Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mirë që nuk u ngutem me Palestinën!
E diele, 16.08.2020, 02:41 PM
Mirë që nuk u ngutem me Palestinën!
Shkruan
Fahri Xharra
Asnjë
herë nuk më ka rënë të lexoj në shtypin
tonë për Baskët apo Katalonët e Spanjës
asnjëherë nuk e kam parë të shkruar që flitej për jetën e berberëve në Algjeri.
Kurdët as që i njoftim. Pse nuk është shkruar? Pse kemi heshtur? A duhet të
heshtim ?
“Sa
jemi të mëdhenj” për të kërkuar diçka të “madhe” në botë? (1)
Kohëve
të fundit (që sa vjet) filluam të
humbasim miqtë duike kërkuar diçka që nuk është as në interesin tonë e as nuk
kemi fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike që t`i rregullojmë “drejtësitë apo
padrejtësitë “ në botë. Ne duhet t`i jemi falënderuar perëndimit dhe Amerikës
që e rregulloi çështjen tonë , Kosovën shtet.
A
nuk kishte kundërshtime në botë për këtë hap historik që e ndërmorën Perëndimi
dhe Amerika ? sigurisht që po, bile edhe shumë . Por ato kundërshti a mos e
penguan rrjedhën e të planifikuarës ? Jo . Sepse ishte e vendosur nga fuqitë e
mëdha ekonomike , dhe ushtarake të botës. Të tjerët deshën e s`deshën në një
farë mënyre u “ pajtuan “ , dhe liria për Kosovën erdhi. E vetmja “ hakmarrje “
e tyre është që nuk po na njohin.
Të
kalojmë të Palestina me aspiratën për “
shtet të pavarur” në territor të huaj, anëtare e OKB-s e njohur nga qindra
shtete e cila që 20 vjet ngulë këmbë që Kosova nuk e meriton shtetësinë e saj,
se “është “ ngritur mbi “ tokat e Serbisë, dhe absolutisht ishte kundër njohjes
së Kosovës. Të njëjta fjalë i fliste edhe në Konferencën Islamike. Të kotë e kishte , ajo mendonte që
e ka përkrahjen e Rusisë , Turqisë dhe Serbisë e të tjerëve, por ata vetëm e
mashtronin me vetëdije të plotë se nuk e meriton Shtetin e saj.
Shqiptarët
e Kosovës të nxitur nga Turqia e harruan vetveten, dhe nguteshin me “përkrahje
“ verbale për Palestinën , me të cilën asgjë nuk fitonim dhe vetëm e rritshin
pishmanllykin e atyre që na ndihmuan.
Ne
ia japim vetë shumë lartë, e flasim të parën atë të fundit pa i llogaritur
pasojat. E harrojmë që para vetit e kemi një shtet me kredibilitet të madh në
botë. Nëse ju kujtohet, Kadareja thoshte
që Serbia në bisedë me perëndimoret na vendos në shkallën më të lartë të
terroristëve islamik , kurse në bisedë me vendet arabe- myslimane na paraqesin si kryqtarët e Europës.
Ju
merë mendja që Sudani do e njehë Kosovën
së shpejti ? Po, Venezuela? Lerë e mos te flasim për Kuben e Castros. A duhet te prishemi me SHBA-te dhe
ta përkrahim Chavez-in, (tashmë i vdekur ) në rrugën e tij të “drejtë”
socialiste me kusht që Venezuela të na njeh?
Diplomacia
është “zanat “që merret nga përvoja, trashëgimia, shkollimi dhe më
së shumti nga njohja e lëvizjeve ndërkombëtare dhe lëvizjeve
gjeopolitike dhe interesave gjeostrategjik të botës.
Po
flitet në qarqet tona se” jemi” me të Turqinë kundër Izraelit! Por
marrëdhëniet e Turqisë me SHBA - nuk do te prishen . E
vërtetë. Por a jemi ne aq të mëdhenj me ndikim e aq te fortë ushtarakisht që të
prishemi me shpëtimtarët? Nese Serbia i ka shprehur Abassit se do ta njeh
shtetin e Palestinës për ne çka ?
Mbani
diçka në mendje ,edhe sikur të gjitha shtetet Arabe dhe ato te tjera myslimane
të botës do ta kishin njohur Kosovën , a do e ndërronin mendjen Greqia, e Romania e Spanja Sllovakia e Qipro për të na njohur ?
Kishte
tentime nga ana e Shqipërisë për njohje të Palestinës , por mirë që nuk u
nguten
Lamtumira
nga shteti Palestinë
“Nën
ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në
aspektin diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një
humbës tragjik, ajo është Palestina, kështu shkruan Rainer Sollich në Deutsche
Welle dhe vazhdohet: Këtu shtrohet
pyetja, nëse Emiratet e Bashkuara Arabe në bisedimet e fshehta me Izraelin dhe
SHBA-në „nuk do të kishin mundur të arrinin gjë për vëllezërit e tyre palestinezë”.
Por me sa duket kjo nuk ka pasur shumë rëndësi për ta. Këto vende kanë të tjera
prioritete strategjike – gjoja solidariteti i tyre me palestinezët është
thjeshtë hipokrizi.
Kjo
është e padrejtë dhe e hidhur për palestinezët. Është si një tendencë e
pakthyeshme: Jo më Izraeli, por në radhë të parë Irani e gjithnjë e më shumë
edhe Turqia prej shumë vendeve arabe po konsiderohen si “ndërhyrës” të
rrezikshëm në rajonin e tyre. Shmangia e këtyre dy rivalëve ka prioritet të
lartë. Veçanërisht sa ka të bëjë me Iranin, Izraeli është për këto vende një
partner më i natyrshëm dhe më atraktiv: Izraeli është në nivel kryesues si në
aspektin ushtarak ashtu edhe në atë të teknologjisë. Po ashtu Izraeli e sheh me
të drejtë kërcënimin më të rrezikshëm ndaj sigurisë së vet prej Iranit dhe
aleatëve të tij në Siri, Liban, Irak, Jemen dhe në Rripin palestinez të Gazë .
E
vërteta është, se palestinezët e kanë humbur prej kohësh luftën e tyre kundrejt
Izraelit për një shtet të pavarur. Ky shtet sot as që nuk është më në agjendën
ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikën izraelite të vendbanimeve
hebreje, por edhe me ndryshimin e prioriteteve arabe dhe me presidentin e
SHBA-së Donald Trump që lufton për t’u rizgjedhur. Por kjo ka të bëjë edhe me
paaftësinë prej dekadash të udhëheqjes palestineze, për të zhvilluar vizione që
përtej protestave e dhunës të mobilizojë një mbështetje efikase ndërkombëtare
për interesat e veta.
Së
paku ky është në një farë mënyre edhe faji i vet palestinezëve, nëse tani në
Lindjen e Mesme duke anashkaluar interesat e palestinezëve po farkëtohen
aleanca të reja e me siguri që së shpejti edhe shtete të tjera, kryesisht nga
rajoni i Gjirit Persik mund të vendosin paqen me Izraelin. Për palestinezët ky
është një zhvillim tragjik – por për pjesën tjetër të rajonit sidoqoftë një
shenjë e mirë. “ e përfundon Deutshe Welle artikullin për Palestinën
Një
gjë për Kosovën , kujdes dhe ngutuni sepse mund të anashkalohen interesat për
Kosovën sepse po krijohen aleanca të reja në botë, e mos të përfundojmë keq e
si është më keq.
Fahri Xharra, 16.08. 20
Gjakovë