E shtune, 21.12.2024, 11:46 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit

E shtune, 12.09.2020, 04:56 PM


Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për  kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit

(Vazhdimi i shtatë i  artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar,  publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020)

Nga Reshat Nexhipi

Evidentimi i shënimeve

Biografi e shkurtë. Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. E para grua shqiptare që studioi në institucionin amerikan,  në Stamboll.  U regjistrua me ndihmën e Naim Frashërit. Me motrën e saj Parashqevën, ishin mësueset   dhe edukatoret   e para të shkollës së vajzave, që u   hap në Korçë, më 1891.  Nga  ajo  shkollë,  dolën shumë femra të njohura, të cilat kontribuan në fushën e arsimit, si dhe në përforcimin e ndjenjave patriotike të kombit nëpërgjithësi. Por, të fillojmë me rradhë për jetën e saj, në vendlindjen e Alfabetit.

Sevasti Qiriazi dhe Xheni. Ky ishte  misioner amerikan në Manastir, i cili, në një rast, u ndodh në oborrin e shkollës amerikane, që ndodhej  pranë  shtëpisë së  Qiriazëve. Xheni, dëgjoi rrënkimin e  vogëlushes Sevasti,  e cila ishte shtrirë në shtrat nga një sëmundje. Menjëherë hyri brenda dhe i dha ilaçet e nevojshme, kështu që, ai, u bë mik i familjes së saj dhe, kjo ishte shkak që, Sevastia të linte shkollën greke dhe të regjistrohej në atë amerikane.

Sevastia. poliglote. Përveç greqishtes dhe anglishtes që i mësoi në shkollën  e posa përmendur, kuptohet edhe shqipes, ajo njihte edhe turqishten, rumanishten, bullgarishten, etj., kurse në studimet shkencore shërbehej edhe me literaturë në gjuhën latine dhe greqishten e vjetër. Në shkollën amerikane në Manastir, mori baza të shëndosha diturie nga gjuhët dhe shkencat e tjera, të cilat i mundësuan që në studimet në Stamboll të tregojë sukses mbimesatar.

Martesa. Ceremonia u bë  në Manastir, më 1910. Me bashkëshortin Kristo Dako, ishte takuar në Bukuresht. Një vit më vonë, në Korçë, vendlindjen e të shoqit, Sevastia lindi djalin, të cilin  e pagëzuan me emrin Aleksandër, duke  aluduar në Lekën e Madh dhe në Skënderbenë. Përndryshe, me Kriston ishte takuar gjatë vizitës së saj në Bukuresht. Ai, kalënë biografi shumë tëpasur: matematicient, filozof,  një kohë, ministër i Shqipërisë, si dhe biograf i parë  i Ahmet Zogut etj.

Kujtime nga Stambolli. “Për të parën herë pashë rojën imperiale, e përbërëkryesisht nga shqiptarë dhe mbeta e mahnitur nga pamja madhështore e tyre...djem të bukur, me trup të hedhur, me qëndrim burrëror, më të zgjedhurit e racës sonë, lulen e rinisë. Pamja më solli ndërmend Skënderbenë. Nuk munda t’u thonja dot: O trima shqiptarë, luftoni për Shqipërinë e jo për të huajin…”.

E maskuar si djalë, takon Koto Hoxhin në burg. Pas shumë lutjesh,  punonjësi i burgut-Qemal efendiu, shqiptar, sakrifikoi veten dhe i dha lejen për t’a takuar patriotin në fjalë, i cili dergjej në qelitë e ftohta të  burgut  famëkeq Jedi Kule. Ja se si ajo,e përshkruan këtë ngjarje:

“Tek hyra mbrenda, më doli para syve një pamje që më futi lemerinë. Një rrip drite nga frengjia e asaj kthine të errët, më ndihmoj t’a dalloja një figurë të rraskapitur, që nuk e ç’quaja dot, a ishte prej njeriu, apo jo. Mbi një plloçë, që shërbente për shtrat, e për fron, qe shtrirë midis një grumbulli reckash-Kotoja!

Përshtypja që më bëri, kur e pashë në minutën e parë, qe ajo, e një njeriut, të cilit, i qenë shuar fuqitë e intelektit dhe pyeta vetvehten: “A është e mundur që në këtë trup të mirë të rrojë shpirti i Kotos, i prijësit të madh shqiptar,,?

Sevastia dhe Naim Frashëri. Më 1891, para kohe, Sevastia kryeu me sukses kolegjin e vajzave në Stamboll,në të cilën, siç thamë,  ishte regjistruar me ndihmën e Naim Frashërit. Me rastin e ceremonisë së marrjes të diplomës, përveç të tjerëve, ishin prezent edhe tre vëllezërit Frashër, pra edhe Naimi, i cili, duke ia uruar diplomën, i tha:

“Motër, ti nuk mund të bësh punë më të mirë dhe më të vlevshme për Shqipërinë e varfër, sesa atë, që, me kohë, ke vendosur të kryesh për emancipimin e grave të vendit tonë... Arsimi është arma që zhduk errësirën, i vetmi mjet që mund të lartësojë kombin”.

