Kulturë
Albert Habazaj: Elegji për Albanin e Odisesë
E hene, 20.07.2020, 05:18 PM
ELEGJI PËR ALBANIN E ODISESË, DJALIN E MIKUT TË MIRË
-nderim
26 vjeçarit të përjetshëm Alban Odise Çaçi-
Nga Albert Habazaj
1
Nga 23 qershori nëndëqind e
tetëdhjetë e një,
akoma pa kapluar mijëvjeçari i parë,
një zambak i bukur që shok s’kishte
më
lulëzonte çdo fillim vere aq hijshëm
e krenar.
2
E bukur, e hijshëm e krenar dinjitoz
lulëzoi Albani njëzetegjashtë herë
beharisht,
kur pamëshirshëm i turret fati
kapriçoz
e godet Odisenë në dritë të syrit
barbarisht.
3
O njerëz të mirë, ç’dreq Shën Mëri është
Shën Mëria?
Kur Albani i Himarës vdiq me Shën
Mërinë në xhep,
atë ditë nuk ndezi si zakonisht
dhjetë qirinjë,
ndezi 11, ndoshta dhe për Albanin
vetë.
4
O të mirët e mi, çfarë t’ju them më
tepër?
Pse na qëllon fati me rrufe pa
pushim?
Më thoni si Albani kush qe meteor
tjetër
që u çel me ndriçim e iku si vegim.
5
Një çerek shekulli frymë edhe kulturë
bëri në këtë jetë Albani i Odisesë.
Një lastar i gjelbër sa Albani nuk
vjen kurrë,
Albani mbetet ikonë e trëndafilit me
vesë.
6
O mirësi, ku e ke origjinën tënde,
më thuaj të lutem, të lutem si
Krishtit,
Alban Odise Çaçi është refren i
freskët kënge,
pse u soll halldupçe me të djepi i
hiçit?!
Vlorë, 23.09.2008
ALBERT REXHEP HABAZAJ
Shënim:
Kjo elegji është
thurur me lot e kurajë nga shoku e miku im Albert Abazi [Habazaj], me banim në
Vlorë e me origjinë nga Tërbaçi i madh i Labërisë trime, kushtuar djalit tonë
Alban Çaçi. Origjinali ndodhet në arkivin e familjes Odise Çaçi me shkrim dore.
Mirënjohje, Odise ÇAÇI