E enjte, 26.12.2024, 01:05 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Tolerancën fetare po e shprishin hoxhallarët dhe kreu i Bashkësisë Islame

E marte, 20.10.2020, 08:09 PM


Tolerancën fetare po e shprishin hoxhallarët dhe kreu i Bashkësisë Islame

Shkruan: Gani Mehmetaj

"Kisha përshtypjen se ka tolerancë fetare në Kosovë", ma tha Piro, miku im nga Tirana me te cilin njiheshim dyzetë vjet. "Kur dëgjoj e lexoj tash me habitë", vazhdoi ai. Miku im kishte qenë për herë të parë me 1980 në Prishtinë. Pas  çlirimit erdhi shumë herë, pra i njihte raportet të ne si asnjë tjetër.

"Ka tolerancë fetare edhe tash", iu përgjigja. "Por janë grupet agresive islamike, të paguara nga Turqia dhe shoqatat e dyshimta që nxisin urrejtje fetare, që e kultivojnë mosdurimin ndërfetar. Kryesisht janë hoxhallarët ata që predikojnë nëpër xhami kundër shqiptarëve të krishterë, kundër shqiptarëve jo fetarë, kundër SHBA-s dhe Evropës Perëndimore, kundër vlerave qytetëruese që u takojmë edhe ne. Hoxhallarët këtë punë kanë bërë njëzetë vjet rresht, ndërsa në Dardani i kishim dyzetë mijë trupa të NATO-s që na çliruan. Këta hoxhallarë kurrë nuk folën kundër kriminelit Milosheviq, a kundër ushtrisë serbe që vrau mijëra shqiptarë të Dardanisë Këta hoxhallarë, shumica me biografi të dyshimtë (spiun të UDB-së jugosllave e të Serbisë) bëjnë propagandë agresive e të frikshme në xhami, nëpër rrjete sociale, portale fetare, kultivojnë urrejtje të tillë sa që kudo në botën e qytetëruar, ku ka shtet do ti fusnin në burg. Dhe kurrë më s'do t'i lejonin të predikojnë. Ka qindra dëshmi ku ata kultivojnë urrejtjen kundër të krishterëve e jo myslimanëve nëpër rrjetet sociale, video xhirime që i kanë bërë ata vet, ku fyejnë çdo personalitet me peshë historike për shqiptarët, ndërhyjnë në jetën civile me reagime anti qytetëruese, ndërsa shteti i ka toleruar, gati-gati ua ka shkelur syrin".

Derisa unë përpiqesha ta bindja mikun tim se pjesa dërmuese e shqiptarëve të Dardanisë janë tolerantë, ai me ndërhyri me vërejtjen tjetër: "Po gjithë këta shqiptarë që shkuan në ISIS?"

"Ata nuk shkuan në Isis për islamin, as për Damaskun (Shamin, sikurse e quajnë hoxhallarët tonë me mendësi të mesjetës arabe), ata shkuan sepse u dhanë para, i paguan, i blenë si skllavin dikur, i rekrutuan vrasës me pagesë. Fatkeqësia e tyre ishte se ata shqiptarë të rekrutuar për të vrarë ishin të varfër, të paarsimuar, të deshpëruar, kishin humbur çdo gjë, ishin jashtë rrjedhave të kohës, në rrathet e fundi të mjerimit, ku i solli shoqëria jonë. Për pak para u vranë në Siri dhe Irak apo vranë burra e gra në Siri, Kurdistan e Irak. Pra, u bënë vrasës nga varfëria dhe nga mosdija. Shteti nuk tregoi kujdes ndaj tyre, por për t'i hequr qafe lejoi që shoqatat e dyshimta me hoxhallarë t'i bëjnë mish për top. Ata nuk luftuan për atdheun e tyre kundër pushtuesit serb, por luftuan për "atdheun" e ISIS-it".

Raportet gjyqësore e të medieve rrëfejnë se si ata që niseshin në "luftën e shenjtë" , pjesën më të madhe të parave që ua jepnin i lënin në shtëpi, ndërsa shkonin me premtimin e hoxhallarëve rekrutues së prapë do të marrin para. Por ata u vranë e para nuk morën. Ata që i morën gratë me veti, kur u vranë burrat, gratë ua morën komandantët arabë, i bënë skllave seksi, i çnjerëzuan, fëmijët ua shpërndanin nëpër kampe të ndryshme, ndërsa i rekrutojnë për luftëra të reja fetarer. Gratë jo rrallë ua kanë përdhunuar kundërshtarët e sektit tjetër myslimanë. Ky ishte fati i të rekrutuarve shqiptarë nga Dardania e nga Shqipëria për "tokën e shenjtë të Shamit", sikurse u thoshin hoxhallarët.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora