| E merkure, 14.10.2020, 07:06 PM |
Kisha
e Mërisë Lurë, ndërtuar nga biznesmeni
Dod Doçi
“Fluturoni,
po kthehuni në vendlindje” - Papa Françesku
Dod Doçi, biznemeni
model i shpalimit të vlerave, në dobi të Lurës së tij…
Nga
Dukagjin Hata - Gazetar, shkrimtar,
analist
Çdo njeri ka
një “Eden” drejt të cilit kthehet gjithmonë, qoftë fizikisht, qoftë me kujtime
dhe ëndrra, e më rrallë, në rastet më fatlume, me vepra bamirësie që rrezatojnë
në kohë për sot e për nesër. Kështu rrezaton dhe vepra e biznesmenit të njohur
lurian Dod Llesh Doçi, ndërtimi me fonde të tij i Kishës së Lurës, si një dhuratë për komunitetin e zonës. Biri lurian, që ka bërë aq shumë
për bashkëqytetarët e tij, iu bind zëri të të parëve, besimit të tij, respektit
dhe dinjitteit njerëzor që e karakterziojnë në vlerësimin e të gjithë atyre që
e rrethojnë dhe veçmas kur është fjala për lurianët e tij të degëve dhe
rrënjëve të përbashkëta, të genit të mençurisë dhe urtësisë luriane.
Lura, kjo trevë me një bukuri që shkon drejt hyjnores, me
banorë që ecin në jetë me Karararet e Dheut të të parëve, me një bashkëjetesë
fetare model dhe për pjesën më të qytetëruar të botës, ka disa vite që ka
kishën e saj, në përurimin e së cilës u mblodhën të gjithë banorët pa dallim
besimi, në një ngjarje që, sipas tyre, pritet të ndikojë dhe realisht po ndikon
edhe në zhvillimin e zonës dhe të turizmit.
Kjo akt madhor, mbart brenda vetes thirrjen e gjakut dhe
të vetëdijes religjioze, adresimin e një pasioni të heshtur, të mbajtur brenda
vetes, të biznesmenit të pëkushtuar e human, pasion i cili u zgjua dhe mori
rrugë në kohën dhe vendin e duhur, për njerëzit e duhur, nxitur nga vizita e
Papa Françeksut në Shqipëri, ku Dodë Doçi ishte ndër njerëzit e përzgjedhur të
pritjes madhështore, që Tirana zyrtare i rezervoi Atit të Shenjtë.
Duke ringritur nga rrënojat këtë kishë të lumnueme, Dod
Doçi iu dha shpirtin e tij në dorë banorëve lurianë, katolikë e myslimanë, duke
ngjallur në këtë vend të bekuar nga Zoti, por të braktisur nga përkujdesja e
duhur shtetërore, shpresë e kurajë për të ndryshuar. Duke i falur vendlindjes
së tij këtë vepër hyjnore, ai iu fali lurianëve mirësinë e tij, shpirtin e etur
për dashurinë e parrëfyer të trojeve të gjysh-stërgjyshërve. Lura, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për
një model, e ka gjetur atë më së miri tek biri i saj i dhembshur, i cili në
krye të firmës së tij “Lura Group”, është kthyer në një dorë ledhatuese mbi
ballin e djersitur të Lurës, që ka aq shumë halle e brenga, por me një histori
të denjë e të bukurkrahasueshme me sagat më epike dhe qëndrestare të eposeve të
vjetra e të reja në histori.
Sigurisht që për Dod Doçin, njeriun e punëve të mira, të
nderave dhe respektit pa kushte, për Lurën e lurianët, kyemirësia dhe kryendera
e bëmave të tij humane është kisha Shën Mëria e Lurës, ku përveç shpenzimeve të
shumta që do të lypte një ndërmarrje e tillë, do të kishte dhe kapërcimin e
shumë pengasave dhe shumë andrrallave burokratike, gjersa mundësoi që kjo vepër
hyjnore në një tokë të bekuar njerëzore, të lartësohej dhe të bëhej pjesë e
identitetit të vjetër dhe të ri lurian.
Dodë Doçi, në këtë rrugëtim mbresëlënës shpirtëror, do të
udhëhiqej nga thnëia epistolare e Papa Françeskut, gjatë vizitës historike në
Shqipëri: "Kurdoherë ju do të vini e me respekt, me nder, do të mendoni
për Zotin e ai do t’ju dëgjojë. Mund të jeni katolikë, mund të jeni muslimanë.
Zoti është i njëjtë për të gjithë. Ne jemi tryeza e tij. Shikoni rrotull nesh.
E themeluar mbi Marinë, nënë e Krishtit, që vazhdon të jetë kishë e gjallë
nëpërmjet Nënës Tereze, Klementit të tetë, nëpërmjet Papa Françeskut, nëpërmjet
nesh."
"Ishte një thirrje e të parëve
tanë, që i kemi këtu në këto varre, që të rindërtojmë këtë kishë. Ndoshta për
këtë u bë nxitje edhe Papa Françesku, me mesazhin e tij që fluturoni, fluturoni
po kthehuni në vendlindje. Këtë e kanë bërë shumë përsonalitete të kombit tone.
E ka bërë Skenderbeu, e ka bërë Papa Klementi, i cili bëri Kuvendin e Arbërit,
e ka bërë Nënë Tereza, e cila kur morri çmimin Nobel tha aty se ishte
shqiptare. Ne kemi detyrimin që të kthehemi në vendin tonë, ta ndërtojmë vendin
tonë.", do të shprehej Dod Doçi ditën e ceremonisë së
përurimit të Kishës së Shën Mërisë në Lurë. (Citimi i mësipërm është marrë nga
“Zëri Amerikës”, data 6 tetor 2014).
Është koha që më në fund njerëzit me vizion dhe kurajë,
por dhe mundësi, qofshin financiare, qofshin intelektuale e krijuese, të
kthejnë sytë nga vendlindja, nga “Edeni”, të japin me bujari çfarë kanë më të
mirë në veten e tyre, që ta bëjnë më të drejtë e më jetueshme këtë jetë, siç
bën Dod Doçi, biznesmeni dhe njeriu që vjen nga trashëgimie e një kullë
historike dhe me veprat e tij është kthyer në një model të shpalimit të
vlerave, në një kohë kaq të turbullt dhe kaotike që po përjetojnë shqiptarët.