Mendime
Florim Zeqa: Mbivlerësimi dhe vetëkënaqësia bumerang për Vjosën
E diele, 21.06.2020, 09:22 AM
Dy shkarkime me analogji të njëjtë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përderisa
"shprehja e lirë" kundër vendimeve të qeverisë në një studio
televizive, Agim Veliut i kushtoi me shkarkim nga posti i ministrit, veprimet
serike dhe të pandërprera kundër partisë, Vjosa Osmanit i kushtuan me shkarkim
nga postet partiake dhe jo vetëm kaq. Ngase pas kësaj furtune, Vjosa Osmanin e
pret edhe shkarkimi në Kuvend nga posti i kryeparlamentares.
Përderisa
shkarkimi i Agim Veliut shkaktoi rënjen e 'Qeverisë Kurti', shkarkimi i Vjosa
Osmanit mund ta shkaktoj rënjen e 'Qeverisë Hoti'.
Mbivlerësimi dhe
vetëkënaqësia bumerang për Vjosen
Nuk
ka gjë më të keqe sesa ndjenja e vetëkënaqësisë apo siq e thotë populli
"me të hy vetja në huj". Mbivlerësimi i vetvetes dhe mospërfillja e
të tjerëve është armiku më i madh i një personaliteti në ngritje siq ishte
Vjosa Osmani.
Kur
Vjosa Osmanin e quanin elektorati "Mbretëreshë" ajo e ndjente veten
superiore dhe mbi gjithë të tjerët në LDK, duke menduar që vlenë më shumë se
gjithë të tjerët dhe se ajo është vetë LDK-ja!
Kjo
ndjenjë e vetëkënaqësisë, mbivlerësimit dhe mendjemadhësisë e ktheu Vjosa
Osmanin në egocentriste të papërmirësueshme dhe mospërfillëse e vendimeve të
partisë që e ngriti në nivelet më të larta politike.
Mbrojtja e parimeve dhe
veprimet kundër partisë janë dy gjëra të kundërta
Ashtu
sikurse shkarkimi i Agim Veliut që erdhi si rezultat i "shprehjes së
lirë" kundër vendimeve të kreut të ekzekutivit, edhe shkarkimi i Vjosa
Osmanit nuk erdhi si rezultat i mbrojtjes së parimeve por erdhi si pasojë e
veprimeve të saj kundër partisë.
Mbrojtja
e parimeve ka kuptim për një moment dhe kohë të caktuar, por jo duke
kundërshtuar gjithnjë dhe pandërprerë partinë tënde dhe duke mbrojtur interesat
e një partie tjetër.
Ishte
krejtësisht e palogjikshme dhe jo parimore mbrojtja e parimeve të zonjes Vjosa Osmani
pas shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' nga pozicioni i nënkryetares së LDK-së,
ngase pas shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' më nuk bëhej fjalë për kauzë dhe
ndryshime politike në vend, por vetëm për mbrojtje të kursit partiak të LVV-së.
Nga tani fillon sfida e
parë e Vjosa e Osmanit dhe sprova më e madhe për elektoratin e LDK-së
Post-Rugoviane!
Nga
shumica e qytetarëve të vendit ishte krijuar bindja se mënyra e kandidimit të
Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të për kryeministre nga radhët e LDK-së, nuk
kishte ardhur nga gjeneroziteti i kryetarit Isa Mustafa si dhe as si dëshirë e
kryesisë qendrore, por kishte ardhur nga frika e ndëshkimit nga elektorati për
shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.
Se
vërtetë ishte kështu, po e ilustroj me një detaj të bisedës së Isa Mustafës me
një zyrtar të LDK-së në një komunë e Kosovës, vetëm disa javë para procesit
zgjedhor të 6 tetorit 2019. Mustafa: "Çka mendoni, cili mund të jetë
kandidati për kryeministër nga LDK-ja që e ka mbështetjen më të madhe në komunën
tuaj?", përgjigja e zyrtarit ishte kjo: "Vjosa Osmani e gëzon
mbështetjen e shumicës së elektoratit në komunën tonë".
Tani
pas shkarkimit nga organet e partisë, për Vjosa Osmanin fillon një sfidë e re
verifikimit të besimit para elektoratit dhe qyetetarëve të vendit, se a ishte
vota e elektoratit votë për partinë apo për personalitetin e saj!
Tani
Vjosa Osmani duhet t'na bind të gjithëve se, a ishte ajo që e ngriti LDK-në në
zgjedhjet e fundit apo ishte e kundërta, e ngritjes së saj përmes LDK-së!?
Po
ashtu edhe për elektoratin fillon sprova më e madhe pas shkarkimit të Vjosa
Osmanit. Duhet të dëshmohet elektorati me veprimet në praktikë, se, a ishte
vota e tyre për LDK-në apo për Vjosa Osmanin!?
Sikurse
shkarkimi i Agim Veliut nga Albin Kurti, edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga Isa
Mustafa janë dy gabime të mëdha me kosto të lartë politike, pra janë dy
shkarkime me analogji të njëjtë, por në kohë dhe hapësira të ndryshme.
Sikurse
në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin ka pasur mundësi të zgjidhjeve më të
lehta dhe më të mira pa pasur nevoj të shkohet në zgjidhje ekstreme.
Përderisa
vendimi i kushtetueses i largoi zgjedhjet e parakohshme, shkarkimi i Vjoses
mund t'i përshpejtojë ato!
Përderisa
shkarkimi i Veliut e prodhojë mocionin për shkarkimin e 'Qeverisë Kurti',
shkarkimi i zonjes Osmani mund ta prodhojë shumë shpejtë mocionin tjetër në
Kuvend për shkarkimin e 'Qeverisë Hoti', për arsye se LDK-ja pas vendimit të
fundit për shkarkimin e Vjosa Osmanit nuk do ta ketë më të njëjtën përbërje në
grupin e saj parlamentar.
Në
të ardhmen e afërt do të hiqet edhe dilema brenda elektoratit të LDK-së, se a
është Vjosa Osmani forcë e ndryshimit apo ishte vetëm hambar i grumbullimit të
votave në LDK!