Kulturë
Ilir Çumani: Lamtumirë Gaqo Çako!
E shtune, 26.09.2020, 09:55 AM
Ilir Çumani:
Sa
herë dilja çdo mëngjes nga shtëpia ime, takohesha shpesh me artistin e madh
GAQO ÇAKO. Ishin të rralla ato ditë që nuk takoheshim për tu përshëndetur, atje
tek Pazari i Ri, ku jetonte në apartamentin e tij. Pothuajse ky takim, ishte
kthyer në ritual i përditshëm, dhe sa herë takoheshim, e shihja me një qenush
të vogël, leshator i bardhë që, me sa dukej, vitet e fundit të jetës ia kishte
dedikuar vetes, qetësisë së tij, por edhe asaj krijese me të cilin gjente paqen
kur kalonte orë të tëra shëtitjeve. Unë, sa herë e takoja, i bëja pyetjen e
zakonshme: “...Si je profesor, si ndjehesh....!? Sot më dukesh në formë...”, -
e komplimentoja edhe për ta inkurajuar për shëndetin jo dhe aq të mirë që
kishte vitet e fundit.... Pastaj, instiktivisht i fëshkëlleja lehtë nëpër buzë
tingujt e këngës së famshme që Ai e ka kënduar aq bukur me titull: “Këputa një
gjethe dafine”, të interpretuar me aq mjeshtëri ato mote kur debutonte në
skenë.... Sapo dëgjonte atë fëshkëllimë, ngrinte kokën dhe më ngulte sytë
gjithë adhurim, dhe me atë shikim të ngrohtë e të ëmbël, dukej sikur më
thoshte: “....Vazhdoje, mos e ndërprit këngën, (fishkëllimën)...” Ja, kështu
komunikoja ngahera me të madhin Gaqo Çako.... Ishte magji kur e dëgjoje në
skenë... Magji ishte edhe kur e takoje në rrugë e bisedoje me maestron, kur e
dëgjoje atë zë aq të qetë e të shtruar. Kështu janë virtuozët e mëdhenj. Janë
të mëdhenj edhe në modestinë e tyre.... Këtu, në këtë foto, jemi së bashku me
këngëtaren dhe artisten e madhe Justina Aliaj. Ai u kënaq kur u takua edhe me
Justin.... Artisti ka nevojë të komunikojë, të takohet dhe të bisedojë me
artistin, sepse ata mes vetes kanë kodin e tyre të heshtjes, por, edhe të
komunikimit... I paharruar qoftë kujtimi i Tij!