dhe nëpër këto
takime letrare përgjatë gjithë këtyre viteve kanë marrë çmime letrare
shkrimtarë e poetë nga e gjithë Kosova dhe nga të gjitha trevat shqiptare si
nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi. Në këto takime letrare, sipas Fatmir
Halimit janë promovuar shkrimtarë nga të gjitha trevat tona, por edhe nga
diaspora.
Prandaj
edhe sot në kuadër të këtij takimi letrar u bë promovimi i librit, "Guri
Pikon Fjalë", i autorit dhe bashkatdhetarit nga Zvicra z. Fehmi Berisha,
ku referues të librit ishin Islam Gegaj dhe Fatmir Halimi.
Poezit
e tyre i deklamuan shumë poetë-poete të mrekullueshëm, që u paraqitën me
poezitë e tyre si: Znj. Albina Idrizi, z. Dibran Fylli, z. Shaban Pllana, znj.
Nora Lokaj, znj. Ymrije Beqiri, z. Ahmet Pllana, z. Hamit Majkovci, z. Fadil H.
Curri, z. Zymer Haliti, znj. Mevlyde Mezini Saraqi, z. Rrahim Sadiku, znj.
Majlinda Kovaçi, z. Fatmir Halimi, etj. Pas mbarimit të deklamimit të poezive
nga pjesëmarrësit e orës letrare, kishte edhe disa pika muzikore të bukura.
Juria
në përbërje Mevlyde Mezini Saraqi, Prof, z. Fetah Sheholli dhe krijuesi z.Ahmet
Pllana kishin vendosur t’i ndajnë tri çmime letrare, si vijonë:
1).Vendi
i parë iu nda poetit z.Bislim Aliu.
2).Vendi
i dytë poetes znj. Albina Idrizit.
3).Vendi
i tretë për poetes znj. Majlindë Kovaçit.
Vërtet
ishte kënaqësi e veçantë dhe një vlerë e madhe dhe e posaçme e këtyre Takimeve
Letrare të Festivalit Kombëtar të Letërsisë pjesëmarrja edhe e vetë
ish-Kryetares së LSHK-së, ish –deputetes së Parlamentit të Kosovës,
intelektuales, dhe veprimtares së madhe të çështjes kombëtare, znj. Flora
Brovina.
Moderatori
i nderuar z. Abdullah Blakqori, shkëlqeu në moderim.
Ky
eveniment kulturor përfundojë me një koktej rasti…
24/10/2020