Mendime
Sulejman Shabani: Adem Demaçi në kujtimet e mija
E diele, 11.10.2020, 09:14 AM
Adem Demaçi në kujtimet e mija
Nga
Sulejman Shabani
Me
Adem Demaqin jemi ''njohur'' në rrethana të jashtzakonshme për të dytë. Ishin
rrethana të jashtzakonshme sepse ai ishte në burgun e Prishitnës,ndërsa unë si
fëmijë i shkollës fillore bashk ndjeja së bashku me ta. Unë nuk i ndjeja
dhimbjet e tyre fizike,por dhimbjet e tyre shpirtnore i përjetoja thellë. Kur
është burgos Adem Demaqi në vitin 1975, kam qenë nxanës i klasës së gjashtë në
shkollën fillore''Skenderbeu''të Zarbincës. Mendoi se përveç dashuris për
familjen,për shokët,për mësuesit,jeta ime si fëmijë nuk ishte me lojëra
fëmijënore. Në ''lojën''time gjithënji përziheshin krimet e vitit 1912,krimet e
OZNës,maskara e Tivarit,masakra e vitit 1944_45 mbi Gjilanin,lufta e Shaban
Polluzhës,lufta e Desivojcës e mbi të gjitha sikur tërë familjes tonë,mbi mua
rëndonte vrasja e gjyshit tonë Syë Zarbincës prej OZNës në vitin 1947. Ishte
nji vrasje që nuk vjetrohej fare,por gjithnjë ishte e freskët,e dhimbshme dhe
përvëluese. . . Edhe në bisedat e gjata netëve të dimërit, kur nuk përmendej
fare,edhe në kangët që këndonim,edhe gjatë festave,gjithmonë ajo vrasje na
rrinte mbi supe. Hija e gjyshit tonë Sylë Zarbinca sillej pafundësisht në
shtëpinë tonë. Me njifarë mënyre bashkjetonim si në legjend,ne të gjallët me të
vrarin. Burgosja e familjarit tonë Ilmi Ramadanit në vitin 1975,që në atë kohë
ishte student i ekonomisë në Prishtinë, në familjen tonë ishte si rënja e nji
tërmeti që ti merr të gjitha, me përjashtim të jetës. Për nji moment çdo gjë u
ba e pandreqshme dhe shumë e zymt. Ilmi Ramadani ishte djali i motërs së babës
tim_Laliferes, me të cilën familje kishim nji lidhje shumë të fuqishme
emocionale. Babai u mbyll në vete dhe fytyra i mori nji ngjyrë të zezë që
shprehte pikëllim të papërshkruar. Nuk dinim asgjë konkrete për ato burgosje që
ndodhnin. Vetëm e kishim të qartë që ata që e kishin vrarë Sylë Zarbincën,ata
na godisnin përsëri. Përkundër kësaj zymtsie që e kaploi familjen
tonë,shpresonim se nji ditë do ta lironin nipin tonë nga burgu dhe ajo ditë
dëshironim që do të jetë brenda javëve ose eventualisht muaji. Nji pas dite të
vonë vjeshte, babai erdhi në shtëpi edhe ma i vrenjtur. Na tregoi se kishte
biseduar me mësuesin Ismet Shabani,që e kishim fqinj dhe i kishte treguar se në
grupin e të burgosurëve me nipin tonë si ma i vjetër ndodhej nji që quhej Adem
Demaqi. Mësuesi i kishte pas treguar se Adem Demaqi është shkrimtar dhe i
dënuar edhe ma herët për çështje politike. Sipas kësaj i kishte thanë babës''se
çështja qenka serioze dhe nuk po shpëtojkan prej dënimit''Ky lajm na e humbi
edhe atë pak shpresë që e ruanim se Ilmiu do të lirohej dhe do ti vazhdonte
studimet ku i kishte lënë. Ka mundësi që gjatë vizitave që na kishte bërë
Ilmiu
ma herët të na ketë folë për Adem Demaqin,por për habin tonë nuk e kishim pas
mbajt në kujtesë. Prej asaj nate Adem Demaqi më ka përcjell gjatë tërë jetës
