| E shtune, 05.09.2020, 05:26 PM |
Agron Tufa
DREJT
NJË TRUPI PA ORGANE
Ç’zjarr
përvëlak bëri vitin që shkoi!
Nuk
e pikasa në kohë qysh ma kishte
shkrumbuar
shpretkën.
S’di
pse po bën mot kaq i nxehtë,
po
jeta vazhdoka dhe pa shpretkë.
S’di
as kur nisi përvëlima e padurueshme
dhe
prore vonë kam kuptuar
se
diçka nuk ishte më si më parë:
tepara
veshka e djathtë sëmboi shurdhër
derisa
mjekët e konstatuan të tharë,
por
dhe pa të, siç e shihni, u jetuaka.
Mandej
u mësova me radhë të bëj
pa
tëmthin e vrerit, pa bajamet, prostatën…
ndërsa
një pjesë e mushkërive
u
shua si shkumë.
Të
gjitha – s’do mend – pengje të zjarrit.
Këtij
viti që po then qafën,
zabullima
terratisëse zgjati tej parashikimeve;
kupa
e qiellt qe shndërruar në mangall gjigand
të
përflakur, që digjte squfurin e stinëve.
Bilanci
qe i tmerrshmëm:
syri
i majtë i shterri lëngjet ndërpamëse
derisa
u flashk si stafidhe. Kah mbarimi i verës
timpani
i veshit të djathtë plasi si tupani në vapë.
Humbje
e madhe, pikëllimtare, kuptohet,
ndonëse
e ekuilibruar – nëse vlen ky biçim ngushëllimi.
Por
prapë, prapë… shihni: edhe pas kaq dezertimesh
vazhdova
të mbetem gjallë.
Përpara,
e di, më pret një perspektivë e zymtë
e
një trupi pa organe. Po tash, me ç’kuptoj,
po
kaloj një fazë reduktimesh,
derisa
të mbetem një cung shurdhmemec,
derisa
kryemuskuli im
si
motorr me djegie të brendshme
të
vazhdojë të pompojë gjak,
të
më lejojë, qoftë dhe ashtu –
të
braktisur në një univers errësire –
të
ndjej rrjedhën e pastër të Kohës në shpirt.
Tash
për tash po kalis tullën zjarrduruese të vullnetit
për
tunelin e zjarrtë që më pret përpara,
përmes
të cilit, trupit tim – kësaj faltoreje shëtitëse -
do
t’i përcëllohen përbrencat,
do
t’i purifikohen si një flijeje të lashtë në tepujt paganë -
dhanti
pa salikime – për nder të Atij që vrân e kthjell
dhe
po t’i teket, lëviz retë dhe mjegullat.
17-18 prill 2020