Faleminderit
Tomë Mrijaj: Kolë M. Berisha hero i pamposhtur para torturave çnjerëzore serbe
E shtune, 15.08.2020, 11:48 AM
Kolë M. Berisha hero i pamposhtur para torturave çnjerëzore serbe
Nga Tomë
Mrijaj
Kolë M. Berisha krahu i djathtë i presidentit
dr. Ibrahim Rugovës
Vitet kalojnë dhe në kujtesën e freskët të
historisë së Kosovës, gjithmonë një vend të veçantë zë figura e patriotit dhe
personalitetit të shquar shqiptar Kolë M. Berisha, i cili, gjatë gjithë jetës së
tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret një heroizëm të veçantë, duke përballuar
ngjarjet e dhimbshme të historisë plot plagë tëatdheuttonë martir.
Me mikun tim të dashur Kolën për herë të parë
u takuam në vitin 1966 në shkollën Normale “Hysni Zajmi” të Gjakovës.
Ai ishte një djalë elegant, i dashur dhe shumë
serioz me të gjithë, fjalë pak e punë shumë, mik dhe shok besnik me të gjithë
atë që e kanë njohur nga afër.
Që asokohe dhe deri sot në jemi miq të njeri-tjetrit.
Pas përfundimit të shkollë së mesme, Kola, ka punuar disa vite si sekretar i
gjimnazit “Luigj Gurakuqit” në Klinë, dhe gjatë kësaj kohë jemi takuar disa herë,
ku kemi shkëmbyer mendime dhe ide mbi Kosovën, dhe fatkeqsitë që e ka pllakosur
atë në ato ditë. Kola ishte një patriot i flaktë.
Atë e kam takuar edhe gjatë vizitave të
shpeshta zyrtare, që ka bërë nëNew York, duke qenënënkryetar i LDK-së. Ai këtu
kishte dajët e tij.
Ai ishte në shtëpinë time këtu në New York,
me të cilin kemi folur gjatë për Kosovën. Kola, sa here që ka ardhur në SHBA,
ka vizituar edhe zyrën e Lidhjes së Tretë të Priztenit në Bronx,New York,
kryetarin e Lidhjes Ismet Ukë Sadik Berishën, të cilin e kishte bashkëvendas,
dhe mua siSekretar iPërgjithshëm iLidhjes.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova, shumë vite më
parë kishte organizuar një manifestim të madh, për përkujtimin e përvjetorit të
Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, ku, ai kishte ftuar shumë personalitete të
botë shqiptare nga të gjithë vendet e ndryshme të botës.
Midis tyre, me ftesë të posaçme nga
Presidenti dr. Rugova ishte edhe delegacioni i ynë i ardhur nga SHBA, në krye të
të cilës ishte kryetari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit Ismet Ukë Sadiku
Berisha dhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i saj.
Për ne ishte njëçast shumë emocionues, mbasi
Presidenca e Kosovës, vlerësonte shumë kontributin e Lidhjes së Tretë të
Prizrenit në SHBA (1962), e cila kishte bërë shumë përpjekje për çeshtjen e
Kosovës, përmes demostratave, peticioneve, memorandumeve, letrave dërguar
presidentëve në Shtëpinë e Bardhë, senatorëve, kongresmenëve etj.
Ditën e nesërme vizitën e parë në Prishtinë e
filluam me nacionalistin Kolë M. Berishën, në zyrën e tij si fuksionar i lartë
i LDK-së. Atë ditë mbas një bisede të ngrohtë dhe miqësore, Kola mua dhe
Ismetit na dhuroi nga një libër të tij, me titull: “Ditari i një izolanti”.
Gjatë bisedës sonë në zyrën e tij, në një
moment, unë i drejtohem mikut të vjetër të shkollës Kolës me shaka: “Pse kaq
shumë roje për udhëheqësit sot në Kosovën e Lirë!?” Pergjigja e tij ishte
buzëqeshja, e cila na la shumë për të kuptuar.
Gjatë një dite tjetër, të qëndrimit në
Prishtinë, ne pamëmë sytë tanëmakinën e presidentit të Kosovës dr. Rogovës, të
rrethuar nga shumë roje.
Ne, u shqetsuam shumë, kur pamë këtë skenë. Në
ato momente shumë të ardhur, që ishim vendosur në hotelin “Grand”, në ditët në
vijim, ku, kishim takime dhe darka pune të ndryshme,në të cilat na shoqëroi
edhe vetëPresidenti Dr. Rugova, Kolë M. Berisha dhe akademik Mark Krasniqi
etj., sërisht ne na u krijua një përshtypje e pakëndshme, se diçka nuk shkonte
në Kosovëne lirë.
Këto skena me truproja, kërkojnë shumëshpenzime
financiare, të cilat rëndonin shumë ekonominë e shkatërruar dhe tëlodhur të
Kosovës, që sapo kishte dalur nga lufta e saj për liri. Kosovën e lamë me zemër
të thyer.
Një ditë në shtëpinë time
Në shtëpinë time, një ditë erdhi për vizitë
miku i familjes Ukë Gjoka, i cili, për disa vite ka punuar si profesor i gjuhës
angleze në gjimazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës.
Uka kur e pa në bibiotekën time librin: “Dirari
i një izolanti”, me autor Kolë M. Berishën, iu mbushën sytë me lot.
Unë e pashë në sy, se ai ishte prekur thëllë
dhe mbasi e mori vetën e pyes Ukën. Ai filloi të rrëfej: “Një ditë mbas
orarit të mësimit me shumë kolegë të gjimnazit,ishim nisur për të pirë një kafe
sëbashku dhe biseduar për gjendjen e vështirë të atyre ditëve, që po kalonte
Kosova e jonë, në mesin tonë ishte edhe sekretari i saj Kolë M. Berisha, para
se tëmbërrijmë në qendër tek udhekryqi, pamë disa policë serb. Njeri nga kolegët
tha:“Pse kaq shumë policë aty!!!”
Kola, duke e ndjekur nga afër situatën, që u
krijua ai menjëherë tha: “Policët nuk kanë punë me ju, por vetëm me mua.” Dhe
ashtu ndodhi.
Policët, sapo u afruan tek ne, u drejtuan
menjëherë drejt Kolës në mënyrë agresive dhe filluan me shkopinj që kishin në
duar ta qëllonin papushim në trup. Ata vetëm e qëllonin pa ditur se ku i binin
atij.
Kola, i gjatë qëndrote stoik. Trupi i tij u
nxi nga shkopinjt e gomës dhe shqelmat e mallkimet me fjalë banale që përdorinin
policët…
Ai kishte vendosur dy duart në mbrotje të kokës
së tij dhe gjatë gjithë asaj kohe deri qëështë rrëzuar përdhe.
Ne, asokohe në atë skenë makrabre të krijuar
nga policët mizorë serb, jemi ndier shumë keq, sepse nuk ishim në gjendje ta
ndihmonim shokun tonë Kolën.”
Kulla apo shtëpia e tij në Klinë, është e
para qëështë goditur nga breshëritë e plumbave të çetnikëve serbë, e cila edhe
sot është e pabanueshme dhe ka gjurmët e plumbave dhe nuk banohet nga askush.
Ajo është një dëshmi historike e dhunës policore serbe, ndaj shqiptarëve dhe
shtëpive të tyre.
Miku im Kolë Berisha, prej shumë viteve nga
plagët që ka marrë gjatë asaj periudhe të vështirë, gjendet sot i sëmurë në shtëpinëë
tij në Prishtinë, nën kujdesin e vijueshëm të familjes së tij të dashur.
Më vjen shumë keq, që prej shumë vitesh, për
patriotin e shquar Kolë M. Berisha, askush nuk ka shkruar asnjë rresht përkujtimi
të historive të tij plot plagë, kur të gjithë e dijnë se ai ishte edhe kryetar
i Kuvendit të Kosovës, lider kryesor i LDK-së, miku dhe krahu i djathtë më i
ngushtë i Presidentit dr. Rugovës.
