Mendime
Xhafer Leci: Lufta për minierat e Trepçës dhe roli i Presidenti Rugova
E diele, 18.10.2020, 12:23 PM
Lufta për minierat e Trepçës dhe roli i Presidenti Rugova
Nga
Xhafer Leci
Në
Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, shqip ( Santis-Bota e akullit), Zvira në
trezorët e arkivave të veta, ruan llojet e gurëve të Trepçës.
Lufta
e diplomacisë polike serbe, në tavolinat ndërkombëtare për bisedime nuk ka të
ndalur, për ricoptimin e Kosovës!
Kur
Presidenti Dr. I. Rugova u ndante-dhuronte burrështetasëve të Botës gurë te
minierave të Trepçes, për tu treguar atyre, në heshtje, se Kosova është
pushtuar nga Serbia, me ndihmën e Rusisë, në Kongresin e Berlinit me 1878. Dhe
kjo është bërë, pikërisht, për pasuritë e Trepçes dhe shumë minierave tjera, në
territorin e Kosovës.
Edhe
tani, më 1998-1999 po luftohet, për të njëjtat pasuri dhe jo pse Kosovën
serbët, rrejshëm, e quajnë “djep i Serbisë “!
Shikoni
në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së
Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije,
se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund t`ua shlyejmë, sadopak,
borxhin, për të mirat që keni bërë ju për neve.
Por,
jo t`ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i
kalojnë edhe kufijtë e Kosovës, si dhe Liqeni artificial Ujmani, ose i
Gazivodës, siç e quajnë serbët.
Pasuritë
e minierave të Trepçës së Mitrovicës, sipas ekspertëve të huaj dhe vendorë,si
bie fjala Akademiku Apollon Baçe:
Llogariten mbi 500 miliardë dollarëshe.
Disa
politikanë e ushtarakë të vetëshpallur dhe fare të papjekur, në fushën e
dipomacisë, para, gjatë, dhe pas luftës 1998-1999, talleshin se si Presidenti
Rugova po shpërndante guraleca diplomatëve të huaj!
Këtu
mund të shihni disa lloje të gurëve të Trepçes, të cilët ruhen në trezorët,
thesarët e arkivave Zvicërane.
Ky
vend është vizituar nga vëllai im Shukri Leci dhe, kushëriri Bajram I. Leci.
Fotografitë mi dërgoj vëllai im Shukriu.
Në
Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, (shqip: Santis-Bota e Akullit)
RRUGA
Lartësia
e stacionit të luginës (platformës) 1350.50 m
Lartësia
e stacionit malor (platformës) 2472.98 m
Lartësia
e majës së malit 2502 m
Diferenca
në lartësinë 1122.48 m
Pjerrësia
mesatare 55.87%
Pjerrësia
më e madhe 90.44%.