Mendime
Aurel Dasareti: Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura
E hene, 19.10.2020, 08:07 PM
Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura
Nga Aurel
Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se
skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, pasi kanë vendosur të jenë spektatorë të jetës, nuk duhet të habiten që
ajo që shohin është teatër.
***
Prandaj, në vend që të ngrihen, protestojnë, vazhdojnë të
zvarriten, përulen, shiten për një thes miell. E kuptoj varfërinë, por ai thes
mielli është vetëm një gëzim jetëshkurtër, fals. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se gëzimi i rremë.
Kushdo që ka qenë i dehur nga
pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë
kurrë nga ai vullnetarisht.
***
Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që
shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë
të bëhesh burrë.
Të qenët në një gjendje të papërcaktuar, me dy mendje,
është e tmerrshme. Meraklitë që shqetësohen më shumë për rënien e mirëqenies së
serbëve sesa për veten, janë shqiptarët. Por, për një zemër atdhetare të
pamposhtur dhe krenare nuk ka rrugë të mesme.
Shqiptar, mos vajto partinë “tënde” dhe insektet e
kalbura që kanë shpallur vetveten politikë-bërës. Por fillo të mendosh, të
gërryhesh e të brengosesh për mirëqenien dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Mos
lejo që insektet t`ia dhurojnë pushtuesve edhe atë pak tokë arbërore që të ka
mbetur. Në shpirtin e tyre nuk gjendet atdhedashuria, siç ua thonë iluzionet e
juaja, por krimbi. Prandaj aty duhet ta kërkosh.
Të jetosh nën atë
sistem të kapur nuk është lehtë. Shqiptarët, për shumë arsye, vazhdojnë
të bëjnë veprime joracionale që ua imponon ekzistenca, në vazhdimësi i zgjedhin
dështakët e këtyre 20-30 viteve. Kjo ndarje e pakuptimtë nga logjika, përbën
ndjenjën e absurditetit, marrëzinë që është tërësisht në kundërshtim me arsyen
e mendjes së shëndosh.
Të gjitha veprat
dhe mendimet e mëdha
kanë një bazë burimore apo fillim
të thjeshtë. Veprat e mëdha shpesh mund të lindin në një çajtore, njëlloj
ndodhë edhe me absurditetin.
***
Insektet e kalbura nënshkruajnë
gjithçka që pushtuesi kërkon, edhe atë jo vetëm për shkakun se janë tradhtarë,
të korruptuar, hajna, servil, por edhe të pagdhendur si duhet, u mungon
trimëria , burrëria, dituria elementare që të maten me ato të pushtuesve.
Prandaj okupatorët nuk ndalen së kërkuari lëshime, derisa t`ju asgjësojnë
plotësisht si vend dhe komb. Gjatë “marrëveshjeve” të pafund me kolonizatorët,
të dy palët ulen në anë të kundërta të tavolinës, në karrige druri, ndërkaq
ndërmjetësuesit (historikisht dashakeq të njëanshëm) vazhdimisht anojnë
nga pala e më të fortit (e të përkëdhelurve të tyre) përveç tjerash edhe
për faktin se këta “përfaqësuesit” tanë i konsiderojnë: “Është ulur
druri në dru!”
Por, nuk është faji i “ndërmjetësuesve” të tipit Mr. Bean
që shqiptarët sundohen nga servilët, që vetëm u bëjnë lajka më të fuqishmëve
për të pasur përfitime vetjake.
***
Klounët në politikën shqiptare. Ju
nuk jeni as fisnik e as kalorës të vërtetë siç u vlerëson ndonjë
pseudo-intelektual, por kuaj, thënë më mirë, pela, prandaj edhe çështjen
kombëtare e çoni “përpara” me hap pele, njashtu siç u ka urdhëruar pushtuesi.
Dhe, është faji i popullit që ka zgjedhur të udhëheqin vendin insektet e
kalbura që përveç ligësisë së bashkëlindur, janë të dobët dhe paaftë.
Kur një djalë i pa muskuj, zgjedh të
bëhet peshëngritës, familjarët e tij, dhe as
vendi nuk mund të presin që ai të fitojë dhe të sjellë ndonjë medalje në
Lojërat Olimpike të financuara nga Rusia. Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur
nëse gjatë “garave” djalit të tyre (gjoja se përfaqësuesit të vendit) nuk i
janë thyer unazat e boshtit kurrizor apo
qafa. Harrojeni medaljen.
***
Janë të paaftë dhe të papërshtatshëm.
Një tragjedi dhe
skandal i plotë, kombëtar. I gjithë aparati shtetëror shqiptar, në shtetin amë
Shqipëri, Kosovë, FYROM (...) si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë
kombëtar, ka rezultuar i paaftë, nën "udhëheqjen" e insekteve të
kalbura.
Shqipëria, Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nën
okupim, për momentin, kanë nevojë për një udhëheqje të fortë patriotike, si në
disa ish blloqe lindore (Vishegrad). Jo domosdoshmërish e njëjta politikë, por
që në çdo rast funksionon ekskluzivisht për shqiptarët. Trojet arbërore duhet
të qeverisen nga njerëz të pafajshëm që duan më të mirën për Shqipërinë dhe jo
nga njerëz që duan prosperitet për veten e tyre.
