E shtune, 21.12.2024, 11:53 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Menada'' - valltarja ilire, sot harem turko-arab

E hene, 17.08.2020, 06:59 PM


“MENADA” - VALLTARJA ILIRE

SOT HAREM TURKO - ARAB

NGA KALOSH ÇELIKU

Historia e restorantit “Menada”, është histori shumë e gjatë me vite. Dhe, shekuj (viti 500 para erës së re, që do të thotë se i takon shekullit VI para Krishtit). Patjetër, duhet shfletuar dëshmitë historike dhe arhivat e muzeve të instuticioneve shtetërore, politike dhe policore të asaj kohe. Pse, jo: Edhe, Ditës Sotshme?! Dhe, fotografitë turistike të Shkupit Shqiptar. Unë, pak gjë mund t’ju argumentoj me fakte historike, përveç asaj që kam lexuar nëpër libra, shoh me sy, dhe dëgjoj me veshë nga kalimtarët pleq të rastit. Shkaku, se: Unë, jam shkrimtar. Nuk jam “historian” partiak me poste politike t’i ngatërroj edhe vitet e çlirimit të Shkupit. Kryqyteti i Dardanisë, nuk është është çliruar dhe dorëzuar në vitin 1912, por shumë më herët me Kryengritjen e Dervish Carës (1844). Aqmëpak, nuk jam as polic finansiar, e as funksionar partiak me vite në pushtet, në shtetin e “përbashkët”. Gjithë jetën e kam pasur në rrezik, për shkrimet e mia letrare dhe publicistike - artistike.

E kam dëgjuar në “Bit-Pazar”, se: atë restorant, pas “ndryshimeve” demokratike e ka blerë për 300.000 marka një shqiptar. Nuk kam pyetur, dhe as më ka interesuar, se nga cili qytet është pronari. E, as cilës partie politike, mund ti ketë takuar pronari partiak. I cili, pas pak kohe edhe humbë jetën,  përfundon tragjikisht në një fatkeqësi komunikacioni, në Maqedoninë Lindore. Hiç, fare: Nuk e di edhe, a ka lënë trashëgimtarë.

Përpak kohë, pas fatkeqësisë të pronarit në komunikacion, “Menada” ka qenë në përdorim sipas thënieve të “Bit-Pazarit”, dhe syve të mi: në përdorim të vëllait të një regjisori të njohur “maqedonas” (revolucionit larmë). Sot, aty (në Anën Shqiptare): në atë vend “makof”, derdhen para me thasë për një Harem turko-arab?! Shkaku, se: Unë jam shkrimtar, dhe nuk jam argat partiak, e thashë edhe më lartë: as, edhe polic finianciar i shtetit “përbashkët”. Po, reagoj si shkrimtar me këtë shkrim publicistik, se: gati gjithë jetën e kam kaluar në këtë Kryeqytet Historik Shqiptar, si restorant me simbole shqiptare nga koha e Jugosllavisë dhe komunizmit. Sot, nuk mund të hesht, sesi: vishet mesdite para syve të institucioneve të Shtetit “përbashkët”, politikanëve dhe partive politike shqiptare me simbole dhe petka turko-arabe.

Pamarrë, parasysh, se: Atë restorant e kam vizituar shpesh, pas viteve ’80 -ta me miq e mike të mia besnike. Edhe, spiunë që m’i ndërsenin pas shpine: të cilëve u jepja të pinë dhe hanë gjithë natën në “Menada”. Dhe, ata kur deheshin: vetë, më tregonin se janë spiunë me magnetofonë nën tavolinë për të më përcjellur mua si “armik” i shtetit “përbashkët”, i dërguar nga Kosova të veproj në kë këto anë: Që, Çështjen Shqiptare dua ta zgjidh me luftë?!

