| E merkure, 19.08.2020, 06:35 PM |
Bejka e… vogël dhe “Mjeshtrat e Mëdhenj” të saj
Nga
Timo Mërkuri
“Bejka
e bardhë” është titulli i këngës iso-polifonike me të cilin grupi i Pilurit u
paraqit në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1973, këngë që ndezi “flake” jo
vetëm ambientet e Kështjellës së Gjirokastrës por mbarë trevat iso-polifonike
të vendit. Nëpër qytete e fshatra në ambiente publike apo festime familjare,
grupe të rinjsh këndonin me zë të lartë këngën “Bejkë e Bardhë”, madje më
kujtohet se edhe tifozët e saranditë në stadium e qyetit, kur donin të sfidonin
ndonjë veprim të arbitrit apo të nxisnin lojtarët vendas drejt rezultatit
këndonin në korr këtë këngë. Kjo këngëkjo bë pjesë e jetës së një brezi,
shoqëronte nuset në dasma, të rinjtë drejt aksioneve, madje edhe pasagjerët
nëpër autobus, gjatë udhëtimin këndonin këtë këngë. Ishte hera e parë që një
këngë iso-polifonike fitonte përparësi ndaj këngëve të muzikës së lehtë vendas
apo të huaja, madje kjo në mënyrë tepër të dukëshme.
Bashkë
me tingujt e melodisë së kësaj kënge udhëtonte edhe emri i fshatit Pilur, i
shqiptuar me një ndjenjë respekti, admirimi dhe vlerësimi. Ishte një përmbysje
totale e vlerësimit të pilurjotëve, nga ca “çobanë hajdutë që rrojnë në majë të
malit” në ca “artistë të shkëlqyer që zbritën në tokë këngën e perëndive”.
Vetkuptohet që emrin e poetit Lefter Çipa dhe
të marrëses Vasillo Koka e kishin mësuar të gjithë dhe e shqiptonin në
një mënyrë, si të ishte një emër shënjtori.
Nga
festivali në festival grupi i Pilurit ngjiste maja të reja suksesi, duke aritur
kulmin me këngën “Nga kjo baltë e kësaj toke” (28 mijë yje), me marrëse Katina
Mërkuri, këngë që ishte lapidari mëi madh e mëi bukur ngritur në këngë për
heronjtë, për tëaritur te lapidari tjetër për këngën “Këngët e Atdheut tim” me
marrëse Erimioni Mërkuri.
Viti
1995 ishte viti i fundit kur grupi i mirënjohur i Pilurit (tashmë quhej Grupi i vjetër) mori
pjesë në Festiva Folklorik me këngën “Rra një lot e njomi synë” me tekst të
Kristo Çipës.
Pas
kësaj grupi u shkri pa zhurmë e pa bujë, me dhimbje e lotë si vesa në diell.
Këngëtarët e mbetur pa punë dhe pa burime të ardhurash familjare, ikën në
emigracion si zogjtë në prag të dimrit. Pleqtë dhe plakat e mbetur në fshat
logatnin vetminë e tyre pleqërore, si drurët pa gjethe e pa zogj.
Piluri
nuk rron dot pa këngë, prandaj në vitin 2003 Kristo Çipa organizon grupin e Bregdetit të Himarës ku
mblodhi këngëtarët himariotë dhe piluriotë, grup i cili mori pjesë në dy
festival folklorikë në Gjirokastër, por pa ndonjë sukses të dukshëm. Kjo ishte
e pritëshme, kënga piluriote kishte distancim stili e melodie nga kënga
himariote dhe ishte gati e pamundur bashkimi i dy varianteve të të kënduarit.
Për të ekzistuar duhej të qëndronin te disa tipe këngësh gati “stereotipe” që
s’kishin asgjë të re dhe të veçantë. Kështu shpjegohet që Kristo Çipa krijon në
vitin 2013 grupin e Pilurit, dhe në respect të këngës së parë triumfuese e
ëmëron Grupi “Bejk’ e Bardhë”.
Paskësh
qënë fatsjellës ky emër.Këngët ndjekin njera tjetrën si lulet që shohin lulet e
çelin, njera më e bukur se tjetra.
Sukseset vijnë natyrshëm si zogjtë nëpër lisa dhe këngëtarët e fshatit tim po
bëhen artistë të vërtetë, në kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Në
pamje të parë duket se grupi i ri, i
ngritur nga Kristo Çipa në 2013,që me përkëdheli e quajnë “Bejka e vogël”,është
vazhdim i thjeshtë (me njerëz të rinj) i grupit të vjetër të Pilurit, drejtuar
nga Leftër Çipa. Po të ishte kështu, sado nostaligji të bukur të kishte kjo, do
ishte një qëndrim në vend, në kohë të reja.
Të
ecësh pas një të madhi, të mbulon dukjen hieja e tij. Kristo Çipa dhe antarët e
grupit donin “hisen e tyre të diellit” nëpër rrugën e tyre “malore”. Dhe kësaj
ja aritën me përpjekje e bashkëpunim, me sedër e këmbngulje.