Pas kësaj, Naim Frashëri e mori diplomën e Sevastisë, që t’ a regjistrojë atë në Ministrinë e Arsimit, sipas rregullave ligjore, gjë që mundësoi, hapjen e shkollës së vajzave në Korçë, e drejtuar pikërisht nga  kjo manastirase, të cilën vazhdimisht e vizitonin dhe i jepnin kurajo: Bajo dhe Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Sali Butka etj.

Sevastia, gjatë hyrjes  në Korçë. Në një vend të kujtimeve të  saja, përshkruan emocionet kur po hynte në Korçë, pas largimit të forcave greke. Nga padurimi ajo i kërkonte karrocierit nga Manastiri që të shpejtonte ca më tepër. “Neve, zonjë, i përgjigjet Petro Arabaxhiu-kemi 500 vjet që po presim këtë ditë, do të durrojmë edhe 2-3 orë...”.

Sevastia, në Korçë. Në këtë qytet, në tetor të vitit 1891, u hap, siç thamë, shkolla shqipe, e njohur me emrin “Shkolla shqipe e vashave”. Sevastia, përveç si  drejtore, shërbente edhe si edukatore,  autore e teksteve të ndryshme për nevojat e nxënësve, si dhe protagoniste e aktiviteteve të llojllojshme, që kishin të bëjnë me edukimin komplet të nxënësve të kësaj shkolle.

Edit Durham, lidhur me këtë shkollë, veç tjerash, shkruan: ,,Zonjusha Kyrias, një grua shumë e përgatitur dhe kurajoze, pati shkuar në Amerikë me ndihmën e misionarëve amerikanë, ishte trajnuar atje dhe kur u kthye në Korçë, ishte emëruar  drejtoreshë e një shkolle femërore, nën patronazhin e Misionit Amerikan. Sevastia përdorte tekste shkollore amerikane dhe jepte mësim në gjuhën shqipe...

Mbas mbylljes së shkollës mashkullore të Korçës, shkolla e vashave mbeti e vetmja shkollë në Shqipërinë e  Jugut, ku mund të mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Edhepse frekuentimi i asaj shkolle sillte rrezikun që vajzat dhe prindët të ishin persekutuar nga autoritetet turke, klasat ishin gjithmonë plot. Shkolla ishte kaq moderne, saqë  më dukej  se isha kthyer papritur në Europë,,. Kujtohet Edit Durham.

Shqetsimet e Sevastisë. Ishte e shqetsuar vazhdimisht nga ana e grekofilëve, kështu që duhejpatjetër të mbajë revole nën jastëk. Jeta e saj, u vashtirësua, sidomos pas vitit 1894, kur i vdes i vëllai, Gjerasimi, krahu i djathtë i saj në mbarëvajtjen e punës në shkollë.

Megjithatë, ajo,  edhe pse, relativisht e re, mundi t’i përballojë tëra aktivitetet dhe sulmet fizike të autoriteteve xhonturke, dhe të kishës greke, duke falenderuar edhe patriotëve të shquar shqiptarë, të cilët, vazhdimisht, e vizitonin shkollën dhe i jepnin kurajo Sevastisë. Ata ishin Sali Butka, i njohur si ,,legjendë e Kolonjës,, vëllezërit Bajo dhe Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Spiro Bellkameni, etj.

Çerçiz Topulli dhe Mihail Grameno në shkollën e saj. Sevastia, lidhur me këtë, shkruan se si disa mësuese, për të hyrë në dhomën, ku kishin hyrë ata, filluan të lozin me top, të cilin, me qëllim,  e hodhë në koridorin e shkollës, dhe  bënë sikur e kërkonim, e shytmë derën e odës, hynë brenda dhe  i panë ata, për të cilët më thanë se  ,,ishin burra të pashëm, me pamje luftarake e mjekra të gjata. Por rrinin këmbë kryq rreth vatrës dhe bisedonin shtruar...“

Sevastia, ato i dënon, duke i mbajtur  një muaj brenda, për të mos treguar se ç panë.

Ajo, si drejtoreshë, këtë dënim e bëri duke u arësyetuar  se kishin thyer rregullat e shkollës. Brenda muajit, ato nuk guxonin të shkojnë as në shtëpitë e tyre. Këto masa i mori nga frika se ato si vajza dhe të paritura mund të tregonim pa dashur atë që panë, dhe, në këtë mënyrë, dëmtonim shkollën dhe çetën patriotike, mbasi autoritetet turke kërkonin me këmbëngulje të gjenin bazat e asaj çete, thuhet në kujtimnet e Sevastisë.

Sevasti,  në Kongresin e Elbasanit, 1909. Nga Manastiri për në Elbasan, Sevastinë e shoqëronin gjashtë delegatë të tjerë,  të ardhur nga klubi i Selanikut. Nisja e tyre  u bë në mëngjezin e ditës 30 gusht 1909. Deri në Ohër udhëtimin e bënë në karrocë.

