| E shtune, 29.08.2020, 06:49 AM |
Gratë e mia
Nga
Edison Ypi
Lana
jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, këllira, ura, tuba, gjiriza, s'bën për grua
dredharakja Lana.
E
buta Buna s'ka këllira. Por as shkodrania Buna s'bën për grua. Se Buna ka dy
burra, Kirin dhe Drinin.
Vjosa
po. E hirshme, e rrjedhëshme, rretheqark me male që i bëjnë lajka, nga koka te
këmbët, nga burimi në det, dridhet dhe derdhet e tëra. Por Vjosa ka të meta.
Vjosa shoqërohet vetëm me meshkuj. Me Leskovikun, Dhëmbelin, Mifolin, Detin.
Vjosa është si interneti që të gjithë e përdorin, pronari s'i dihet, ndërsa
Vjosën të gjithë e duan, burri s'i njihet. Pastaj, Vjosën nuk e zë kurrë gjumi.
Rrihet zgjuar me grua nat'-e-dit' me mijra vjet ?
Nëmërçka
më serioze se Vjosa. E palëvizshme, e hajthme, me pyje, me dëborë në majë, me
dhi' të egra. Por tepër e re Nëmërçka. As tre milionë vjeçe.
Divjaka
çka. Divjaka ka dy të dashur; Shkumbinin që prej shekujsh i lutet më gjunjë me
lum' lotësh, dhe gjumin me të cilin dremit gjithë ditën. Të dashurit e Divjakës
nuk janë meshkuj të rrezikshëm. Por halli me Divjakën është se ajo ndritet dhe
zbukurohet, ndizet dhe derdhet, në kohën më delikate, kur erret. Mbahet e tilla
për grua ?!
Për
bijëzën e Divjakës, Karavastanë, s'bëhet fjalë. Karavastaja dit' e nat' mes
ujrave, myshqeve, peshqve, gjarpërinjve, ngjalave, gaforreve, gjithë kohën e
lagur.
Perria
Llogoraja po. Por ka karaburun brënda. Pis xhelozi Karaburuni s'e lëshon si
qeni. Ka kirurg shkëmbinjsh t'ja nxjerri Llogorasë karaburunin të më fusë mua
?!
Puka
si Puka. E lagur e tëra. Harta e qefit të saj mund të shëtitet vetëm nëpër
ëndërra. Ta shohësh nazelien Pukën plot me ujvara, ke vetëm një dëshirë; ujrat
qiellorë t'ia pish.
Krraba
të lë tërë jetën duke dyshuar. Por ja vlen ta kesh për grua. Sepse Krraba ka
vetëm dy varianta, dhe, me gjith vuajtjen e dyshimit, mbi Krrabë mund të
shohësh gjithçka; Peqinin, Paprin, Baldushkun, Vrapin, Rrogozhinën, deri të
pafundmin detin.
O
Krrabë hyjnore. Pa ty jam qiell pa blu, det pa tallaz, qymyr pa furrë, materie
pa gravitacion. Thuam se më do. Fol' pra fol. Klith pra klith. Hidhmi mua të
gjitha ankesat, nazet, meraqet, dhimbjet, ankthet, sëmundjet, recetat, ilaçet,
farmaqet. Dhe të vdes unë për Ty. Tani që dheu po tundet, tempujt po shemben,
qielli po çahet, Zoti po trembet. Tani në këtë muzg të përgjakur plot me
shqiptarë të çmëndur poetë të pa shprehur.