Dallimi
mes dy grupeve iso-polifonike të fshatit Pilur është i dukshëm në sipërfaqe dhe
i padukshëm, në brendësi të këngës.
a-Numërii
pjestarëve të grupit ka ndryshuar në kohë. Nqse te kënga “Bejkë e Bardhë” grupi
përbëhej nga 14 veta, te kënga “28 mijë yje” grupi u rrit në 22 veta, ndërsa
grupi Iidrejtuar nga Kristo Çipa përbëhet nga 8-9 veta, kjo për vetë kushtet e
largimit në emigracion të të rinjve të talentuar. Grupi i vjetër mbështetej
financiarisht nga kooperativa e Himarës ndërsa grupi i Kristo Çipës nuk ka financime
shtetërore. Çdo gjë bëhet me burime të vetë antarëve ose ndihma të ndryshme, që
gjithsesi janë të kufizzuara.
b-Këngët
e grupit të parë ishin gati të gjitha baritore, si në tekst ashtu dhe në
melodi, ndërsa këngët e grupit të ri kanë diapazon të gjërë temash dhe vijë më
të avancuar melodike. Këngët për Nënë
Terezën, për Kosovën etj janë të pranishme në repertorin e grupit të ri.
c-Te
këngët e grupit të ri, iso-ja është më e mbledhur, më e dëndur, krahasuar me
ison e grupit të vjetër e cila ishte karakteristike himariote, një iso e gjatë
dhe e fortë. Isua e re e ruan fortësinë e saj strukturore por ka më të vogël
gjatësinë zanore.
ç-Te
grupi i ri, gati të gjithë antarët janë marrës të përsosut të këngës, në
ndryshim nga një gati “profesionalizim” i marrësit dmth një “marrës i
vetëm”caktuar për disa këngë të grupi i vjetër. Kjo ka ndikimet e saj në të dy kahet, sin ë
drejtimin pozitiv ashtu dhe në atë negative, por është një diktim i kohës që
kushtëzohet nga lëvizshamëria e antarëve të grupit drejt emigracionit.
d-Istrumentat
muzikorë te grupi i ri janë më pak të pranishëm, për vetë lëvizjen e njerëzve
për faktorë ekonomikë.
dh-Tekstet
e këngëve të grupit “Bejka…” e vogël janë më të shkurtër dhe më të arirë
poetikisht, kjo falë talentit të poetit Kristo Çipa.
e-Grupi
“Bejka…”e vogël ka një kthim te origjina e këngës iso-polifonike. Nqse grupi i
parë kishte një këngë elegjiake “More Naim Shqipëria” kënduar nga këngëtaria e
famëshme piluriote Erimioni Mërkuri, te grupi i ri, po kjo këmngëtare ka
lëvruar një sërëkëngësh të tipit të
hershëm të artit gojor si monofonia, logatja, ninulla etj dhe ajo që ka më
shumë rëndësi është fakti se i ka lëvruar në mënyrë tepër të suksesëshme,
mnadje duke punuar vetëm me të shoqin, Piro Mërkurin aty në Selanik, ku është
në emigracion.
Ky
grup i vogël,(si floriri) është i pasur me talente, që edhe mungesat i shndron
në suksese. Në qoftë se kërkoni një poet, këngëtar dhe organizator që ta
shndrojë gurin në flori, mirni Kristo Çipën dhe e zgjidhët problemin. Në qoftë
se doni një marrëse kënge qe e nxjerr këngën nga shpirti dhe jua jep po në
shpirt duke ju bërë të përloteni nga dhimbja a të fluturoni nga kënga, mirni
Erimioni Mërkurin se s’gjeni dot tjetër. Dhe në rast se donë një kthyes që ti
kthejë perënditë nga rruga dhe ti sjellë të dëgjojnë këngën në shesh të
Pilurit, ky kthyes është Dhimtraq Bala dhe ska të dytë.
Ka
qënë vërtet e shnëjtë kjo ditë e 15 gushtit në Pilur, jo vetëm se ishte dita e
Shën Mërisë, të cilën pilurjotët e festojnë tradicionalisht si një festëtë tyre.
Ka
qënë e shënjtë kjo ditë edhe për faktin se në mes të Pilurit, Presidenti i
Republikës z Ilir Meta deklaroi vlerësimin e artit gojor të fshatit dhe
dekorimin me titullin”Mjeshtër i Madh” të poetit dhe këngëtarit Kristo Çipa dhe
këngëtares Erimioni Mërkuri si dhe me
dekoratën “Naim Frashëri” i Artë kthyesin Dhimitraq Bala, të tre artistë të
grupit “Bejka e Bardhë”.
Është
e bukur vera në Pilur, më besoni mua. Ndaj ju ftoj të vini për vizitë dhe për
të dëgjuar këngën e grupit “Bejka…” e vogël…“Kënga jonë këngë flamuri” me tekst
të Kristo Çipës
Morre
nga dielli zjarrin
Nga
hëna pikove mallin
Pike
loti shtrydhe hallin
Lave
shpirtin e shqiptarit
Ti
linde prej perëndive
Para
mëngjezit t'lirive
Në
kombin me dëshpërime
Kryevepër
kënga ime
Kënga
blu në buzet tona
U
bë shkrim kur skishte shkronja
Ku
veç shqip këndon shqiponja
Aty
e gjitha është jona
Refreni
Kënga
jonë këngë flamuri
Vetëm
ajo s’u pushtua
Shpirtin
e kombit përkundi
Kombi
nga kënga u zgjua
Kënga
jonë kur këndohet
Zoti
zbret edhe qetësohet.
Sarandë, më 16 Gusht 2020