E shtune, 21.12.2024, 01:57 PM (GMT)

Kulturë

Sadat Agushi: Përmbledhja me poezi: “Gëzimet tona”

E hene, 12.10.2020, 09:14 AM


Përmbledhja me poezi: “Gëzimet tona”

Shkruan Sadat Agushi

Të nderuar pjesëmarrës e dashamirë të librit,

Familjarë, miq,

Të dashur nxënës,

Mysafirë nga Republika e Kosovës

Poezia në mënyrën e vet e paraqet jetën e njeriut, botën e tij shpitërore. Ajo është gjini e letërsisë artistike, ku bota e brendshme, ndjenjat sublime, frymëzimi hyjnor shprehen përmes shkronjave, të cilat krijojnë vargje dhe këto të fundit shpalosin mendime dhe mendimet energji. Vargje të tilla ndeshim edhe në përmbledhjen me poezi “Gëzimet tona” të autores Maida Salihu.

Vështruar në aspektin artistik-letrar, poezitë e saj shquhen për optimizëm dhe gjallëri poetike. Pothuajse, nga fillimi e deri në fund, përçohen mesazhe të ndryshme, me anën e të cilave shprehet dashuria për prindërit, familjen, shoqërinë, vendlindjen, shkollën, librin, gjithësinë, natyrën etj. Gjithashtu thur vargje edhe për veten e saj dhe këto shfaqen në poezitë: Jam e lumtur, Jam e vogël, E gëzoj familjen, Jam tetëvjeçare, Do të rri urt, Dy sy, Dora ime, ku para se gjithash jepet uni lirik dhe elementet e botëkuptimit, si:

Veç me mësim

jam duke u shkolluar

mësoj e punoj

që në gara të fitoj

dashurinë që kam

për ju do ta shpalos

dora ime

nga meraku

po lulëzon

Mesazhet e poetes janë të shumta dhe ato lidhen në bazë të motiveve. Për të gjithçka është e rëndësishme. Atdheu dhe dashuria për të duhet të jetë e pakufizuar, si:

Atdheut tim,

Ia dua lirinë,

Atdheut tim,

ia dua bukurinë,

Atdheut tim

I fala gjithçka.

Në aspektin gjuhësor vërejmë përdorimin e mbiemrave cilësorë si psh: i zbukuruar, kaltëroshe, e bukur, e ëmbël, e lumtur etj. Fjalët e paraqitura në vargje kanë të bëjnë me të tashmen, të shkuarën dhe me shpresë për të ardhmen. Ndaj, aty ndeshim përdorimin e foljeve në kohën e tashme, të ardhmen dhe të kryerën e thjeshtë, kryesisht në mënyrën dëftore dhe lidhore, p.sh.: ndriçoj, shkëlqejnë, të recitoj, të shkruaj, do të festojmë, do ta kujtoj, filloi, mbuloi etj. Me të

drejtë libri poetik “Gëzimet tona” është emërtuar kështu sepse në çdo poezi shprehet ndjenja e kënaqësisë dhe haresë, gjendja e lumturisë dhe çastet e gëzueshme.

Në fund dua ta falënderoj mikun tim nga Medvegja e akademik Idriz Ajetit, shkrimtarin Rrahman Hysenin për bashkëpunimin e ngushtë jo vetëm në konkretizimin e këtij libri, por edhe shumë të tjerë, recensenten e librit, shkrimtaren Mirsada Krsniqin për kontributin e dhënë, gjithashtu edhe familjen e autores për durimin e treguar deri në botimin e librit.

Maides i urojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë letrare.

Preshevë, më 10.10.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora