| E diele, 23.08.2020, 10:02 AM |
Në plazh
Nga
Edison Ypi
Kujtesa
nga Prishtina po puthet me një çam nga Janina. Berati nga Podujeva po ha me sy
një shkodrane me bel të hollë, vithe të rrumbullakëta, brekë të padukshme,
gjysmat e sisëve përjashta, flokë të lëshuara që ja merr era. Një lab nga
Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp Sarandës nga Suhareka. Vigjilenti
nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Vigan nga Mokra. Një krutan me mustaqe deri
te veshi i ka hy negociatave me ja bo mbesën për nuse Etnikut nga Theranda.
Labinoti nga Lipjani po bën muhabet duke tymos duhan të dredhur me një myzeqar
nga Guri i Gomares. Një Ares nga Starja po e bind një Agon nga Peja se baca
kurvi ishte më vrasës se serbi. Kushtrimi i Malishevës, Visari i Vitisë,
Gramozi i Gostivarit, Korabi i Tetovës, Berati i Kumanovës, Tomorri i Tuzit,
nuk e kanë problem se Dielli përvëlonjës po ua përzhit mishin e kurrizit.
Thonë; Sado me na djeg, nuk mundet me na ba keq Dielli i Shqypnis. Vlora nga
Istogu që flet e shkrun Shqip më bukur se krejt çikat e Shqipnis dhe Patrioti
nga Këlcyra kanë katër dit e katër net që flejn bashk. Flamuri i Drenicës shkon
vazhdimisht në banjë se e ka zënë barku. Qurrat që shpërthejnë nga hundët e
Dardanit pi Prizreni formojnë një ylber me ngjyra që e shkrin së qeshuri
Kadriun nga Dobërdalani. Haxhiu nga Samadrazha po i thotë një tepelensi se
komunistat duhen pjekur në hell me zjarr të ngadaltë. Duke u dridhur si fije
bari Lasgushi nga Vaksinca po i thotë një skraparlliu se shqiptarët janë rracë
superiore, bota mundet me u shkatërru por Poezia nuk vdes, Muharrem Qena është
këngëtar qiellor. Një pejane me shalë kilometrike po shetit topless buzë detit
duke i bërë kalimtarët ti ndjekin me sy hedhjet e sisëve të saj si publiku
topat e tenisit. Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në
fluturim.