Mëkot, shkrimtari Teki Dërvishi, pasi e përzunë nga Shkupi, herë pas here përmes miqëve të tij më dërgonte porosi: I thuani shkrimtarit Kalosh Çeliku, mos rri me honxhobonxhot, se: janë spiunë. “Haber” nuk kanë nga poezia, dhe arti. Po, përmes “artit” duan ta shesin te Vetëshërbimi për një vend pune, post në redaksi. Unë, moti i kisha zbuluar këto rrufjanë, përmes veprime policore dhe shkrimeve të tyre “artistike” për “vëllazërim-bashkim”. Përmëkeq, një rrufjan e kishte zbuluar edhe im At Emin Çeliku, i cili na erdhi  papritur si mysafir i paftuar dhe na trokiti te porta, pas një nate që na vizitoi dhe hëngri darkë, edhe fjeti në shtëpi, vendlindje. Rrufjani, që asaj kohe, nuk kishte lënë shtëpi pa hyrë tek shqiptarët e Maqedonisë Jugosllave dhe Kosovës si “mysafir” i paftuar me detyrë policore, që të nesërmen t’i denoncojë shqiptarët si naciomalistë dhe irredentistë, “armiq” të shtetit “përbashkët” komunist.

Babai, të nesërmen para se të ikim nga vendlindja, duke na përcjellur për në Shkup, e gjeti rastin vetëm, dhe më tha: Ki, kujdes me kët “mik patriot kuqezi”, se: ky është spiun! Qesha. I thashë: e di, moti e kam zbuluar si “mik” poezie për “fëmijë”, dhe “patriot shqiptar kuqezi”.

Them, të drejtën: Unë, e kam Penën. Moti kohë, që nga koha e studimeve në Prishtinë, nuk mbajë armë në brez. Dhe, jo Shtetin dhe Ligjin. Partitë politike. Prandaj, viteve ’80 -ta, kur u ktheva nga Kosova në Shkup pa punë, çati mbi kokë, pak gjurmë gjeta nga sistemi komumist?! E, di: ju do të thoni je nostalgjik, për shokun Tito. Ose, Xhaxhin Enver?! Jo, aspak. As për njërit, dhe as për tjetrin. Gjithë jetën, nuk u kam përkushtuar asnjë varg, si përndjekësit e mi spiunë. Nuk e kam dashur “vëllazërim-bashkimin”, qysh si fëmij në Katund. Herët, jam rritur dhe edukuar me vjershat e asaj kohe të Rilindasëve Shqiptar, nën hijen e Lisit midis livadhit, rrëzë Çuke. Librave të këndimit të Ernest Koliçit si ministër i arsimit. Libra, që i trashëgova nga Vëllai Madh Ramë Çeliku me vite fshehur hatullave të Shtëpisë, asaj kohe mësues në Vrutok të Gostivarit, e më vonë në Zajaz dhe vendlindje Cërvicë, nga edhe përshkak përndjekjeve të papara nga sistemi komunist, iku në Paris. Vjershat atdhetare të Rilindasëve Shqiptar: Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Vaso Pashë Shkodranit, Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni, Andon Zako - Çajupit, Filip Shirokës, Ndre Mjedes, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Ali Asllanit, Hil Mosit, dhe Prej Shkëndisë (pseudonim)…

Edhe, sotekësajdite, nuk e dua atë sistem të rrejshëm Dje komunist, Sot Neokomunist “kuqezi”. Rrufjani, prijësve të partisë u përkushtoi vjersha, edhe libra. Sot, u përkushton pizi atyre që dje i shau dhe i përzuri nga plan-programet shkollore, emisionet arsimore dhe kulturore radio-televizive: librat e leximit, dhe lektyrat shkollore. Punemadhe. Pak, rëndësi ka kjo në këtë shkrim publicistik - historik - shkencor. Atë, se: çka jam Unë ende si shkrimtar shqiptar?! Rrufjani, që me çdo kusht përpiqeshte të më bindë, që së bashku të shkojmë në Mbrëmjet e Poezisë, në Strugë (1982). Iu, përgjigja: E pamundur. Unë moti kohë nuk kam qenë në Kërçovë, prandaj edhe do të ikë nga Shkupi një ditë përpara që ta vizitoj familjen. Mos harro, u dëgjua zëri matanë telit: Unë, jam në rrugën e Shokut Tito. Shpërtheva: Mirë bre, nanën e nanës, në cilën rrugë jam Unë?! Dhe, ia mbylla telefonin.

