E shtune, 19.04.2025, 10:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Rrustem Rugova - Gazetar dhe publicist i madh shqiptar

E premte, 14.11.2008, 07:10 PM


Xhevat Rexhaj
RRUSTEM RUGOVA - GAZETAR DHE PUBLICIST I MADH SHQIPTAR

 

Nga Xhevat Rexhaj 

 

Me të drejtë thuhet se jo rrallë gjëra të mëdha dhe shumë të rëndësishme i mbeten një njeriu, i mbeten sepse një njeri i tillë është edhe protagonistë dhe dokumentues i gjallë i realiteteve në të cilat ai ka jetuar dhe realiteteve që në atë kohë kanë pasuar. Me thanë ma  kjartë, njerëz të tillë ka pasur, ka dhe do të ketë, mirëpo rëndësia dhe njerëzia e këtyre njerëzve duhet të jetë në tabanin e njerëzores, pra reales.  E them këtë nga fakti se ne shqiptarët fatkeqësisht jemi jo mirënjohës, inatçorë, xhelozë, të padrejtë e  gojëkëqinjë, kur kemi të bëjmë me kundërshtarë, të themi vetëm politikë. Realisht kjo është një karakteristikë e jona, ka edhe te kombet tjera, mirëpo jo në masën që vërehet te ne. Më duhet të them se neve, ( jo të gjithë shqiptarët) prapëseprapë shumica, atë që nuk e pëlqejmë e mbathim me shumë të pabëra, gati se e shndërrojmë në tjetër njeri, pra i thurim marria të ndryshme, për të cilat nuk ka asnjë logjikë apo fakt, mirëpo ne flasim dhe mbjellim marria nga goja e jonë marroqe. Kjo sidomos ka të bëje me figurat e mëdha kombëtare, dhe kur njeriu nganjëherë dëgjon idiotizma të paimagjinueshme për njerëz të pastër me gjak dhe me vepër shqiptari, ahere vërtet të humbet delli dhe vullneti të thuash se jemi të mirë ne shqiptarët.

 

Nga ana tjetër në qetësi dhe me urti pjesa dërmuese e shqiptarëve mundohet të i injoroi të tillët injorantë,këta fatkeq që kombit i ndjellin keq. Ne shqiptarët njihemi në mes vete, ne jemi thuaja të gjithë të lidhur mes vete, pra rrena i ka këmbët e shkurta, dhe gradualisht hidhen në greminë rrenat dhe rrenacakët.

 

Kontribut të jashtëzakonshëm në infrastrukturën e Istogut ka dhënë vetë Kryeshefi i Komunës Z. Haki I. Rugova( në foto aktivistë kombëtarë- LDK-istë, Nazmi Bytyqi, Qazim Blakaj, Xh. Rexhaj) dhe gazetari i madh Rr. Rugova, në restaurantin e Burhanit në Istog

 

Istogu me rrethinë është një komunë e vogël, këtu njihen të gjithë në mes vetes, kanë lidhje familjare, miqësore dhe kolegjiale, kjo karakteristikë është në të gjitha komunat tjera të vogla, por edhe në ato të mëdha. Ne në Istog pra njihemi shumë mirë andaj nganjëherë po na dhemb kur aty këtu nga ndonjë shpifës, rrenanacak, marroq dëgjojmë apo lexojmë marria për ndonjë njeri me kualitete kombëtare lindur dhe rritur në Istog. Kemi pasur dhe kemi aty këtu raste të tilla, dhe mu për këtë ka ardhur vërtet koha që sot kur jemi më të lirë se kurrë, me mundësi  të dhanjës së fakteve dhe realiteteve pra në shtypë, internet e kudo tjetër, të jemi prezent me fakte dhe me përgjegjësi të njoftojmë opinionin dhe të shkruajmë për atë që na takon, pra edhe për rrethinë dhe njerëzit ku kemi jetuar. Thanë të drejtën, istogalitë vite me radhë kanë ndenjur si të them nën hije, se e kishin Njeriun e madh kombëtarë Presidentin I. Rugova vendas dhe disi ndiheshin rehat, pra nuk reagonin shumë edhe  ahere kur ai dhe familja e tij aty këtu sulmohej me rrena e thashë e thëne të ndryshme. Unë mendoi se ka pasur shumë intelektual dhe të tjerë që më shpesh është dashtë të jenë prezentë në mjete të ndryshme informimi, për të treguar realitetin që ishte dhe është i prekshëm.

 

Unë personalisht jam rritur me familjet Rugova, ne mëhalla e jonë dhe mëhalla e Rugovëve bënim shpesh gara në sporte të ndryshme, pra në oborret e shtëpive luanim, basketbaall, pingpong dhe shah, gjithhher ishin më të mirë, më duhet të them se në not isha unë pakëz para tyre. Në shkollë pra në mësim, ishin thuaja  gjithherë të parët në Istog, në vitet e 80 ta ata numëronin më shumë intelektual, pra fakultetlinjë e më lartë se të tjerët që ishin nga 50 shtëpi e më shumë. Realitet është se nuk ishte e mundur që fëmijët e Rugovasve të ngacmoheshin apo të bënin probleme me të tjerët, ishin disi të veçantë, të sjellshëm të pa fjalë dhe  me një edukatë të lartë familjare. Pra nuk është rastësi që në familje të tilla lindin Njerëz të Mëdhenj, familjet e tilla janë pasuri për rrethin, dhe për shtetin, familje të tilla  ndihmojnë edhe të tjerët duke marr shembull në ta, pra edhe sot janë njerëz me dinjitet në Istog.

 

Andaj, një njeriu të fortë, një shqiptari të denjë, një intelektuali dhe një gazetari dhe publicisti të madh Kosovar i bie barrë e madhe edhe më tutje që të jetë prezentë me lapsin dhe mendjen e tij të denjë për Istogun, Cerrcën dhe Rugovasit. Rrustem Rugova është një burim i pashtershëm dhe i domosdoshëm  jo vetëm për Cerrcën, Istogun Kosovën por edhe mbarë shqiptarinë. Zotëri Rr. Rugova ishte dhe është një nderë gazetarët dhe publicistët më real dhe më njerëzor në  Kosovë. Shkrimet  e tija të gjertanishme kanë qitë shumë gjëra në dritë, por shkrimet e tija të ardhme do të jenë edhe më të forta dhe do mbesin të ngulitura në historiografinë shqiptare, Cerrca dhe Istogu duhet të shënohen si vendlindje e një kulture dhe edukate të butë familjare me një brumë të madh kombëtar anti serb.

 

Pra Z. Rrustem Rugova mbetet një nder gazetarët më të fortë kosovarë, mbetet që në të ardhmen të lexojmë shkrime që do e faktojnë këtë që u tha më lartë. Nga njerëz  të tillë presim edhe në të ardhmen.

 

Xhevat Rexhaj-Cerrca

Rrustem dhe Haki Rugova në Cerrcë
Kontribut të jashtëzakonshëm në infrastrukturën e Istogut ka dhënë vetë Kryeshefi i Komunës Z. Haki I. Rugova( në foto aktivistë kombëtarë- LDK-istë, Nazmi Bytyqi, Qazim Blakaj, Xh. Rexhaj) dhe gazetari i madh Rr. Rugova, në restaurantin e Burhanit në Istog
Rrustem Rugova në Cerrcë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx