| E marte, 14.07.2020, 06:20 PM |
HOMAZH,
SHKOI NË PËRJETËSI
BASHOR GEGË BUZHALA
(19 mars 1948-11 korrik
2020)
Nga
Prend Buzhala
Shkoi
në përjetësi Bashor Gegë Buzhala (19 mars 1948-11 korrik 2020). Jo vetëm për
familjen e ngushtë e të gjerë, por për lagjen e vëllazërinë Buzhala (Çabiqi,
Klinë) ishte lajm i pikëllueshëm ndarja nga jeta. E ka njohur një rreth i gjerë
miqsh e qytetarësh jo vetëm nga komuna e Klinës, por edhe më gjerë. Ishte i
afërt, me të gjithë, i nderuar dhe i gatshëm për të ndihmuar.
Ishin
të paktë ata që dikur shkonin në shkollë të mesme. Bashori ishte ndër të parët
e këtij fshati që kreu shkollën e mesme ekomomike në Gjakovë. Punësohet në
Zyrën e Vendit në Ujëmirë (Klinë), ku edhe jetoi për disa dekada. Këtë
përkushtim për arsimim ai e tregoi edhe më vonë, në ndihmë të të tjerëve.
Në
secilën kohë ndau përkushtimin e fatin e tij me atë të popullit. Prandaj i jemi
mirënjohës. Në kohën kur po sulmohej autonomia e Kosovës, ai ishte deputet i
Kuvendit Komunal në Klinë dhe me deputetët shqiptarë organizojnë seancat jashtë
ndërtesës komunale, për të mos e njohur pushtimin serb dhe për ta vazhduar
jetën institucionale si komunë.
Gjatë
gjithë viteve '90 gjendet në veprimtaritë e lëvizjes nacionale politike të
rezistencës, qoftë si njëri ndër drejtuesit e SHFB "Nëna Tereze" në
Klinë, qoftë si veprimtar polik i partive politike, si ajo liberale,
demokristiane etj.
Që
në fillim të viteve '90, kur po okupoheshin edhe institucionet lokale, ai nuk
pranoi ta hiqte flamurin shqiptar nga objekti i Zyrës së Bashkësisë Lokale të
Ujëmirit dhe përjashtohet nga puna. Ishte i vetmi ofiqar që largohet në fillim
nga puna. Mandej do të pasojnë përndjekjet e thirrjet e panumërta në polici
(meqë në atë kohë përcillja informacione për gazetën
"Bujku"/"Rilindja e QIK-un, ishin 13 këso arrestimesh e
bastisjesh vetëm më 1990).
Do
theksuar se prindërit e tij, babai Gegë Buzhala dhe nëna Mane Buzhala, qenë
vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999, vetëm pse nuk pranuan të dilnin
nga shtëpia. I vranë e i dogjën soldateska serbe.
Personalisht,
i jam mirënjohës për bashkëpunimin që kishim në shumë lëmi të jetës e
gatishmërinë e tij për t'u gjendur afër në çastet e vështira.
Ngushëllime
familjarëve, të afërmve dhe rrethit të gjerë.
Pushoftë
në paqe!
I
përjetshëm qoftë kujtimi për të!