Kulturë
Albert Zholi: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku
E diele, 04.10.2020, 08:13 AM
Intervistë
me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku:
-
Festa Kombëtare e Këngës, pati qëllim që të risjellë përsëri në skenë
muzikën
origjinale e tradicionale Shqiptare
-
Justina Aliaj, Liljana Kondakci, Ilir Shaqiri, Kozma Dushi ,Rakipe Karaj, Elida
Shehu sollën këngët e vjetra në një
frymë të re
-
Ishte për herë të parë që një eveniment,
filmohej nga një Dron
-Brezat
e rinjë, do të shohin realisht në këtë Festë se kush kanë qenë këngëtarët e
atij brezi që këndonin live
-
Ahengu me muzikë të huaj tallava , nuk i mban gjallë zemrat e artëdashesit
-
Sot shikohet fitimi, përpara se të dali
në treg kënga
-
Sot nga juria zgjidhet fustani e bukuria, para tekstit, muzikës dhe talentit
Nga
Albert Z. ZHOLI
-Këto
ditë dhe pse Pandemia ka kufizuar lëvizjet është realizuar dhe filmuar nën
drejtimin e Gjerj Lekës Festa e Këngës Shqiptare. Kjo Festë ka mbledhur
këngëtarët e vjetër që aknë kënduar live për vite të tëra dhe që sot këkrohen
fjerësisht nga publiku I gjerë. Kjo Fesrë u zhvillua që dhe brezi i ri të
mësojë se kush isjhin ata këngëtarë që e rritën cilësinë e këngës së muzikës së lehtë shqiptare dhe nuk e deformuan
atë. Pjesë e kësaj feste ioshte dhe mikja e gazetës Telegraf Alida Hisku me të
cilën zhvilluam këtë bisedë..
-Tashmë duket sikur jeta artistike është e vakët. Por ju
sërishmi erdhët nga Gjermania për një project të ri. Cili ishte ky projekt,
kush e realzioi dhe çfarë kishte si qëllim?
Ashtu
sic jeni të njoftuar nëpërmjet kanaleve televizive dhe rjeteve sociale në Mars u bë njoftim i
një projekti të mjeshtrit Gjergj Leka, për një Festival ose një Feste të Këngës
Shqiptare në Tiranë, për në muajin Maj.
Menjëherë mora kontaktet dhe dërgova edhe unë kërkesën time për këtë projekt
shumë të rëndësishëm dhe të parin deri tani më llojin e tij. Por në të njëjtën kohë filloi dhe epidemia e
Coronës të bëhej Pandemi dhe frika e paniku u këtij virusi të panjohur na
demoralizoi pak. Megjithatë Gjergji nuk humbi kontaktin dhe punën, por çdo të shtunë me neve dhe medien bëri
njoftimin për vazhdimin e këtij projekti festival. Mbas shumë muajsh pune në distance
të largët ,e mbasi në Tiranë u vendos që kjo Festë e Këngës Shqiptare të
bëhej,
por pa spektatorë, dhe në kushte Pandemie. Vendosa dhe unë që
këtë
ëndërr ta realizoja deri në fund e të udhëtoja , duke marrë mbi
vehten
time rrezikun e këtij virusi përsipër.
Kjo tregoi tek mua, që
virusi
i Coronës është shumë i vogël përpara dëshirës sime për këngën
dhe
Muzikën Shqiptare.
-Cila ishte rëndësia dhe
qëllimi i kësaj Feste të Këngës Shqiptare?
Ky
takim në këtë Festë Kombëtare të Këngës, pati një rëndësi të veçantë
për
mua dhe për të gjithë artistët, që të risjellim përsëri në skenë atë
muzikë
origjinale e tradicionale Shqiptare të brezit tonë dhe këtë ta
bashkëngjisim
me po aq emocion edhe artistëve të
brezit të rinj....
-Kush nga këngëtarët e
brezit tuaj mori pjesë në këtë Festë?
Më
lejoni të përmed disa nga artistët e njohur të muzikës së lehtë
Shqiptare
si e madhja, Justina Aliaj, Liljana Kondakci, Ilir Shaqiri, Kozma
Dushi
,Rakipe Karaj, Elida Shehu, Bahri Rusja,Rajmonda Kamberi,por edhe te
tjere
artiste te njohur si Alda Cukaj Alban Emiri,Teuta Pango,Irma
Gurakuqi,Neptun
Gjata,Dhimitër Stefa, Artan Bakija, Anisa Grenazi, Ardiana
Pinari, Agim Poshka, Elidon Prodani, Sajana Kodheli,
Leonard Bulku, Marinela
Kasneci,
...e shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë (Kërkoj ndjesë për mos
përmendjen
e emrave të të gjithe pjesëmarrësve) që
me kaq dashuri
interpretuan
këto këngë të asaj kohe me një fryme e një freski të re
muzikore,
- Kush ishin në stafin
realizues?
