Mendime
Dukagjin Hata: Latif Miha, biznesmeni në shtigjet e përvojës dhe guximit njerëzor
E diele, 18.10.2020, 11:13 AM
Latif Miha, biznesmeni në shtigjet e përvojës dhe guximit njerëzor…
“E
pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve”
- Napoleon Bonapardi
Nga
Dukagjin HATA
Shpejtësia
marramendëse me të cilën u hap shoqëria shqiptare, nga izolimi sindromik, tek
hapësirat e pamata të lirisë së zgjedhjes së alternativës më të mirë për jetën
tënde, të bën të meditosh për atë hap gjigand, hap vite-dritë do ta quaja, që
duket se kapërcen kohë dhe epoka të tëra.
Njerëz
të zakonshëm, dhuntitë e të cilëve “flinin” nën siglën e retushuar të
barazitizmit sa për sa e faqe, shpërthyen dhe dolën në start, duke e shtyrë
vetë kohën përpara, në hapësira të reja të ëndrrës.
Latif
Miha është njëri prej tyre, një biznesmen ndërtimi, që me punë e përkushtim, ia
doli të ndërtonte diçka të tijën, të cilës i dha frymë me ëndrrat dhe pasionin
e tij, duke u përballur me vështirësi të panumërta, që jo vetëm nuk e
dekurajuan për asnjë çast, por e bënë më të fortë dhe më këmbëngulës në
realizimin e projeksionit të tij.
Ndoshta
i është kujtuar ajo thënia epistolare e Napoleon Bonapardit: “E pamundur është
një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve” dhe ka guxuar e guximi e
ka çuar në shtigjet e suksesit…
Latif
Miha, e nisi nga pika zero, mes sfidave dhe vështirësive të panumërta, për të
arritur me djersë e përkushtim, me dhuntinë e dashurisë për punën dhe njerëzit,
në kuota të lakmuara të një sipërmarrje, që flet shumë.
Më
së pari, flet për mundësitë që të ofron një shoqëri e bazuar tek fjala e lirë
dhe tregu i lirë, për të shfaqur anët më të mira të vetvetes…
Ky
dibran fisnik, bir i Qafë Murrës së hijeshive të befta, që shkojnë deri në
magjijime poetike, ka shumë për të rrëfyer rreth rrugëtimit të tij të vështirë,
por fjala nuk është arma e tij më e fortë; modestia, kjo dhunti e njerëzve me
mend, e shtyn më shumë se drejt fjalës, drejt veprimit, pasi një veprim në
mënyrën e duhur, në kohën dhe vendin e duhur, flet me shumë se mijëra e mijëra
fjalë të bukura…
Që
kur iku nga fshati i tij, në ndjekje të rrugëve të dijes, në auditore si
student i inxhinierisë gjeologjike, në jetën e Latifit kanë rrjedhë shumë ujëra
dhe zemberku i kohës ka ecur me ritëm nxitimi drejt shtigjeve të shpirtit
kërkimtar. Ai ka ndjekur pas me intuitë thirrjen e shpirtit, duke iu përgjigjur
pasionit më të thellë, atij të kërkimit gjeologjik. Gjeologjia ishte më shumë
se pasion për këtë ëndërrimtar kurajoz, që kishte vënë shpirtin dhe mendjen e
tij në shërbim të këtij profesioni sa të bukur aq dhe të vështirë. Me
gjeologjinë e lidhte shumëçka dhe e ndoqi gjer në fund pasionin e tij, atje në
ndërmarrjen gjeologjike të Bulqizës, ku kaloi pjesën më të mirë të rinisë.
Gjithçka e kreu me përkushtim e dashuri, investoi dije dhe angazhim në kuota të
epërme dhe korri si fryt dashurinë e atyre që e rrethonin në përditshmëri,
kryesisht të punëtorëve, që shikonin tek inxhinieri i ri modelin e një
intelektuali, tek i cili shkrihej në një njeriu i mirë dhe profesionisti i
zoti.
Por
vitet ikën, në shtigjet e kohës nisën të frynin erëra të reja, që do t’i jepnin
një drejtim tjetër jetës së secilit prej nesh dhe gjithë shoqërisë shqiptare, e
cila po përjetonte prag-zgjimin nga një ëndërr e gjatë, shkundëse dhe
zhgënjyese…
Tranzicioni
nisi me ritme ku përziheheshin kaosi me konkurencën e lirë dhe ku jo çdo ujë që
rridhte shkonte në mullirin e meritokracisë, përkundrazi, për fat të keq, ajo
ishte e fundit që listohej në listën e vlerave që kërkohen nga dikush, për të
qenë diku dhe për të tundur këmbonën e pushtetit! Në këto vorbulla të trazuara,
aty nga viti 1993, me “rrudhjen” e ndërmarrjes gjeologjike, Latifi mbetet pa
punë dhe do t’i duhej që për rreth dy vjet të punonte në sektorin e
grumbullim–shpërndarjes Shupenzë, një punë jashtë profilit dhe formimit të tij,
por të cilën e kreu me korrektesë, për të siguruar mbijetesën e vështirë të
atyre viteve.