Provokim i hapur policor përmes telefonit, të cilin Rrufjani ma bëri atë ditë. Kohë, kur vetëm për një sharje të Shokut Tito, pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981), i haje më së paku pesë vjet burg në Idrizovë. Dhe, për dy javë i ndërpreva të gjitha takimet “artistike”, dhe ato takime rasti, përshëndetje në rrugë me Rrufjanin. Përedrisa, ai në një takim rasti do ta shfrytzojë momentin e vdekjes të Vëllait Madh për ngushëllime në rrugë, ku edhe i thashë vetëm kaq: faleminderit. Rufjanët, shëndoshë! Asnjë fjalë më tepër atë ditë. I barti me vete mbi shpinë edhe sot e kësaj dite të gjitha përndjekejt e papara policore, etikimet e partizanëve të partive politike: nacionalist, irredentist, terrorist, armik i shteti të “përbashkët”. Edhe, kur i harxhuan të gjitha këto pagëzime policore, nuk u mbeti asnjë nofkë tjetër, thanë: Është klloshar, pijnaec, i çmendur. Pavetëdije, se: Kulminicioni i mençurisë, është: ÇMENDURIA.

Realiteti, kur u ktheva në Shkup (1980): Qytet, ku e kisha kryer Shkollën Normale për mësues, pak gjurmë gjeta nga sistemi komunist. Shkupi Historik Shqiptar: Kalanë Dardane, Vardarin, Urën e Gurit, Parkun e Grave, ku verë e dimër e kaloja natën edhe ditën, pas disa viteve ikje në Prishtinë, kur Sot në Kalanë Dardane ndërtohej Kishë sllave. Një pjesë të Parkut Grave me dëllinja e kishin shndëruar në “Qendën Tregtare”. Shtëpinë e lindjes të Nënë Terezës e kishin mbuluar me beton rruge. Diskoklubet e natës, me cuca dhe miq pa përkatësi feje e kombëtare me muzikë jugosllave dhe botërore deri në agim, i kishin dalldisur me “tallava” turko - arabe me tekste në gjuhën shqipe e ritme dhe veshje të haremeve sulltanëve Turqisë.

Shkupi, pas viteve ’80 -ta, kur u ktheva unë me punë në Malësinë e Shkupit dhe shtëpi, kishte ndryshuar mjaftë në pamje dhe artitekturë. Gjelbërimin e parqeve dhe të rrugëve, përditë po e mbysnin ndërtesat (pallatet) pa plane urbanizuese, dhe bizneset partiake pa leje ndërtimi. Aspak, në politikën e “vëllazërimit - bashkimit”. Përmëkeq, nën nivelin e urbanizmit të sistemit famëkeq komunist. Arsim dhe kulturë, i cili sulm i paparë u bë edhe në këto hapsira arsimore e kulturore: Dygjuhësia. Puntorët e arsimit detyroheshin me dhunë orën mësimore ta shkruajnë në dy gjuhë: maqedomisht dhe shqip. Aspak, pa i vënë asaj ore mësimore se, në çfarë kushtesh pedagogjike mbaheshte, edhe pa mjete dhe përgaditje arsimore. Dënimet, për mosrespektimin e Ministrisë së Arsimit të asaj kohe ishin marramendëse me minstër arsimi, Savo Klimovski.

