Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Rënkon Nënëmadhja

| E merkure, 08.07.2020, 04:36 PM |


Vladimir Shyti

Rënkon Nënëmadhja

Dielli u rrëzua tutje mes malesh,

Kafen gjerb nëna pranë votrës,

Vendi u fsheh në gjirin e natës,

Endërrat zbritën ngadalë,

Që t'u sjellin njerzëve parajsën.

Zbardh mëngjezi,

Nëna pa buzëqeshje në fytyrë,

Pranë votrës me lotë të patharë,

Vegimin e ëndërrës vazhdon të jetojë,

Megjithëse tashmë ka mbaruar,

Por,nata s'po largohet, pa ëndërra,

C'është kjo mjegull që na ka mbuluar?

Një zog krejt i qullur,në gju të nënës,

U tremb nga trillet e qiellit,

Apo,dëshiron përkëdheljet e nënës,

Apo kërkon lirinë e shpirtit,

Nënëmadhja s'ka më lotë,

Zemra e saj,hapsirë e pafund,

Burim pa shterje,ëmbëlsi pa kufi,

Nuk caktohen ledhatimet e saj,

S'kanë masë të ngrohtat fjalë,

Kohë e vështirë,plot lagështi,

Por,ajo jeton në pafundësinë e ujrave,

Në mbretërinë e mërmërimave blu,

Dhe sikur dikush ta krahasonte,

Të gjithë do të pohonin:

Sa krahësim i vogël,tepër pa vlerë.

Pemët kanë gjelbëruar kurorat,

Nëna u vështron gjethet,që bien në vjeshtë,

-Po përse bien në çdo kohë!?

Braktisin ëndërrat,u mbulon pluhuri harresës,

Mbulohen nga balta e kohës,

Zbardhen nga pluhuri harresës,

Fshihen në flokët e erës,

Dhe nëna rënkon,

Pret me mall rikthimin e pranverës.