Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Diçka po më mbyt

| E shtune, 20.06.2020, 05:55 AM |


Neki Lulaj

Diçka po më mbyt

Diçka brenda vetes më currit, fort  më sëmbon

Si gjinkalla në vapë po më zukat nëpër hije.

Qielli më është bërë gurë e era bishë po frymon

Në kohën e pakohë diçka  sikur  një mur po më bie.

Lëngata si futë e zezë vitesh po djeg  si në vapë

Kur dëgjoj fyerjet, batutat  e pëplase si gjela.

Dashuria po më thahet si kashta e thatë në mullar

Kur mësoj se si nga kosherja amë po ikën bleta.

Atje ku tokës i vjen era nënë dy gjinj do ia puthë.

I vjen era babë e  oxhak-ju shulloheni nën hije.

Ju medriokët harruat fjalën besën që dhatë në luftë

Jeni shndërruar në kasap votash e  në kusarë lirie.

Zabelin e mëkatëve kurrë s`do t`ua falë.

Mallkimi ju zë peng dhe koha do ju dënojë.

Në Purgatorin e Dantes shpirti do ju digjet në zjarr.

Këtë dënim e kanë  tradhëtarët në këtë botë.