| E merkure, 15.07.2020, 06:53 PM |
VAJTIMI I BURRAVE PILURJOTË
Sprovë
Nga
Timo Mërkuri
Në datën 10.07.2020 vdiq në moshën 62 vjeçare Thoma Çipa nga
Piluri. Vdekja ndodhi në mesnatë dhe në mëngjez familja hapi mortin sipas
traditave pilurjote, pavarësisht se i ndjeri ndodhej familjarisht emigrant në Patra të Greqisë
prej disa vitesh dhe në çastet e mortit pilurjotët e pranishëm ishin të pakët.
Sipas traditave të herëshme pilurjote, vëllai i të ndjerit, Polo Çipa zuri
vajin në dhomën e burrave ku i ligjëronte të vëllait:
O Thoma o vëlla,o Thoma
Ylli që dil nësaba, o vëlla,
Po ç’ishte këjo hata, o vëlla
Plag e rrëndëe dot se mba, o vëlla,
Bota na kishte sevda,[1]
o vëlla
Seç ma theve njërin kra’,oooovëllaaaa!
1-Teksti i mësipërm vajtohej mes ngashërimeve
e lotëve, pavarësisht se në dhomën tjetër gratë kishin zënë vajin me kujë e
ligjërime. Mosha e të ndjerit, që s’kishte qasje me vdekjen, vdekja e ndodhur në
kurbet larg njerëzve të afërm e të dashur, larg
bashkëfshatarëve, miqvedhe të njohurve e shtonin zezonën e ligjërimeve të
grave, por pavarësisht kësaj, vajtimit të Polo Çipës për të vëllanë i
rezervohej vëmëndja dhe radha e nderit. Kjo vëmëndje dhe ky nderim vinte jo nga
fakti i vlerësimit të tekstit apo “bukurisë[2]”
së vajtimit. Shkaku ishte tjetër, vajtimi i Polo Çipës ishte “vajtim i
burrave”, një rit mortor tepër i hershëm shqiptar, që në vise tëtjera është
haruar, madje edhe në shumë fshatra të krahinës së Himarës nuk praktikohet më.
Vetëm nëPilur ky zakon ka rrënjë të
thella në kohë e të gjëra në praktikim, si ai rrapi në mes të fshatit, ndaj dhe
erërat e modernitetit i rrëzojnë gjethet e i thyejnë degë, por rrënjët nuk ja
shkulin dot.Rrastet e ralla ku zbatohet ky rit, misteri që buron nga hershmëria
e tij si dhe qasja me “gjamën
e burrave” janë më se të mjaftueshme për
të tërhequr vëmëndjen e studiuesve të dokeve zakonore shqiptare.
2-Në dukjen e parë, riti i “vajtimit të
burrave” duket se bie ndesh me formulimin zakonor sipas të cilit “burrat nuk
qajnë”. Këtu ndoshta duhet të sqarojmë dallimin midis kuptimit të foljes “qaj”
me foljen “vajtoj”, të cilat në dukje të parë janë identike por që në kuptimin
zakonor janë shumë të ndryshme me njera tjetrën
Të “qash” do të thotë të nxjerrësh apo
të lehtësosh me klithma e lotëdhimbjen tënde fizike apo shpirtërore tëshkaktuar nga ndonjë goditje e jashtëme, e
cila të ka lënë plagë në trup apo shpirt. Përkundër kësaj, të “vajtosh” do të
thotë që dhimbjen tënde (vetëm) shpirtërore, nëpërmjet vajtimit me ligje, ta
shndrosh në lartësim të personit, vdekja e tëcilit ta shkaktoi këtë dhimbje. Vajtimtari nuk ka
plagë fizike që të ndikojnë në dhimbjen e tij, veç atyre që i shkakton vetes në
zbatim të ritit mortor, si goditje me grusht gjoksit apo cënim i fytyrës e kokës.
3- Vajtimi i burrave në Pilur ështe një
rit dhe praktikim i zakonshëm në çdo mort,. Ndryshon itensiteti emocional i
vajtimeve i cili varet nga mosha e të ndjerit, mënyra e vdekjes së tij dhe nga
aftësia e talenti i vajtuesit. Nëkëtë
kontekst, vdekja e një të riu
vajtohet me gjëmë e logori me ton të lartë.përkundër vajtimit të “shtruar” në
vdekjen e një plaku. Kështu, vdekja nga
një vrasje apo fatkeqsi e menjëherëshme
ka një ngarkesë emocionale më të madhe se sa vdekja e një të sëmuri që
ka lënguar në krevat muaj e vite me rradhë etj.