Ëndrra
gjeologjike qe ndëprerë dhe minierat, që vetëm para pak vitesh gëlonin nga
ritmet frenetike të punës dhe prodhimit, tanimë qenë kthyer në diçka atavike,
“të lodhura” e të pa shpirt. Pa atë sharmin e kohës kur “kromi çante
bllokadën”, tashmë minierat, të lodhura dhe të keqpërdorura nga “të fortët”, po
përjetonin prag-agoninë e trishtë, të një kohe të pa kohë. Gjithë ky ankth dhe
stanjacion i rëndonte në shpirt Latifit, këtij gjeologu që ia kishte falur
dhuntinë e të dashuruarit thesareve të nëntokës dhe tani, në rrethanat e këtij
kaosi, ndjente peshën e trishtë të udhëkryqit, si shumë profesionistë dhe
intelektualë të tjerë.
Në
Tiranë, ku u vendos përfundimisht, dalagadalë u projektua një ide dhe mori
rrugë një lëvizje, e cila me kohë u kthye në një realitet të prekshëm, ku do të
sendërtohej gjithë vëmendja dhe përkushtimi i tij, në kërkim të mundësive të
tij dhe vetvetes…
Në
vitin 1995, në kërkim të shtigjeve të reja që mundësonte shoqëria e hapur
shqiptare, për t’u përfshirë në sfidat e ekonomisë së tregut të lirë, themelon
kompaninë “Andi konstruksion shpk”, me objekt veprimtarinë në fushën e
ndërtimit, si një nga fushat më prioritare të zhvillimit ekonomik, sidomos në
vitet e para të hapjes së madhe, kur nevoja e popullatës për ambiente banimi
dhe biznesi të gjithëfarshëm ishte në kuota të epërme.
Pasioni
për punën, përkushtimi dhe përgjegjësia, të qenit në krye të punëve, me
vullnetin e mirë për t’i prekur gjërat me dorë, nga marrja e specialistëve të
aftë e me pasion për profesionin e tyre gjer tek fjala e ngrohtë që prek telat
e shpirtit njerëzor, bënë që Latifi shumë shpejt të kapte dhe tejkalonte ritmet
e kohës në këtë sektor kaq të vështirë e delikat, duke e kthyer “Andi
konstruksion shpk” në një kompani të kërkueshme nga klientët, të cilëve ajo iu
shërbente me operativitet, me korrektesë dhe transparencë.
Dihet
ashpërsia e kapitalizmit, por ndryshe nga shumë biznesmenë, që konkurencën e
trajtojnë si një mënyrë për t’ia ngecur tjetrit dhe për të fituar vetë, Latif
Miha e trajton atë si një konkurim të cilësisë së punës, shërbimit dhe aseteve.
Në
fund të fundit, a nuk është në thelb kapitalizmi një konkurim vlerash, që e çon
gjithmonë në projeksione dhe shtigje të reja përvojën dhe guximin njerëzor?!
Kënaqësia
e tij buron nga kënaqësia që iu dhuron klinetëve, cilësia e ofruar. Këtë frymë
përcjell dhe stafi që punon për “Andi konstruksion shpk”, personeli
inxhiniero-teknik dhe administrativ, që ndjekin tempin e kërkesave dhe
impenjimit të tij.
Këmbëngulja
tek cilësia e produktit të ofruar, qoftë edhe duke ngrënë diçka në “kandarin e
fitimit”, ka bërë që “Andi konstruksion shpk” të jetë një kompani mjaft e
kërkuar në tregun gjigand të ndërtimit, duke ofruar ambiente banimi dhe biznesi
të një cilësie të lartë dhe me të gjithë parametrat e modernitetit bashkëkohor.
Të
jeshë i ndershëm me vetveten dhe pastaj me të tjerët, kjo është filozofia e
Latif Mihes, këtij njeriu që më shumë se sa flet mendon, më shumë se sa ecën
vrapon, që të ndjekë ritmet e kësaj kohe të vrullshme.
Ai
e ka mbartur Qafë Murrën e dashur me vete, si një gur sizifian, jo vetëm për
shkak se vendlindja i mungon dhe për të ndihet i përmalluar, por dhe për shkak
se kudo e rrethojnë bashkëfshatarët e tij, dibranët, njerëzit e letrave,
gazetarët, shkrimtarët, me të cilët mban lidhje dhe kjo e bën të ndihet mirë…
Jo
vetëm në komunitetin dibran, por dhe në komunitete të tjera, ku pikat e
kontaktit me këtë biznesmen janë nga më të ndryshmet, për Latif Mihen të flasin
me respket e konsideratë, me dashuri e mirënjohje. I thjeshtë, i sjellshëm, i
ngrohtë, i çiltër në komunikim, me intelekt natyral dhe formim të plotë si
inxhinier, ai të bën për vete për modestinë dhe prakticitetin, me gadishmërinë
për ta dëgjuar tjetrin dhe për të qenë pranë njerëzve në nevojë.
Për
njerëz si Latif Miha mund të shkruash shumë, por këto rreshta mjaftojnë për të
ravijëzuar, qoftë dhe kalimthi, një portret biznesmeni dhe intelektuali të formuar,
që kërkon t’i ngjajë kohës në aureolën e saj më të ndritshme, në mundësitë që
ajo të ofron në përzgjedhjen e ëndrrave, rrugëve dhe devizave, që të shoqërojnë
në jetë…