Në çdo qendër ku kalonin, si në Resnjë të Prespës, Ohër, Strugë etj., priteshin me interesim e kureshtje të  madhe  nga shqiptarët, të cilët njëkohëshsit i furnizonin me kuaj, ushqim dhe me sende  të ndryshme të nevojshme gjatë udhëtimit, i cili ishte relativisht i gjatë dhe i rëndë për shkak edhe të kohës së nxetë të gushtit.

Udhëtimi zgjati tri ditë dhe tre netë, dhe, ishte një befasi e rrallë për Sevastinë, për shkak se, për të parën herë,  kishte udhëtuar në kushte të tilla dhe për të parën herë i kishte parë vendet  nëpër të cilat udhëtonin. Në lidhje me këtë, ajo kujtohet: ,,Në një nga ndalesat,  afër një hani, u ulëm për të ngrënë drekë. Sa po  filluam të hamë, dy bukuroshka të ëmbla, tetë dhe gjashtë   vjeçe,  ardhë  dhe më shikuan me plot kureshtje  një vajzë në mes të burrave. Pas shumë lutjesh, pranuan të hanin bashkë me mua dhe kjo na bëri drekën shumë të shijshme.

Qenë shumë interesante dhe dëshirova me gjith zemër t’i merrnja  me vete për në shkollë kur të kthehesha,  se ishin shumë të zgjuara dhe premtonin shumë. Ishin si dy gurë të çmuar  të mbuluar me pluhur që vetëm duheshin fshirë pak që të dilte në dritë  bukuria dhe vlera e tyre e madhe..,,

Sevastia ishte befasuar edhe me pejsazhet e bukura gjatë udhëtimit, siç ishte edhe Lugina e Shkumbint, të cilat i dukeshin  më të  bukura edhe nga  ato të Zvicrës. Ajo ishte befasuar tepër edhe nga pritja madhështore  që iu bë nga ana e  shqiptarëve të Elbasanit. ,,Dyshoj nëse Qezari kur hyri në Romë me gjith lavdinë e fitoreve të tij  ndjeu më tepër gëzim e krenari se sa ne delegatët në këtë çast,,. Përfundon ajo kujtimet e saja nga udhëtimi Manastir-Renjë- Ohër-Strugë- Qafa e Thanës- Elbasan.

Sevasti Qiriazi dhe Ahmet Zogu. Qeveria e këtij të fundit, me një dekret të datës 25 prill 1933, e mbylli Institutin arsimor që mbante emrin e familjes Qiriaze të Manastirit. Sevastia, në një rast, ishte takuar me Ahmet zogun dhe i ishte lutur që të rihapet shkolla e lartpërmendur, por kot, prandaj e revoltuar, i paska thënë: “Atë që s’ma bëri dot sulltan Hamadi, ma bëre ti”.

Fundi i jetës së  saj,  ishte mjaft i dhimbshëm. Më 1941, i ndroi jetë bashkëshorti, patrioti i shquar Kristo Dako. I balsamosur nga  i biri, trupi i tij,  u vendos në varrezën familjare  në Kamzë. Njerëzit e  regjimit komunist, më vonë, kishin thyer varrin e xhamtë, i kishin  shkulur kokën, dhe e përdornin si top për fudboll. I  biri, Gjergji, kirurg,  i akuzuar për spiunazh, ishte burgosur  dhe  i varur në qeli. Sevastia  nuk mundi  as ta tërhiqte trupin e të birit, pasi atë e shkatërroi traktori që punoi tokën. 

Varrimi i saj. Në gusht të v. 1949, në moshën 79 vjeçare, pushoi së rahuri zemra e kësaj shqiptareje  nga Manastiri, të cilën e varrosën vetëm 4 gra: e motra-Parashqeva, nuset e dy djemve dhe ish kuzhinierja  e institutit  ,,Kyrias,, Rukie  Tafaj.

Po përfundoj me një porosi ose mesazh të Sevastisë, që  vlen edhe për sot : Urejtjet, zëngat, mosmarrëveshjet, ti   mbledhim në një vend   dhe t i vendosim në shportën e dashurisë.

Përveç  Sevasti Qiriazit, gjegjësisht familjes të saj, ose figurave që ishin në fokus të shkrimeve të mia të mëparshme, si Skenderbeu, Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fanoli etj., veçanti e kombit ynë është edhe fakti, mos them fenomeni që,  shqiptarët, brenda një vit e gjysëm, organizuan 6 ngjarje historike mbarëkombëtare: Shpallën Hyrjetin në Manastir, mbajtën 4 kongrese, dy në Manastir dhe nga një në Dibër dhe Elbasan, si dhe ngritën

shtypshkronjën universale, gjë, që, nuk e ka bërë dot asnjë komb tjetër në botë. Prandaj, edhe këto 6 ngjarje, në pika të shkurta, janë në fokus të një teksti im, gati për botim.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora