Mendime
Xhevat Rexhaj: Obama - McKein
E enjte, 06.11.2008, 05:49 PM
OBAMA- Mc KEIN
Xhevat Rexhaj
M. ALI- J. FREJZER
(Religjioni dhe ideologjia)
Nga Xhevat Rexhaj
Vitet e 70 dhe 80 ta ishin vite kur ne shqiptarët nguliteshim para televizorëve dhe shikonim lajmet e orës 17.30- “DITARIN TV” Pra këto vite kishin sjell te shumë familje një aparat të quajtur TV dhe këta ishin vërtet më të mirët dhe më të përshtaturit për shtresa të ndryshme të popullatës që nuk dinin shkrime lexim, pra kishin mundësi të ndiqnin lajmet. Ne që ishim të rinj ishim të interesuar edhe për sport e aty këtu edhe për kulturë, mos ta teproi ne e dimë se gjitha ishte ,si në Jugosllavinë e atëhershme por edhe në Shqipërinë e atëhershme , e ngjyrosur me komunizëm-socializëm.
Mirëpo TV ja të ofronte edhe mundësi përcjelljeje të ndonjë aktiviteti nga bota, dhe interesant në një çështje që të gjitha moshat e asaj kohe bashkoheshin kur ishte fjala për televizorin. Pra të rinj, të moshuar dhe pleq të vjetër gjithherë së bashku i përcillnim boksierët e mëdhenj amerikan, pra në orët e mëngjesit kur ata boksonin, ne të gjithë ishim së bashku para ekranit.
Në boksin amerikan kishte shumë çka, por edhe në atë kohë kishte nga pak ngjyrë për mua në aspektin fetar. Kasius Kleji- Muhamet Alia, ishte vërtet gjeni e boksit, ai kishte cytur interesim të madh me ndërrimin e fesë nga i krishterë në mysliman dhe i kishte ikur shkuarjes në luftën e Vietnamit. Pra ai kishte edhe ashtu një simpati të madhe edhe në botën tjetër e sidomos edhe te vendet myslimane. Ne shqiptarët besoi se në Atë kohë më shumë e adhuronim si një mrekulli në ring dhe si një kolosë nder kolosët e boksit, pra asokohe ne nuk e kishim fort problem aspektin fetar, për arsye se ishim nënë diktaturën serbe, e Shqipëria nën diktaturën bolshevike enveriste. Pra ne qysh ahere e donim Amerikën- SHBA në, njashtu edhe boksin dhe luftëtarët e mëdhenj të ringut, që vërtet prej kohës së Xh. Luis ishin dhe janë të shumtë.
Bushi kishte dy ministra me rëndësi që ishin të ngjyres së zezë, pra edhe ai ishte vizionar dhe Amerikan i Madh
Viti 2008 ndryshon shumë në aspektin teknologjik, modern, informativ, kushte më të mira jetësore dhe liri më e madhe. Ne, shqiptarët e arritëm qëllimin, kemi formalishtë edhe njohjen e republikës së Kosovës. Shumë punë kemi përpara, shumë sfida, shumë të panjohura( fatkeqësisht -përciptazi disa rreziqe edhe të njohura), pra duhet punë për të qenë shtet. Për disa ditë edhe ne shqiptarët gati se i harruam problemet tona, paksa e natyrshme, sepse ishim thuaja të orientuar se kush do jetë Shefi i ardhshëm i SHBAsë dhe i tërë botës. Pra edhe ne shqiptarët si popujt e tërë botës me interesim të madh përcillnim debatet, analizat, anketat dhe shkrimet e ndryshme se kush mund apo kush duhet të jetë i pari në SHBA.
Më duhet të ndalem pakëz këtu, nga këndvështrimi i im, dhe nga leximet, dëgjimet dhe thëniet e ndryshme në intervista apo analiza kam mundur të vërej se e tërë e majta, sidomos në Evropë, pra socialistët dhe komunistët e ndryshëm ishin me shpirt për Presidentin tani më të zgjedhur Barak Obama. Nga vendet dhe shtetet arabe afrikane ishte pakëz edhe ai momenti i njohur se ai kishte prejardhje myslimane, por ka luajtur rol edhe ngjyra pra si afroamerikan, plotësisht e kuptuar për popujt afrikan, pra edhe unë këtu pajtohem,të gjithë të barabartë. Mirëpo do të kthehem prapë te shtetet evropiane, e besa edhe te ne shqiptarët. Evropianët fatkeqësisht janë jo mirënjohës, nganjëherë jemi edhe ne shqiptarët, evropianët më shumë e preferojnë Rusinë se sa Amerikën sikurse arabët, evropianët nëse mendojnë se ka fituar demokracia në Amerikë, se një i zi ka fituar për President duhet që vet të jenë më demokrat me të huajt, të cilët me nga 30 vite punë dhe qëndrim në vendete e tyre janë të rrezikuar dhe të diskriminuar. Evropianët duhet ta dinë se ishte, R. Regani që shkatërroi dhe përuli BRSS në, ishte G. Bushi sendor që mbajti ulur në bythë rusin, dhe ktheu sovranitetin e Kuvajtit kundrejt kasapit dhe shokut të Millosheviqit- Sadamit, ishte Klinton, që ndali shfarosjen e Boshnjakëve dhe atë të shqiptarëve, ishte Presidenti G.W. Bush që ndali Rusin në invazion kundër Gjeorgjisë, dhe ishte G.W. Bush që bëri realitet Republikën e Kosovës. Disa nga këto Evropa me dëshirë edhe nuk do i kishte parë në realitet, se i prishej rehatia dhe miqësia me rusët dhe arabët?
Pra të kthehem te ajo që më preokupon, të gjitha forcat e majta, them edh njëherë ishin për Obamën, krejt partitë që ishin kundër bombardimeve ndaj Serbisë ishin për Obamën, Bushin e urrenin edhe shumë përpara. Në këtë marifet evropian dhe zviceran konkret nuk më befason asgjë,( të jem i qartë nuk kam asgjë kundër, e përgëzoi Presidentin e ri, por fatkeqësisht më befasojnë shqiptarët, vallë çfarë po ndodh me ne, pse jemi mosmirënjohës dhe injorant, kur takoheshim me disa kolegë, me disa jo të shkolluar, me punëtor në raste të ndryshme, dhe bisedonim për Amerikën, fatkeqësisht shumica të mbushur me kokën arabi e islam, thoshin se Bushi nuk është i mirë.... Edhe në këtë rast shqiptarët nuk ishin për Obamën si një i pari i ngjyrës tjetër të bëhet President por ishin kundër M. Kejn sepse kinse, ai me Bushin ishin dhe janë kundër myslimanëve, shqiptarzinjët po harrojnë se vetë Bushi na e shpëtoi dhe na e pranoi Republikën. Harrojnë shqiptarzinjët se me Bushin Rusia vetëm se përpëlitej dhe fëlliqej, me Bushin e kishim të drejtin dhe të fortin me vete, nuk e di se çka do ndodh, të gjithë po thonë se politika amerikane nuk ndryshon, ama kam frikën se koha e Rusisë e me te edhe e Serbisë po afrohet.
Pra Kasius Klej alias Muhamet Ali ishte boksier dhe gjenial në ring, ishte dhe mbeti ikonë.
Presidenti i ri i SHBA-së është politikan dhe udhëheqës jo vetëm i Amerikës me 53 shtete, por edhe i tërë botës, nëse mbetet edhe pas 4 viteve kampion i botës në luftë kundër terrorizmit dhe të keqes ruso- arabe fundamentaliste, do të themi se edhe majtistët( të gjitha ideologjitë majtiste) paskan pasur të drejtë. Koha do të tregoi atë që dihet, se sa më butë aq më keq, sa më fortë aq më mirë, me terrorizëm dhe me Rusin duhet fortë, përndryshe me ndihmën e disa miqve evropian Rusia do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve që u mbajtën në Shtetin e quajtur SHBA.
Unë bëjë pjesë me shumicën shqiptare që e duam shumë Amerikën, dhe Presidentin e sapozgjedhur, dhe dëshirojmë që të jemi gjithmonë nën përkujdesjen e tyre se përndryshe ne edhe veten e shkatërrojmë, fatkeqësisht, islamikët nga Arabia e kanë fut virusin në trojet shqiptare dhe kanë bërë myhyrë mjaftë, Amerika na shpëtoi nga Serbia e tani si përpara që na kishte hipur 500 vite, Turqia, tani po na merr Arabia, zhvillim se jo mahi po i pret shqiptarët?!.
Do i dua dhe gjithherë do lexoi me andje për të gjithë Presidentet amerikan, për mua më i dashuri dhe më i MADHI do të mbetet G. W. BUSH, ai shkeli me këmbë tokën shqiptare si President i SHBA-së dhe bekoi Shqipërinë dhe kombin shqiptarë, bekimi më i madh për shqiptarët në historinë e tyre mija vjeçare, e duam USA në.
Me shpresë se Presidenti i ri amerikan e di se ka dy armiq të fortë dhe të rrezikshëm në botë, sa për ekonomin Amerika ishte dhe është e fortë, pra të mbetet edhe ushtarakisht gjithherë e para, urime Presidentit Obama, edhe pse isha për kandidatin Republikan.