sime të më vonshme. Kur i dënuan pasataj, në vitin 1976 e pata lexuar
artikullin e gazetës ''Rilindja''ku i pari ishte emri i Adem Demaqit,ku thuhej
se ishte 40vjeçar dhe me profesion'' ish student''. Kjo ''ish student'' më pat
lënë përshtypje të madhe sepse e mendoja nji burr 40vjeçar edhe ju printe
djemëve drejt lirisë edhe nën sjetull i mbante libërat për studim. Ma vonë prej
babës së Ilmiut_axhës Selk që e kishte njoft personalisht kisha mësuar ma shumë
për Adem Demaqin. Më kishte mbet gjithnjë në kujtes se mbante syze me nji
dioptri shumë të fort. Në gjimnazin ''9Mai''të Kamenicës me shoktë të cilët
kishin njohuri për Adem Demaqin dhe dënimin e tij kemi biseduar shumë herë për
te. Nuk kishte shumë që e kishin dëgjuar por ishin disa. Në vitin 1978 gjatë
vitit të dytë të gjimnazit,nji shoqe e jona i solli dy numëra të revistës''Jeta
e re''ku në dy vazhdime ishte botuar romani i Adem Demaqit''Gjarpërinjtë e
gjakut''Romanin e lexuam me nji frymë dhe në çdo rresht të tij mundoheshmi me
zbërthye ndonji të msheft që e kishte lënë të nënkuptohej. Për së afërmi Adem
Demaqin e kam takuar për herë të parë në vitin 1995, në shtëpin e Sadik Zenelit
në Heilbronn të Gjermanisë,ku ishin tubuar disa bashkatdhetar për ta dëgjuar
fjalën e tij. I vogël me trup, me syzet e tij karakteristike që i mbaja mend
nga biseda me axhën Selk dhe i rrëmbyeshëm në bised. Edhe nji rast e kam parë
me nji tubim me bashkatdhetarë në vitet e 90eta diku afër Shtutgardit. Me atë
rast u shpërnda edhe romani i tij''Mohimi i vetmohimit''Më pat bërë përshtypje
se ishte me grip dhe posa u ulë në binë i nxorri barnat dhe i piu. Në atë çast
kur e pash tu marr barna, që sigurisht ishin kundër temperaturës më shkoi nji
mendim naiv e me vete thash''edhe kolosët si Adem Demaqi''i kap gripi. . . Me
Adem Demaqin ma së shumti ''kam biseduar dhe e kam njohur për së afërmi''kur e
kam lexuar romanin e tij autobiografik''Dashuria kuantike e filanit''Nji prurje
e mirë e gjendjes së përgjithshme në Prishtinë dhe në Kosovë e atmosferës mbytëse
të pas LDB. Me ata Çetnik të konvertuar në partizan,me ato kontrolle makabre
shtëpi në shtëpi,e mbi të gjitha ato krismat kur i banin shqiptarët patare te
Togbashqja. Nji përshkrim mbresëlënës është edhe përshkrimi i Profesorëve të
Gjmnazit të Prishtinës, dhe në kujtesë do të mbetet mësuesja e tij Vezirja në
shkollën fillore gjatë LDB. Do të mëson lexuesi për hetuesin,për qelin dhe për
dilemat e nji shkrimtari të ri brenda mureve të qelis. . . Adem Demaqi nuk
është në mesin e të gjallëve,prehet dikund në varret e Prishitnës. . . Nëse
harrohet figura e tij,edhe nji qind vjet me radhë së paku ai do të jetoi nëpër
mes dy romaneve të tij''Gjarpërinjtë e gjakut''dhe ''Dashuria kuantike e
filanit''Nuk do të ketë studijues të letërsisë shqipe në Kosovë dhe historian
që nuk do të merret me ato dy romane si dëshmi e nji kohe të dhimbshme dhe
krenare. . . Unë, Adem Demaqin do ta kujtoi gjithmonë si''ish student''që pret
sa të dale pranvere me i fillue studimet ku i ka ndërprerë për letërsi
botërore. . .