Dhimbjet e Kolës janë plagët e përgjakshme tëtë
gjithë shqiptarëve
Një vepre të kompletuar si: “Ditari i
një izolanti”, shkruar nga atdhetari i shquar Kolë M. Berisha, është e
vështirë t’ibëhet një parathënie, sepse nuk mund t’i bësh ndonjë interpretim
ose koment, të japësh ndonjë meditim apo shtosh fjalë pa rënë në përsëritje të
atyre çfarë ka thënë vetë autori, sepse ai ka rrëfyer me sinçeritet gjithçka, që
mund të thuhet rreth lëndës, që ka trajtuar me një vërtetësi absolute.
Aty tregohen deri në hollësitë më të vogla të
gjitha vuajtjet fizike dhe shpirtërore, traumat dhe streset psiqike, që pësoi “izolanti”
dhe jo vetëm ai, gjithë asaj periudhe afro tre mujore të atij “izolimi
arbitrar”, që në fakt nuk ishte një “izolim”, por një burg i vërtetë.
Prandaj edhe unë nuk do t’i bëj ndonjë parathënie
këtij libri, gjë të cilën ia ka bërë vetë autori me shkrimin “Në vend të
hyrjes”, por dua të them vetëm dy fjalë, duke theksuar fort me plot gojën,
se kjo vepër nuk është thjesht një “Ditar” i zakonshëm kujtimesh e
ngjarjesh të kaluara, që lexohen dhe harrohen shpejt; por është njëakt-akuzë,
që të ngulitet thellë në memorie e të lë mbresa të paharruara për gjithë jetën;
është njëakt-akuzë më e fuqishme, që mund t’i bëhet diktaturës serbo-komuniste
të Millosheviqit, për urretjen psikologjike dhe për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë
shqiptare të Kosovës, jo vetëm për atë periudhë tre mujore,por edhe gjatë
sundimit të diktatorit Millosheviq gjatë një shekulli të tërë.
Kjo urretje e pakufishme e brumosur për
dekada me radhë në shpirtin serb ndaj popullit kosovar, për të vetmin faj se ai
është një popull autokton në trojet e veta, i ka rrënjët pikërisht në
faktin e qënies së tyre të vetëdijshëm, sepse sipas serbëve ata janë si mish
i huaj në atë tokë, të cilën e zaptuan dhe e mbajtën me dhunë.
Prandaj, autoktonët duhet të shfarosën
ose të detyrohen të largohen me dhunë, që Kosova shqipare të bëhet plotësisht
pronë e përjetshme e tyre. Kjo është filozofia shoviniste serbe.
Pikërisht, këtu qëndron edhe vlera e këtij “Ditari
i një izolanti”, i cili, duhet të ruhet përjetsisht si një dokument dhe
provë e gjallë, për të gjitha ato krime monstruoze të ushtruara nga përbindshat
serbë mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, me qëllim që mostë harrohen dhe kurrë
të mos përsëritet më?kjo histori e dhimbshme.
Dhe këtë mësazh kaq human, jam i bindur se z.
KolëM. Berisha, ia ka dalë ta përçojë me sukses në zemrat e çdo lexuesi e veçanërisht
të rinisë e popullit kosovar.
Si shok i tij, shqiptar e si kosovar, e përgëzoj
me gjithë zemër e mirënjohje të thellëpër këtë vepër edhe pse ndodhem mijëra
kilometra larg Atdheut dhe Kosovës sime të dashur.
Kryetari i Kuvendit te? Kosove?s, Kole? M.
Berisha, duke pritur kryetaren e Kuvendit te? Shqipe?rise?, zonje?n Jozefina
Topalli
Kryetari i Kuvendit te? Kosove?s, Kole? M.
Berisha, duke peruruar Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës, një project i mbështetur
nga Biblioteka Kombe?tare dhe Universitare.
Kryetari i
Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, një prej figurave të rëndsishme të LDK-së
gjatë viteve të 90-të dhe pas luftës një kujtim i paharruar medr. Ibrahim Rugovën.