Kulturë
Aurenc Bebja: Libri francez i 1553 - Skënderbeu mes personaliteve më të famshme
E enjte, 25.06.2020, 07:16 PM
LIBRI FRANCEZ I 1553: SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME QË NGA JEZU KRISHTI E DERI TE HENRI II I FRANCËS
Nga
Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor
2017
Në
faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des
medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur
Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II.
du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të
medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së
Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i
Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit
francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar
heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Blogeri
Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në
vijim këto informacione për lexuesin shqiptar :
Burimi
: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”
(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)