Speciale » Namani
Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914
E diele, 21.06.2020, 10:32 AM
Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914
Nga
Dr. Qazim Namani
Sava
Petrovic Germija, ka lindur në afërsi të Prishtinës, afër Malit të sotëm të
Gërmisë. Sava e kishte kryer shkollën e mesme serbe, në qytetin e Prishtinës.
Pas kryerjes së shkollës së mesme në Prishtinë, ai i kishte vijuar, edhe dy
vite të gjimnazit në qytetin e Shkupit dhe të Selanikut. Sava ishte shkolluar
në frymën dhe edukatën serbo-ruse, në shkollën e mesme serbe, dhe në seminaret
kishtar të kishës serbe. Shkollat serbe dhe seminaret kishtare serbe, që nga
mesi i shekullit XIX, me lejen e P. Osmane, ishin hapur në trevat shqiptare
veriore. Këto shkolla kishin ndikuar që, Sava dhe familja e tij të serbizohen.
Kisha Ortodokse Serbe, kishte ndikuar shumë te shqiptarët ortodoksë në trevat
shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Kosovës së sotme, Maqedonisë, Malit të Zi dhe
rrethinës së Shkodrës, që të serbizohen. Madje
shqiptarët ortodoks edhe gjatë pagëzimit në kisha, të gjithë kishin marr
emra sllav.
Nga
frymëzimet e tij, dhe dashurinë për Serbinë, që e kishte mësuar në shkollë që
nga vogëlia e tij, Sava në vitin 1905, kaloi në Mbretërinë e Serbisë dhe hyri
në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë, në ushtrinë serbe, në qytetin e Nishit.
Pas
një viti që qëndrojë në ushtrinë serbe, ai e regjistroi Akademinë Ushtarake në
Beograd. Më pas ai shërbeu si rreshter në Regjimentin e Dymbëdhjetë të
Këmbësorisë, në qytetin e Krushecit. Në vitin 1906 ai u bashkua me organizatën
Çetnike Serbe, dhe atje në fillim të vitit 1907,është emëruar Shef i Shtabit të
Lartë.
Më
qenë se kishte origjinë shqiptare, dhe kishte lindur në Gërmi (Sofali) afër
Prishtinës, Sava e njihte gjuhën shqipe, dhe rajonin e Malësisë së Prishtinës,
në zonën kufitare të re, që ishte krijuar në mes të Serbisë dhe P. Osmane.
Si
njohës i mirë i terrenit Sava Petrovici, në Luftën e Parë Ballkanike, shërbeu
si rreshter në Regjimentin e Parë të të Këmbësorisë Supernumerike, dhe mori
pjesë në luftimet përreth kufirit te Karaula
e Svircës, që në atë kohë ishte pikë mbrojtëse kufitare e P. osmane.
Gjatë luftimeve në fshatin Sfircë, luftimet janë bërë në afërsi, trup me trup,
ku kishte pasur humbje në njerëz nga të dy anët
Gjatë
Luftërave Ballkanike, Sava mori pjesë në luftimet, që u zhvilluan në Malësinë e
Prishtinës, ku sipas njoftimeve të kohës, vetëm prej kufirit dhe deri në
Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptar, dhe ishin djegur dhe plaçkitur të gjitha
fshatrat shqiptare. Sava vazhdojë sulmet dhe vrasjet e shqiptarëve, në të
gjitha zonat tjera të Kosovës, Maqedonisë së sotme e sidomos në komandën e tij,
luftime të ashpra u zhvilluan në qytetin e Manastirit dhe në Elbasan.
Në
Luftën e Parë Botërore, ai ishte emëruar komandant i Detashmentit të
Xhandarmërisë Mbretërore Serbe, dhe duke shërbyer në riorganizimin e ushtrisë
në vijën e pare, ai ishte avancuar, dhe e kishte marrë gradën kapiten, duke u
emëruar edhe komandant i Regjimentit të 6-të mbinjerëzor të Këmbësorisë në
ushtrinë serbe gjatë asaj kohe.
Sava
Petrovici- Gërmija, duke luftuar në Malin Guçevo afër Loznicës, ai ra në betejë
më 28 tetor 1914. Në kohën e vdekjes së tij ai kishte pasur gradën kapiten
(kapiten) në ushtrinë serbe.