Mendime
Beqir Cikaqi: Skicë e përsëritur
E shtune, 27.06.2020, 12:13 PM
Skicë e përsëritur
Nga
Beqir Cikaqi
ZOT
RUANA...!
Ishte
shkurti i vitit 2003. Punoja në ndërtimtari në Treviso. Meqë kantieri ishte
bukur i madh, kishte edhe skuadra tjera, që përveç italianëve, ka pasur edhe
shumë shqiptar, po edhe të tjerë.
Meqenëse,
skuadra ime e punës e dinte profesionin tim të vërtet, më thërrisnin me emrin
“mësues”, kështu vepronin edhe shqiptarët tjerë, ndërsa italianët e të tjerët
me ”profa”. Në mes ditë drekonim në restorant. Aty kishim mundësi të bisedonim
për tema të ndryshme që na preokuponin... Kishte edhe mos pajtime! Por, që
gjithnjë i konsideroja si “normale”, sa për të vazhduar debati...
Atë
mëngjes shkurti, sapo hyra në kantier (venpunishte), një zë më erdhi nga një
distancë.
-
“Mësues”! "O mësues” ! Ku e ke Limen?!
Unë
u stepa, nga ky zë! E dija se zëri i kujt ishte, pasi e njihja personin ,
kishim pasur debate edhe ma parë.... Nuk iu përgjigja nga larg, ndonëse në
shenjë pa kënaqësie lëviza kokën! Nuk u hamenda, u drejtova t’i afrohem
personit që ulëriti vrazhdë.
-
Çuditërisht, ai me një dukje entuziaste e shprehte “mllefin” jonjerëzor duke
thënë:” E m’shelen... Kanë me kalbur në burg... Kanë me ia qit krejt çka ka
bërë ! ... “ e të tjera shprehje.
Kur
iu afrova, fare afër i thash: Ndal! Pse bërtet! Çfarë të ka bërë ty ai? Pse je
kaq i gëzuar?! Pse ky gëzim i yti është i ngjashëm me gëzimin e shkive ,
çetnikëve, rusëve, ... që mbrëmë festonin anekënd vendeve të tyre.
Ky
gëzimi i juaj është i vrazhdë. Kjo është turp për ty dhe të gjithë ata që
mendojnë kështu! Zoti Limaj do të lirohet, edhe atë i pa fajshëm! Sepse ka
luftuar për lirin e vendit, që ne sot shkojmë lirshëm. E kur shkojmë lëvizim e
flasim lirshëm. Derisa unë flisja me ton të nervozuar, ai u largua nga aty, me
arsyetimin se i erdhi “kapo”. Mu duk se u zhgënjye për atë “entuziazmin” që
kishte. Kurrë më nuk më provokoi, edhe pse shpesh u takonim...
Diçka
të ngjashme, pata në një debat me disa të tjerë kur RAI TRE, emitoi një emision
për Kosovën dhe familjen Haradinaj! Atëherë bëra edhe një shkrim publik
reagues... (Njëanshmëria dedencioze e gazetarit Riccardo Iacona, në RAI TRE).
Tani,
ka kohë që jam duke punuar e jetuar në rrethin e Shtutgartit. Dhe, këto ditë
pas ngritjes së aktakuzës nga specialja për presidentin dhe kryetarin e PDK,
fatkeqësisht hasa në individ, që nuk i brengos kjo aktakuzë e fabrikuar nga
qarqet antishqiptare. Përkundrazi ndihen të relaksuar e të ngazëllyer, me fjalë
tjera të lazdruar! Është kjo një skicë e përsëritur. Fatbardhësisht numri i
tyre është i vogël dhe gjithnjë mjeran sikur që janë edhe ashtu do të mbesin...
M’u
desh ta bëjë reagimin tim si shqiptar, edhe te këta të fundit me të cilët nuk
jemi njohur sa duhet. Jo se jam i autorizuar të reagojë nga dikush, apo jo
vetëm pse jam familjar i luftëtarëve të UÇK-së e UÇPMB-së, por thjesht e bëra
reagimin (do ta bëjë serish) se e ndjeva të nevojshme nga instinkti im; nga
bindjet e mia; nga gjaku i dëshmorëve: nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë;
nga sakrifica dhe vuajtjet e popullit tim; nga realiteti i dëshmuar...
Përndryshe asnjë nga këta për të cilët kam reaguar nuk më njohin. Me zotin Lima
kam shtrënguar dy herë duart, herën e parë në gushtin e 2009 në Shtëpinë e
kulturës së vendlindjes, pas përurimit të shiritit të asfaltit dhe herën e dytë
në shtator 2018 në Treviso pas përurimit të shtatores së Shën Terezës. Me zotin
Thaqi më rastisi ti shtrëngojë në rresht duart në Samitin e Parë të Diasporës
në Tiranë, në nëntorin e 2016. Ndërsa me z. Haradinaj e z. Veselaj as një herë
nuk kam rastisur të takohemi deri me tani...!
Nuk
di pse ka akoma njerëz kaq naiv! Kaq të vobektë! Kaq shpirtligë! Kaq
antikombëtar! Kaq antihumanë! Kaq antinjerëzor!... Zot ruana!!!
Beqir Cikaqi,
27.06.2020
Musberg/Shtutgart