Ajo që duhet theksuar është fakti se çdo shtëpi[3]
që ka patur mort, ka përjetuar “vajtime burrash” krahas ligjërimit të grave.Thjeshtë,
në mes të ceremonisë mortore, në mes të dhomës së burrave, tepër natyrshëm, një
burrë i familjes ngrihet në këmbë ose ulet në mes të dhomës e zë vajin me ligje
për të ndjerin. Pasi vajton fillimisht në dhomën e burrave, niset me vaj në buzë
në dhomën e grave, të cilat e rritin itensitetin dhe tonalitetin e vajtimeve të
tyre, duke dramatizuar skajshëm situatën.
Është tepër i zakonshëm ky moment në
mortet e fshatit tim. I pazakontë do të konsiderohet mungesa e këtij vajtimi.
4- Në pamje të parë duket se vajtimi i
burrave është një vajtim vetmitar, një vajtim i vetmuar, vajtim i një njeriu të
vetëm dhe për pasojë,është një shmangie e traditës së të vajtuarit kolektiv të
popullit tonë. Kështu duket në pamje të
parë.
Në familjet pilurjote,“vajtimi i
burrave” nuk është vajtim i një burri të vetëm. Këtë vajtim mund ta nisë një
burrëi familjes, por natyrshëm mund ta shoqërojë dhe një apo dy burra të tjerë
të familjes ose burraqë kanë ardhur për ngushëllim
nqse ata e përdorin këtë rit, dmth nqse dinë të vajtojnë. Kur themi që “e shoqërojnë
një apo dy burra të tjerë të familjes” nuk “fshihemi” pas rasteve kur të gjithë
djemtë vajtojnë bashkërisht prindin e vdekur, por flasim për bashkim në vajtim tëfamiljarëve dhe burrave
miq e dashamirës që kanë ardhur për të bërë zakonin (ritin) mortor të përcjelljes
së të ndjerit apo të ngushellimit familjarëve.
Le ta shohim nga një këndvështrim tjetër
këtë rit zakonor: kur pilurjotët shkojnë për ngushëllim[4],
ata nisen si grupe burrash[5]
dhe në momentin që afrohen rreth pesedhjetë metra pranë shtëpisë së mortit,
nisin “vajtimin e burrave”. Në këtë vajtim ata
përmëndin cilësitëpozitive të të
ndjerit, miqësinë e tyre me atë dhe
dhimbjen e tyre për vdekjen e tij. Këtë vajtim e bëjnë të gjithë bashkë,
në formë kolektive, nën një rregull të pashkruar, sipas të cilit njeri prej
tyre ligjëron vargun e parë dhe grupi e shoqëron me “iso” vajtimi dhe me
goditje të gjoksit me grushte e gjeste të tjera. Ky fakt është dëshmi e pakundërshtueshme
e përjetuar, prej nga nxjerim konkluzion se edhe “vajtimi i burrave”, njësoj si vajtimi i grave është formë e
vajtimit kolektiv e popullit shqiptar.
5-“Vajtimi i burrave” të Pilurit ka
qasje me “gjamën e burrave” në krahinat e veriut dhe me vajtimin e Lekë
Dukagjinit dhe të ushtrisë shqiptare në sheshin e Lezhës, ditën e vdekjes së
Gjergj Kastriotit.Aty Lekë Dukagjini doli para ushtrisë, ra në gjunjë, goditi
tokën me pëllëmbën e dorës së djathtë, pastaj goditi gjoksin me dy grushta
njeri pas tjetrit, u ngrit në këmbë dhe me gjeste vetëdëmtimi nëfytyrë hodhi një
hap përpara dhe nisi të shqiptonte formulë
dhimbjeje për vdekjen e “atit, të prijësit, të zotit të Arbërisë” dhe se
“tani ata mbetën jetim” etj. Pas shpinës sëtij, gjithë ushtria shqiptare përsëritëte
lëvizjet, gjestet e fjalët e Lek Dukagjinit, i cili pastaj bënte lëvizjen e dytë
duke rënëprapënë gjunjë e duke goditur përsëri tokën, për tu ngritur prapë dhe
duke ecur në këtë mënyrë drejt Katedrales, ku ishte trupi i Skënderbeut..
6-Disa studiues, këtë ditë e quajnë si
ditën kur filloi të përdorejzakoni “gjama e burrave”. Vlerësimi i ditës së
vdekjes së Skënderbeut si dita kur filloi përdorimi i ritit të “gjama e
burrave”është njësoj si të shohës në një pemë molle një kokërr mollë në degën e
lartë, të hipësh e ta këputësh dhe duke e ngrënë të thuash se…pema e mollës sot filloi të
ritet. Vetkuptohet qëështë gabim llogjik pasi normalisht mund të thuash se ditën
e sotme këputa dhe hëngra kokrën e parë të mollës të kësaj peme por jo se mqse
ti hëngre mollën e parë, atëherë filloi të ritet pema e mollës..Historianët kanë
parë dhe kanë marë “kokrën e mollës”
(Vajtimin e Lekë Dukagjinit) por pema e mollës (riti mortor, pjesë e kodit
zakonor) ishte mbjellur me kohë dhe ishte ritur e kishte prodhuar kokra me kohë.
Konkretisht riti i “gjamës së burrave” ishte futur në
Kanun (Kanuni i Lekë Dukagjinit) pasi ishte debatuar në Kuvendin e Dibrës qysh
në gjallje të Skënderbeut.
Ndërkohë ka një anë tjetër negative cilësimi
si datlindje e këtij riti dita e vdekjes së Skënderbeut. Riti i “gjamës së
burrave” është “binjak” me ritin e “vajtimit të burrave”. Dikur ka qënë i njëjtë
gjer në imtësi[6] si dy
degë të një peme, por ndryshimet mes krahinave si pasojë e zjarrit të
pushtuesit dhe ngricës së robërisë turke, bëri që njërës degë të mos i ritet
filizi apo tjetrës ti përzhiten gjethet, duke pësuar ndryshime dytësore mes
tyre,. Kështu “vajtimi i burrave” ndryshon nga “gjama e burrave” se te “vajtimi
i burrave” kemi vajtim me ligje ndërsa te “gjama e burrave” kemi vetëm shqiptime
të formulave të caktuara me kanun. Nuk është shumë e vështirë që një ligjërim
vajtimor të ngurtësohet në një formulim vajtimi ose anasjelltas, një formulim
vajtimi të shpërthejë në ligjërim si ujrat e përenjve malorë kur shkrin dëbora.
Gjestilacionet janë gati të njëjta, vetkuptohet që kanë ardhur duke u zbutur në
kohën tonë. Në thelb, të dy ritet janë
akoma identike, pavarësisht se duken si
dy degë peme pas një zjarri, sepse i ushqen e njëjta rrënjë peme. Këto rite, për
nga identiteti, janë rite mortore të herëshme shqiptare, parailire dhe
ushtrohen kolektivisht.
7-Ndërsa themi se riti i vajtimit
kolektiv është një rit parailir, duke e cilësuar datën e vajtimit të Lekë
Dukagjinit si datë e lindjes së ritit mortor të “gjamës së burrave” ne e afrojmë
datlindjen e këtij riti mortor në mesjetë, duke i mohuar epoka jete.Dhe po të
shohim se “vajtimi me ligje” është burimi i këngës sonë iso-polifonike si shumëzërrësh
popullor, duke shkurtuar kohën e ekzistencës së këtij riti vajtimor, ne
shkurtojmë padrejtësisht edhe kohën e
jetës së këngës sonë. Pra, me “një të rënë të lapsit” fshijmë epoka të tëra
historike dhe kulturore të popullit tonë duke rënë në kurthin e tezave se
“shqiptarët janë të ardhur von në ballkan”.
8-Doket tona zakonore, ritet mortore, këngët
dhe vetë historia e jonë nuk ka filluar në mesjetë, sado e lavdishme të jetë
epoka që cilësohet. Mesjeta është një kapitull i historisë sonë me sukseset dhe
disfaktat e saj, por historia e jonëështë një libër me shumë kapituj, leximi i
të cilëve është detyrë dhe detyrim para se të nisim të shkruajmë për tema të
tilla madhore, që konfigurojnë tiparet e kombit tonë.
9-Normalisht që lind pyetja se si
shpjegohet që ky rit kaq i hershëm i ka mbijetuar trysnisë së pushtuesit turk për
pesëqint vjet në Pilur dhe në disa fshatra të veriut, ndërsa është “fshirë”,
“djegur” apo haruar në fshatra dhe krahina të tëra të vendit tonë. Pyetja është
shumë e drejtë dhe llogjike por ne duhet të zgjerojmë hapësirën e shpjegimit për
të gjetur arsyen.
Ritet mortore lindën në shoqërinë
shqiptare në kohën e konsolidimit të familjes bashkë me disa rite e doke e
norma të tjera tipike si “besa”, “nderi i motrës”, “shënjtëria e nënës” për tu
vijuar me këngën “shumëzërrëshe popullore”, “martesat jashtë fisit”etj të cilat
ishin si kromozonet e AND të etnitetit tonë. Mbi bazën e tyre u krijua etniteti
ynë i cili kishte një unitet origjine në tërësinë e tij.Ky krijim zgjati në
disa epoka dhe nuk u bë për disa shekuj.
Pushtimi turk ishte si një zjarr që
dogji e preu çdo degë peme, por ky zjarr nuk i përfshiu disa krahina e fshatra,
që për arsye të ndryshme gëzuan një farë autonomie nga pushtuesi, përfshi këtu
edhe besimin fetar të krishterë..Të tilla ishin krahina e Himarës, Mirdita dhe disa zona të
tjera veriore ose të disa fshatra të thella malore. Në këto krahina jeta
vijonte sipas dokeve zakonore shqiptare dhe besimit kristian. E cilësojmë
besimin kristian sepse në krahinat e tjera shqiptare që pranuan ndryshimin e
fesë (për çfardo arsye), në ritet e jetës së tyre (si ritet mortore, dasmat
etj) u futën normat zakonore myslimane,
të cilat nuk i linin hapësirë riteve të herëshme shqiptare. Në këto krahina
autonome jeta vazhdonte sipas kodeve të herëshme zakonore shqiptare, të cilat
ruheshin me konservatorizëm, që në fakt shpëtoi shumë doke e zakone të vjetra,
duke mbajtur të pastër identitetin shqiptar të banorëve.
Piluri është fshat malor, me popullsi
autoktone të vendosur aty qysh në antikitetin e herëshëm, fshat luftëtarësh me
besim kristian ortodoks dhe doke e zakone të herëshme që lëshojnë “filiza” dhe
në ditët tona. Pushtuesi turk e ka masakruar dhe e ka djegur çdo shtëpi
por zjarri i tij nuk i dogji dot “rrënjët
e pemës” të riteve zakonore të herëshme
që vazhdojnë të ushqejnë filizat e rinj me të njëjtin ushqim.
10-Riti mortor i “vajtimit të burrave”
në rastin tonë nuk u bë në Pilur por u bë në Patra të Greqisë, ku kishte
emigruar familjarisht i ndjeri, bashkë me prindërit. Duke e ballafaquar me
rastin e “gjamës së burrave” që ju bë Martin Camajt në fshatin e tij, ku
familja organizoi ceremoninë e “gjamës së burrave” mbirrobat që poeti pati dërguar
paraprakisht nga Gjermania, duket se ka një shmangie të kodit zakonor në rastin
pilurjot.
Martin Camaj, shkrimtari dhe albanologu
i shquar shqiptar. që kaloi një pjesë të mirë të jetës në Gjermani me një
karrierë të ethshme akademike, ku dhe ndërroi jetë më 1992, është vajtuar me “gjamë
burrash” në familjen e tij, ku ai edhe është vajtuar me lot e kujë prej grash e
burrash njëherësh, duke qëndruar i pajetë para tyre në shtëpinë e lindjes, jo
me trup por me kostum.
Vajtimi mbi petkat e Martin Camaj është
bërë sipas konceptit që“morti bëhët në shtëpinë e të ndjerit”, pavarësisht se
ku vdes ai. Kështu u është bërë morti në Shqipëri mijra e mijra nizamëve
shqiptarëqë janë vrarë nëpër luftërat turke shkretëtirave të Arabisë dhe kanë qënë
të pranishëm në shtëpitë e tyre vetëm me shpirt, si zogj të bardhë ardhur nga
larg..
Në rastin tonë, vdekja ndodhi në Patra
të Greqisë, ku i ndjeri kishte shtëpinë dhe familjen e tij bashkë me prindërit.
Shtëpia në Patra, pavarësisht me qera, e blerë apo e ndërtuar prej të ndjerit,
ku banonte ai vetë me familjen dhe prindërit,plotësonte kuadrin e formulimit “shtëpi dhe familje” që
kërkon riti mortor. Piluri mbetet thjeshtë fshat i origjinës, aty pas mjegullës,
me dritaret e shtëpive të braktisura që lotojnë vesë mëngjezeve .
[1]Ka kuptimin…Bota na
kishte zili…
[2] Vajtoi bukur… themi për
ndonjë vajtore që vajton me tekst të
arirëdhe zë të bukur (melodi) vajtimi.
Thuhet ndryshe dhe…me lloj vajtimi.
[3]Në përmbledhjen time
“Ku hardhia pikon vesë” me këngë, vaje e bejte pilurjote, botim I MILOSA Sarandë 2012 kam publikuar disa vajtime të tim eti për
vëllain, nënën dhe xhaxhain tim, kështu që nuk është nevoja ta zgjeroj listën e
vajtimeve të burrave në këtë shkrim.
[4] …nëpër fshatra të tjera , larg vendbanimit të tyre.
[5] Natyrshëm që kanë marrë dhe gra me vete, por
ne flasim për ritin e burrave.
[6] Në vajtimin e Skënderbeut
veç ushtarëve dukagjinas apo krutanë, ishin edhe ushtarët himariotë dhe epirotë
të cilët bënin ritin e “vajtimit të burrave” apo “gjamën e burrave” njëherësh
me pjesën tjetër të ushtrisë.