Një
lavdërim shumë, shumë të veçantë meriton stafi i Gjergj Lekës, me
artistët
e tij Alma Strazmri,dhe Erisela Leka, nën regjinë e Edi
Dingu.Të
gjithë këngët tona të asaj kohe u rifreskuan në një
orkestracion
të ri dhe kohor, si dhe me një profesionalitet të lartë, nga
kantautori
Gjergj Leka, i cili drejtoi për 4 net me radhë në skenë,
këtë
Festë të Këngës Shqiptare ,me një moderacion fantastik, dhe që u
pëlqye
jashtë mase ...
-Kush ishte risija në
këtë event?
Ishte
për herë të parë që një eveniment,
filmohej nga një Dron dhe
11-12
kamera si dhe aparaturat të teknikës më moderne në botë, të
drejtuara
nga një mjeshtër i vërtetë, si Elton Pelari. Gjithashtu edhe djemtë
kameramane
të Kanalit Neus24,marin një falënderim të veçantë nga ana
ime.,,Ishte
një privilegj i madh, që dhe unë të merja pjesë këtu në këtë
sofër
të madhe të muzikës sonë, me artistë të ardhur nga Kosova,
Italia,Greqia,USA,
Gjermania Belgjika e nga shumë qytete të Shqipëris. Pra ishte një
pjesëmarje
e përngjallur në zemrat e artistëve...
-Kjo nismë ishte një
sakfificë apo jo? Në mes të Pandemisë?
Artistët
që shfaqën dëshirën të mernin pjesë në këtë Festë të Këngës, jo
vetëm
që morën përsipër gjendjen e rezikshme të Pandomisë,
por
morën përsipër edhe të gjitha shpenzimet kohore e monetare, të cilat
ishin
në shuma të ndryshme, duke u nisur nga dita e udhëtimit e
deri
në kthim nëpër shtëpi. Kjo dëshmon më së miri dëshirën
dhe
zemërmirësinë e artistëve të vërtetë (BIO), që për muzikën dhe
artëdashësit
e tyre nuk ka kufi që i ndalon. Kjo dëshmi e madhe që u
tregua
për të parën herë këtu në Tiranë ,është dhe vlen për brezat e
rinjë,
që të shohin realisht se kush kanë qenë këngëtarët e atij brezi,
që
krahas punës së përditëshme profesionale e familjare uleshin në
pjano
me kompozitorë e me poetë, për të ndërtuar një këngë, e cila do ti
përkiste
popullit e shoqërisë. Ky mendoj se është dhe çelësi i
pazevendesueshëm
i jetëgjatësisë së këngëve tona të asaj kohë. Ato këngë bashkonin tre zemra
artistësh vetëm për një qëllim vërtetësinë origjinale. Ky ka qenë dhe është sekreti i artistëve
“Bio”. Këngët që prodhohen në agregate dhe kopjime të ndryshme,
nuk
u vjen era Shqipëri, jo,....Ahengu me muzikë të huaj talalva , nuk i mban
gjallë zemrat e artëdashësit. Sot
shikohet fitimi, përpara se të dali në
treg
kënga, zgjidhet fustani e bukuria , para tekstit,
muzikës dhe talentit. Kjo
lloj
muzike mendoj, une duartrokitet me një dore, sepse i mungon dora
tjetër,
që është origjinaliteti dhe kënaqësia e dëgjuesit e
shikuesit,..
Pra ky komunikim i përbashkët jep atë që quhet
duartrokitje
me të dyja duart e që të çon në atë
sukses të gjatë e të
papaguar...
-Si ndihesh pas kësaj
feste?
Ndihem
krenare të marr pjesë në çdo concert të tilël të vëretë, ku sado pak të jap
edhe unë kontributin tim për këto perla të traditës sonë të lashtë muzikore
shqiptare
, që fatkeqësisht po deformohen nga koha e re moderne.
Gjithashtu
më vjen keq edhe për harresën e këtyre
artistëve që
dëshmojnë
më së miri që kënga dhe muzika kurrë nuk do të vdesi në zemrat
e
tyre edhe pse ka Pandemi. Ja pra edhe unë jam një e këtij
brezi
krenar, e pa vlerësuar nga Shteti dhe qeveria, por mbetem po ajo që kam
qenë
një artiste në shërbim të artit dhe Muzikës Shqiptare me
artëdashëesit
e saj që na mbajtën gjallë shpirtërisht. Rroftë Muzika e
vërtetë
Shqiptare !