Detyrat e
presidentit apo kryeministrit përfshijnë ruajtjen e Kushtetutës dhe mbrojtjen e
çdo qytetari të vetëm. Asnjë shqiptar nuk mund ta rregullojë vendin i vetëm,
madje as një president e kryeministër. Ai gjithashtu kërkon qytetarë të
informuar dhe ndriçuar nga mendja.
***
Insektet e paafta,
të pamoralshëm e të pakarakter, me mungesë të rregullave ligjore, me prejardhje
të diskutueshme etnike, pa ndjenja kombëtare, servil të pushtuesve dhe
dashakeqëve të huaj, të korruptuar e pa integritet, nuk mund ta mbrojnë
sovranitetin dhe integritetin e vendit të cilin e “qeverisin” (sundojnë):
Paprekshmërinë, tërësinë tokësore (të pandarë) që për asnjë çmim - asnjë
milimetër i saj nuk guxon t`i dhurohet armikut të përjetshëm.
***
Assesi jo minishengeni në Shqipëri dhe asociacioni
(republika serbe) në Dardani, edhe sikur ta kërkojnë 100 BE-ja. Ruani sovranitetin
dhe integritetin e vendit si sytë e ballit. Lëshimet që i bëhen
okupatorëve, nuk e çon Kosovën (dhe Shqipërinë) përpara, vetëm e mban pezull, i
hap rrugë synimeve të reja.
Gjithçka është e përkohshme, edhe BE-ja pra, që sidomos
për shkak të globalizimit është në rrugën më të mirë të shpërndahet, mos sot
atëherë nesër, ndërkaq pas kësaj në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, përgjithmonë
mbetet Serbia, Greqia, Rusia, pse jo edhe Bullgaria. Për këtë duhet të mbushemi
me mend nga historia.
Përsëritja e përjetshme e një gabimi
është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme
dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma. Dhe, jo histori alternative, jo
bajga të sajuara.
***
Përveç shtetit amë, edhe Kosova nuk
është shtet ligjorë, sepse prej ditës së parë të pavarësisë, është e kapur nga
klanet kriminale, ashtu që çdo marrëveshje e fshehtë me fqinjët pushtues, që
është dëmshme për vendin, në një shtet ligjorë do të shpalleshe e pavlefshme,
ndërsa fajtorët do t`u arrestoheshin menjëherë, të akuzuar për krime të rënda:
Tradhti ndaj Vendit.
Për këtë çështje madhore aktuale, ku
rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, duhet të angazhohen avokatët
e mirëfilltë të vendit dhe të huaj, patjetër. Ndërkaq, mediat kombëtare (ato të
pakta që i kemi) duhet të bashkëpunojnë midis tyre që të mos u japin asnjë
terren propagandues kalemxhinjve gjysmë-analfabet dhe antikombëtar, edhe sikur
të postonin 100 foto të vetat nën çdo shkarravinë që e qëndisin, sepse e
çorientojnë dhe hutojnë opinionin i cili nuk di pastaj kujt t`i besoj. Media
duhet të kthjellohet, zgjohet, informoj, paralajmëroj, alarmoj, drejtoj, sulmoj
sa s`është bërë tepër vonë.
Mungesa e një shteti
të mirëqenies intensifikon tensionet shoqërore dhe konfliktet. Për më tepër,
jo-kultura e mediave dhe politika e individualizuar e bëjnë fokusin personal
intensiv. Krijon një qëndrim: të “vrasësh” ose të “vritesh”, ku çdo grua dhe
çdo burrë është për vete.
Media është
bërë shumë e fragmentuar dhe njerëzit lexojnë ato gazeta-portale dhe ndjekin
ato kanale televizive që u tregojnë atyre çfarë duan të dëgjojnë. Kjo çon në
përforcimin e mendimeve dhe qëndrimeve, në të njëjtën kohë kur ato nuk
diskutohen dhe nuancohen.
***
“Marrëveshjet” kanë qenë të
paligjshme, prandaj zyrtarisht duhet të zhvlerësohen.
Zhvlerësojini si të pavlefshme (vdekjeprurëse
për kombin dhe vendin) marrëveshjet e paligjshme, të nënshkruara qysh përpara
shumë vitesh nga mburraveci modern i shtetit të ri, dhe sllavi i jugut kërma,
pa njoftuar popullin se çka nënshkruhet: Paqetat e rënda të Ahtisaarit dhe Gjashtë
pikë-çuditëset e Ban Kimunit, që duhet t`u rikthehen shpikësve, le t`i
zbatojnë në vendet e veta. Dhe, asnjë kloun i huaj, qoftë ai edhe i autorizuar
nga BE-ja jo korrekte, nuk mund të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës shqiptare, në
dobi të sivëllezërve të tij serb.
Në shtetet demokratike, edhe Gjykatësi përjashtohet
nga gjykimi i ndonjë çështjeje për shkaqe afërsie me njërën nga palët.
Skualifikimi (pavlefshmëria), do
të thotë që një person nuk mund të marrë një vendim në një çështje, ose të
marrë pjesë në hetimin ose vlerësimin e tij, për shkak të lidhjes së tij me
çështjen ose personat që mund të preken nga vendimi që do të merret. Shkelja e
rregullave për paaftësinë, si rregull i përgjithshëm, do të çojë në rezultatin
që vendimi përkatës, aktgjykimi ose vendimi bëhet i pavlefshëm.
***
PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi
shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas
rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe
Vendin.