Dikushi i përqafoi masat “ligjore”. Dikushi, nuk i respektoi. Unë, asaj kohe si mësues: e zgjodha rrugën time dhiareve malore (1980). Orën e mësimit në ditar e plotësoja vetëm në gjuhën “maqedonase”. Atë, e kërkonin nga Unë si mësues shqiptar, dhe atë ua japja pa asnjfarë problemi. Edhe, kur më pyesnin me dyshim, pse vetëm në gjuhën “maqedonase”?! U përgjigjesha: Është gjuhë zyrtare e Shtetit të “përbashkët”. Punë tjetër, ishte ajo, se: Unë, si e mbaja atë orë mësimore në klasë, ballë për ballë dhe sy më më sy me nxënësit shqiptar. Shkaku, kryesor, që Unë pak më vonë me një letër paralajmëruese, adresuar Ministrisë së Arsimit, do t’ua bëj me dije: Përshkak, të politizimit deri në palcë të arsimit shqiptar, unë si mësues me shtatëmbëdhjetë vite përvojë pune në arsim, në Drenas (Drenicë) të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit (1995), jap dorëheqje si mësues në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav.

Përfundimisht, u ktheva nën Rrap si i papunë, dhe shkrimtar me profesion të lirë me pasurinë e Babait. Rrëzë, Kalasë Dardane. Tek, Parku i Grave. Vardari, lumë që ende rridhte si dikur nën Urën e Gurit. Po, jo mes shelgjeve siç e njihja unë atyre viteve si nxënës, dhe i bija not përmes dallgëve matanë bregut gjatë shkollës mesme, por sot mes përmendoreve më këmbë dhe kuaj me thika e pushkë për luftë.

Shkupi, pas viteve ’80 -ta kishte ndryshuar shumë, dhe pas ‘90 -tave edhe më shumë: Ende, e ruante me xhelozi Restorantin “Menada”, ku Unë shpesh e vizitoja me Gratë e mia besnike dhe miqtë e penës me përcjellje dhe roje të Policisë Letrare deri në orët e vona pasmesnate. E kishte “Parisin”, në Qendrën tregtare,  “Ognishten”, në podrumin e Hotel “Grandit” si mysafir I shpeshtë, dhe kur një ditë morën vesh se jam shqiptar, me forcë më përzunë me gjithë Miken besnike, në rrugë. “Biserin”, poashtu në anën shqiptare - breg të Vardarit. Strofulla dite dhe nate, ku Unë pas viteve ’90 -ta do t’i zëvëndsoj me Rrapin. Miken me Dy shtamba verë dhe Poezinë erotike. Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP. Miqtë e Penës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bota.

Manifestim Kulturor Tradicional Ndërkombëtar, i cili ende e vazhdon jetën nën Rrap, rrëzë Kalasë Dardane si manifestimi i vetëm i poezisë erotike, në Shkup. Takime Poetike Tradicionale Ndërkombëtare, të cilat nga Ministria e Kulturës në Shtetin e “përbashkët” edhe me ministra shqiptar pa asnjëfarë bagazhi profesional kulturor. Që, po t’u hysh në shtëpi si mik, i kanë edhe lugët dhe enët nga ari, po nuk e kanë as një libër në vitrinë, ende vazhdojnë ta “ndihmojnë” me 100.000 denarë (1.500 euro). Ndihma sa për sy e faqe, dhe qesharake kulturore. E, në anën tjetër: Shuma marramendëse parash derdhen për manifestimet e tyre partiake - “kulturore” të themeluar nga partizanët e tyre partiak, dhe familjarët e tyre “artistë” trusakatë, që nuk i njeh nëna e tyre, e ku më Katundi i Madh, rrëzë Sharrit Plak.

Partitë Politike, vijnë dhe shkojnë nga pushteti. Dhe, do të vijnë me dy këmbë edhe Nesër. Edhe, do të ikin me të katra nga pushteti në theqafje. Arsimi dhe Kultura, janë ato që mbesin me popullin. Vështirë vijnë dhiareve, por kurrë nuk ikin nga populli.

