E diele, 22.12.2024, 05:41 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Shqipëria është gjaku im që nuk falet

E enjte, 02.07.2020, 08:33 PM


SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

“Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër.” – gjyshi im.

***

Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët në bashkëpunim me tradhtarët e vendit, me ndihmën e përçarjeve midis shqiptarëve përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.
Le të përkujtojmë lavdinë e së kaluarës dhe begatinë e kohëve të perënduara, të vihet kombësia mbi dallimet partiake, krahinore e fetare, të përshkruhet gjendja e mjerueshme e asaj pjese të kombit tonë nën okupim dhe të dalin qartë rreziqet që i kanosen Shqipërisë Etnike, të cilën populli i saj do ta mbroj me çdo kusht, të tregohen mundësitë e plota të një të ardhmeje të lumtur në një atdhe të ribashkuar të lirë e të përparuar.
Bëjë thirrje që mediumet serioze të botojnë vetëm letra të nevojshme për ATDHEUN e jo shkarravina të dëshirueshme nga pseudo “ekspertët”. Bëjë thirrje për të propaganduar fuqishëm popullin shqiptar, që opinioni botëror të njihet me prejardhjen e tij të lashtë legjendare pellazge-ilire dhe fazat nëpër të cilat ai është detyruar të kalojë gjatë rrjedhës së shekujve, për të arritur deri në ditët tona. Bëjë thirrje që “kalemxhinjtë” të zotërojnë plotësisht lëndën para se të shkruajnë në mediumet lokale dhe ato të huaja. Dhe, jam i bindur për forcën e të dhënave dhe argumenteve, për triumfin e drejtësisë e të çështjes kombëtare që unë dhe atdhetarët tjerë të mirëfilltë mbrojmë. Duke iu drejtuar lexuesve të huaj, krahas qartësisë së qëllimit, në letrat tona të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër keqdashësve. Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit, horizonti i tij i gjerë kulturor dhe diplomacia superiore.
Liria Kombëtare, liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi, shfrytëzimi dhe poshtërimet nga grekët, kolonialistët sllavo-ortodoks dhe kodoshët shqipfolës, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë e shqiptarit për Shqipërinë Etnike, për jetën, forcën e vetme që mund të mposhtë dashurinë e tij për vdekjen. Një shtegdalje në kuptim të gjerë do mund të gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në strukturën tonë politike e shoqërore.
O shqiptarë!
Kemi një detyrë të shenjtë për të mbushur. Nuk duhet të tolerojmë që Toka e Atdheut në të cilën stërgjyshërit tanë kanë duruar pa u tundur shumë stuhia, Toka nga të huajt e okupuar, e cila në një periudhë prej shumë kohe ka pat shumë gëzime por edhe shtypje, diskriminime, persekutime, masakra, terror dhe dhimbje të mëdha, të trajtohet si pronë private e aventuristëve shqipfolës të pa skrupull. Kemi përgjegjësi të shenjta përpara gjeneratave të ardhme; beteja sapo ka filluar, të shtypurit nuk e kanë ndër mend pa luftë ta falin lirinë ende të pa-fituar.
Njerëzimi, domethënë pjesa dërrmuese e njerëzve, është gjithnjë kundër atyre që duan të mirën, sepse turma s`është as e mirë, as e keqe por në thelb është e amullt dhe që urren më shumë se çdo gjë thirrjet drejtuar ndërgjegjes së saj. Kalimi në një shkallë më të lartë, kapërcimi i egoizmit dhe plogështisë janë kryer vetëm nga individë të veçantë, kurrë nga turmat.

***
Indiferenca është armiku ynë më i keq.

Duket sikur jetoja në një planet tjetër. Më parë, besoja se njerëzit që diskutonin për politikën nuk kishin asgjë tjetër për të bërë. Por jam i tronditur kur shoh një Shqipëri të tmerrshme që nuk kisha ide se ekzistonte. Por, ne duhet ta ndryshojmë atë. Patjetër.

Shqiptarëve u mungon Uniteti dhe të kuptuarit se në çfarë bazohet liria: Kufijtë, sovranitetin dhe një Ushtri Kombëtare që mbron kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm. Është një kombinim i rrezikshëm të jesh i rrethuar me fqinjë pushtues me histori të rremë dhe vetë-imazh të gabuar,sidomos kur kanë mbështetjen e Rusisë dhe jo vetëm.Shqiptarët e sotëm, të shtypur nga hajnat dhe tradhtarë më të pisët se kurrë, lajnë këmbët e ish skllevërve barbarë të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm.

Shqiptaria ka lindur shumë bastardë dhe kuisling, por edhe burra të fortë që do të shkëlqejnë në qiell. Ata gjithmonë do të jenë besnikë ndaj Kombit dhe Vendit të tyre. Dhe, do të luftojnë kundër të gjitha tmerreve të brendshme dhe jashtme.

Qeveritë e paligjshme e kontrollojnë Vendin me një dorë të hekurt.Gjendja në shtetin amë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk do të ndryshon kurrë në të mirën e shqiptarëve nëse zagarët e armiqve tradicional nuk largohen menjëherë nga politika, por edhe më tutje kontribuojnë në një ftesë për kaos i cili kombin që gjendet në një tunel të errët, e çon drejtë zhdukjes përfundimtare.

Përndryshe, nuk ka president, kryeministër, qeveri apo për një herë - një forcë policore, që është më e fortë se popullata që i ka unifikuar qëndrimet.

Unë nuk jam partiak, jam tërësisht i pavarur, nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet shqiptare, nuk paguhem nga askush dhe nuk kam asnjë motiv tjetër përveç që të shpreh mendimin tim në një mënyrë të civilizuar, për t`i ndihmuar sadopak Kombit dhe Atdheut të gjyshërve të mi që unë i dua pakufi. Ideja është gjithashtu e mirë,sepse ne ende nuk e njohim njëri-tjetrin, të paktën jo me të gjithë.

Shqiptarë! Drejtësia (mirëvajtja) e çështjes së juaj qëndron vetëm në duart e juaja.

Kushdo që është dehur nga fuqia (pushteti) dhe është pasuruar, ose thënë më mirë, ka fituar personalisht prej saj si dhe nuk frikohet aspak sepse në ju sheh burra të pavendosur, kurrë nuk do të heq dorë apo largohet vullnetarisht nga ajo karrige për të cilën edhe me kriminalitetet më të ndyra ka luftuar për ta zaptuar. Sidomos kur të njëjtët akuzohen për vrasje dhe Tradhti ndaj Vendit. Këta nuk janë aq budallenj t`u sekuestrohen pasurit marramendëse nga kriminaliteti dhe pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në burgjet e rrezikshmërisë së lartë. Harrojini fantazitë - e llafeve...

Kjo është psikologji e sjelljes, e pakontestueshme, sidomos për mentalitetin fisnor-klanor shqiptar. Dhe, nëse ju nuk i merrni seriozisht këto fjalë, atëherë shumë shpejtë do t`ia shikoni sherrin anshmërisë së juaj për të fjetur në një krevat me armikun, indiferencës së juaj për të bërë asgjë, naivitetit kinse hallku do ua ndreqi problemet e juaja, dhe sidomos ndikimet në ju nga manipulimet e mediumeve antikombëtare dhe sahanlëpirësve të tyre dobiç që lehin nëpër TV apo shkarravisin në portale, vetëm për të shpëlarë tru shqiptare.

Megjithatë, unë kam ndjenjën se ne shumë shpejt do të zgjohemi nga vitet e letargjisë, do të kalojmë në aktivitet dhe do të fillojmë me një fletë të pastër, të rrëmbejmë stilolapsin dhe fillojmë të shkruajmë të ardhmen tonë me duart tona.

Kapësve të vendit - hajnave duhet t`ua bëni të qartë: Lamtumirë këlysh. Shpejtë do hyni në koshin e plehrave të historisë, por ju lutemi mos e mbyllni kapakun mbi veten tuaj!

O shqiptar, nëse e duash veten, Vendin dhe Kombin, mos e prano asnjë rol politik që tjerët ta japin nëse nuk je i kualifikuar ose i zoti për të!

Ne patjetër të përcjellim një mesazh për të gjithë botën - se qëndrojmë së bashku: Ne e duam njeri tjetrin. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin sepse vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe jemi, dhe se historia e të parëve tanë të lavdishëm pellazg-ilir dhe Flamuri kuqezi janë simboli ynë i përbashkët. Ne nuk do të heshtim herën tjetër kur njëri prej nesh vritet ose torturohet, apo historia jonë të falsifikohet dhe përvetësohet. Dhe, në raporte me fqinjët grabitqarë, nuk do të lejojmë më asnjë kompromis në dëmin tonë, asnjë centimetër katror të asaj Toke të Shenjtë.

Për ta luftuar një ide duhet së pari të kesh një ide kundërshtuese. Shikuar nga pikëpamja e një shtypësi, idetë luftohen më shpejtë nëse dikush i frikëson njerëzit nga të menduarit. Një popull i frikësuar nuk ka asnjë kundërshtim.

Le të jenë veprimet tona një burim frymëzimi për të tjerët. Ne duam ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë. Për sa kohë që qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e të shtypurve dhe të dobëtëve, bëhemi më të fortë.

***

Një bisedë hipotetike me veten time:

Sa vjeç je ti?

Nuk mund të them me siguri, por që nga dita kur u linda, politikanët tanë kanë qenë të njëjtë. Korrupsioni ka qenë i njëjtë, pasiviteti ka qenë i njëjtë. Dhe partitë politike "Pa shpresë" kanë pasur një monopol mbi shqiptarët.

Dje, para vetes u betova se do të kaloja 2 orët e fundit të çdo dite për të zbuluar të gjithë kriminelët, hajdutët apo spiunët në Albani, Dardani, Maqedoni (...) Nuk dua që vendi im të mbytet. Unë nuk mund ta bëj këtë vetëm. Unë dua që ju të gjithë të punoni me mua, që secili nga ju të ndiejë në zemër se duhet ta ndryshojmë dhe shpëtojmë Shqipërinë.

***

Ekziston vërtet një ndryshim i madh midis njohjes së dashurisë së njerëzve në internet dhe përjetimit të saj në botën reale. Tani, gjëja më e rëndësishme është të mos heqësh dorë nga dëshmorët që dhanë jetën për atë që ëndërruan.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora