| E shtune, 24.10.2020, 06:57 PM |
MEDIAT SHQIPE DHE ERDOGANI
Nga
Xhemal Ahmeti
Lajmet
kryesore mbi Turqinë në 24 orët e fundit në gjuhët: anglishte, frengjishte,
gjermanishte, spanjolle, hollandeze, italishte, polake, ruse dhe gjitha tjerat:
1.
Turqia teston raketat ruse BE, NATO dhe tjerët paralajmërojnë masa të rrepta.
2.
Mbyllen ambasadat amerikane në Turqi për shkak të paralajmërimit se do sulmohen
nga grupet terroriste.
3.
Turqia rekruton mercenarë sirian dhe i dërgon në luftë në Libi e gjithandej.
(...)
Fotot 1-6, 8, 9
Lajmet
në mediat shqipe 24 orëve të fundit:
1.
Mediat greke ë shqetësuara psi Turqia i shiti pushkët antidron Shqipërisë.
2.
Ja sa banorë ka Turqia
3.
Një terrorist i PKK i dorëzohet forcave të sigurisë.
4.
Kosova importon një pikë nga Turqia.
(...)
Foto 7
Konstatimi:
Është
e qartë se Rusia nuk informon per sulmet e mundshme ndaj ambasadave amerikane,
por ajo tregon krenueshëm për aleancën me Erdoganin. Po shqipet çka bëjnë?
Mediat në gjuhën shqipe rreth Turqisë informojnë opinionin njëjtë si gazetat
zyrtare të pushtetit atje. (Shih terroristi i PKK). Ose kur s'kanë çka - u
tregojnë atyre sa banorë ka Turqia ose u lëshojnë seriale. Pse? Pse ato nuk
informojnë për raketat ruse dhe reagimin e perëndimit, takimin me Moskën për konfliktet
në Libi dhe Karabag dhe tjerat? Pse ato nuk informojnë se shumica e vende arabe
gjenden në bojkotim të mallrave turke (ndoshta nuk kuptojnë gjuhët, prandaj
edhe nuk i plasuam këtu). A mundesh me qenë si media pro Erdoganit pa qenë edhe
supporter u Rusisë dhe Serbisë? Këtë duhet ta mendojnë redaksitë mirë ose le
t'i pranojmë pra kështu siç janê duke mos i lexuar - ngase bejn propagandë pêr
një tiran, ne vendin e të cilit gjitha elitat dergjen burgjeve, nuk u njihet
popujve e drejta në identitet e tjera ...