Shkupi, Sot: Është i kapur me të dyja duart për fyti nga partitë politike. Dje, nga Partia Komuniste. Sot, nga partitë Neokomuniste. Nuk dihet, kush hanë, kush pinë, kush jeton, dhe kush vdes në Shtetin e “përbashkët”. Edhe, më zi se në kohën e bashibozukve të Turqisë. Sot, para syve të institucioneve shtetërore, policisë finiansare, pariteve politike ndërtohen pallate biznesi, restorante, hotele mes parqeve të gjelbërimit.

Shteti i “përbashkët demokratik”, ka rënë në të dy gjunjtë politik: I “kërkon” pronarët e tyre përmes mjeteve të informacionit, dhe nuk i gjen dot as me polici. Ende, pa e rrënuar një objekt biznesi pa leje në mes të sheshit Shkupit, u lind tjetri në “Bit-Pazar”. Edhe, atë: para syve të Institucioneve të Shtetit “përbashkët”, policisë finiansare, partive politike.

Askushi, nuk i thotë ndalë këtij biznesi të pistë të partive politike, por kënaqen sesi lulëzon korrupsioni mesdite, në Shkupin Shqiptar?! Me siguri, edhe në qytete tjerë të Maqedonisë Veriut, korrupsioni është ngritur lugat. Ditën – natën, kur t’i teket na hynë nëpër shtëpia: I përplas dyert e shtëpisë, rrokullis tepsi nëpër dhomë, thyen enë, e rrëmben tinarin me tëlyen, nusen me pashterkë të kuqe, e ne nga frika strukemi nën jorgan.

“Menada” shqiptare, sot po na ringjallet lugat: Harem turko-arab para syve të partive politike shqiptare. “Pirini”, përballë Olimbisë me fëmijë në bark, gji, dhe prehër disa metra larg Filipit të Maqedonisë me grushtin lartë si xhaxhi Enver, brenda nate u gëdhi “musliman ehamdurila”. Rehat, hë për hë: është Aleksandri i Maqedonisë, cili për shkak të politikës “madhore” të partive politike shqiptare, ia zuri vendin Skënderbeut. Arsyeja, se: Partia Politike për Prosperiotet Demokratik, ashpër e kundërshtoi propozimin e partive politike “maqedonase”: që, në sheshin “Makedonija” të ngritet përmendorja e Skënderbeut. Jo, u çuan më këmbë politkanët shqiptar i madh dhe i vogël: “Maqedonasit”, duan të na e marrin Skënderbeun! Ashtu, siç na e morën Nënë Terezën. Punemadhe, le ta merrnin edhe Skënderbeun si Aleksandrin e Madh. Sot, me gabimin politk historik të partive shqiptare në pushtet, politikës tyre “patrtriotike” qorre, Skënderbeu prehet në “Bit-Pazar”, mes bërllokut dhe varrezave automobilistike.

Imzot, ky shtet i “përbashkët”, a ka institucione ligjore, që t’i thotë: Mjaftë, këtij biznesi të pistë partiak dhe familjar të partive politike në pushtet?! Biznesi i tyre “patriotik”, përditë po na e zë frymën, nuk kemi ku të ikim më larg, përveçse në rrugë dhe Turqi. Po, deri kur shqiptarët do të ikin nga shtëpia?! Vendlindja. Atdheu i tyre shekullor.

Vetë, edhe përgjigjem në këtë shkrim publicistik: Dihet, deri atëherë përderisa, nuk do t’ua japim rrugaçëve politik votën e shenjtë të popullit shqiptar. Sotpërsot, rruga e vetme demokratike, përmes së cilës këto trusakatë politik, mund t’i hudhim nga samari, që me vite na e kanë ngarkuar barrën mbi shpinë…

Restoranti “Menada”, i ndërtuar nga sistemi komunist, i cili sot gdhihet si harem turko - arab me Diellin me rreze, në Shkup…



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora