Mendime
Mihalis Ntinopoulos: Shqiptarët e harruar të ishullit grek Samos
E marte, 16.06.2020, 07:48 AM
SHQIPTARËT E HARRUAR TË ISHULLIT GREK SAMOS
Nga
Mihalis Ntinopoulos (Mihal Dino)
Samos
është një ishull grek pranë Turqisë dhe në jug të Izmirit. Nuk dihet
gjerësisht, por gjatë fillimit të shekullit XVII përafërsisht, u vendosën atje
disa shqiptarë të Greqisë (arvanitas) dhe themeluan një fshat në zonën qendrore
dhe malore të ishullit, i cili u quajt Arvanítes (?????????) në greqisht,
domethënë ”Arvanitasit”. Më vonë, banorët e fshatit themeluan një fshat tjetër
atje afër që u quajt Káto Arvanítes (???? ?????????)=”Arvanitasit e poshtëm”,
ndërsa fshati i parë mori emërtimin Áno Arvanítes (??? ?????????)=”Arvanitasit
e sipërm”. Në vitin 1958, shteti grek ndërroi emrat e të dyja fshatrave dhe Áno
Arvanítes u quajt ”Pándhroso”, kurse fshati tjetër ”Mesójio”.
Ka
të gjasa që banorët flisnin akoma shqip përgjatë gjysmës së dytë të shekullit
XIX, por për këtë periudhë burimet janë kundërthënëse. Pashko Vasa na kumton se
më 1879 përafërsisht flitej shqipja në disa vende të Samos (bëhet fjalë me
siguri për të dyja fshatrat), ndërsa historiani vendës Epaminondhas
Stamatiadhis (???????????? ???????????) nënkupton që rreth vitit 1886 nuk
flitej gjuhë tjetër përveç greqishtes në këto fshatra por që mbijetonin shumë
elemente shqiptare në të folmen greqisht të banorëve. Sidoqoftë, shqipja sot
nuk përdoret prej brezash (me sa dimë të paktën).
Gjurmë
shqiptare mund të gjenden edhe në vende të tjera të ishullit. Në anën
veriperëndimore të Samos, për shembull, ndodhet fshati Léka (?????), i cili,
simbas traditës vendase, e mori emërtimin e tij nga Leka, një arvanitas që u
shpërngul nga Peloponezi dhe u vendos i pari aty (prandaj përdorej për të edhe
emërtimi Arvanitohóri (????????????)=”fshati i arvanitasit”). Në Néo Karlóvasi,
pak më larg, gjendet ”përroi i Gjinit” (????????? ??? ?????).
Ia
vlen për t’u përmendur që në të dyja fshatrat prodhohej (ndoshta edhe sot) një
lloj djathi, i cili, simbas historianit Epaminondhas Stamatiadhis, mund të
gjendej edhe në Shqipëri por jo diku tjetër. Bëhet ndoshta fjalë për djathin që
njihej asokohe në turqisht si ”arnavud peynir” (=djathë shqiptar) dhe që
prodhohej në Konicë siç përmend Sami Frashëri në veprën e tij ”Kamus al-a’lam”.
BURIMET
(TË PËRKTHYERA NË SHQIP)
1)
”Description of the present state of Samos, Nicaria, Patmos and Mount Athos”
[=Përshkrimi i gjendjes aktuale të ishujve Samos, Ikaria, Patmos dhe të Malit
të Shenjtë] nga Joseph Georgirenes (1677), faqe 16:
”Tri
milje nga fshati Spatharéi [??????????] dhe në një shpat kodre ndodhet fshati
Pírgos [??????], i cili përbëhet nga afro 100 shtëpi dhe dy kisha. Këtu
prodhohet mjalti më i shijshëm. Mbi të ngrihet një fshat i vogël, një koloni
”arnautësh” ose ”albanësh”, se kështu quhet ky komb [domethënë kombi shqiptar]
në ditën e sotshme nga turqit dhe grekët. Shqiptarët kanë themeluar shumë
koloni në perandorinë osmane meqë inkurajohen për të nga vetë sulltani përmes
privilegjesh dhe imunitetesh speciale. Megjithatë, arrijnë që ta ruajnë gjuhën
e tyre (ka të ngjarë të jetë ilirishtja e lashtësisë), e cila është e
pakuptueshme për kombet fqinje. Nuk është bijë e sllavishtes. Kanë të njëjtën
fe me grekët.”
2)
Letra e një misionari nga fundi i shekullit XVII (e publikuar dhe përshtatur në
veprën ”Lettres édifiantes et curieuses concernant l’Asie, l’Afrique et
l’Amérique” (1838)), faqe 131:
”Qyteti
i lashtë Samos, kryeqyteti i dikurshëm i ishullit, e humbi emrin dhe sot quhet
Megáli Hóra [?????? ????]. Ndodhet në bregdetin lindor dhe atje e ka selinë
mitropoliti dhe rri agai, i cili mbledh taksat për sulltanin. Marathókambos
[????????????] gjendet në veri ndërsa në anën perëndimore shtrihen Karlóvasi
[?????????], Neohóri [???????] dhe Vathí [????]. Të gjitha ato fshatra janë
bregdetare. Në brendësi të ishullit ndodhen Plátanos [????????], Kastaniá
[????????], Arvanitohóri [????????????, (origjinalja shkruan Arvanito, Cori por
kjo me sa duket është gabim dhe duhej të ishte Arvanitocori)] dhe Fúrni
[???????=Idhrúsa e sotshme (????????)]. Në malet gjendet një koloni
shqiptarësh, të cilët janë vendosur atje prej më shumë se një shekulli. Nuk
arrita ta mësoja shkakun. Merren me blegtori, pak a shumë si arabët.”
3)
”La vérité sur l’Albanie et les Albanais” [=E vërteta mbi Shqipërinë dhe
shqiptarët] nga Pashko Vasa (Wassa Effendi) (1879), faqe 63:
”Po
të flisnin të gjithë grekët gjuhën pellazge që nga fillimi, si është e mundshme
atëherë që ata që erdhën të parët dhe që ishin pellazgë të mirëfilltë dhe që
arritën të mbijetojnë në Idhra dhe në ishuj të tjerë të Arqipelagut si dhe në
malet e Atikës dhe në disa vende të Samos, e kanë ruajtur gjuhën e të parëve
kurse banorët e tjerë të të njëjtave vende as që e ruajnë në kujtesë këtë
gjuhë?”
4)
”??????? (???????? ?????)” [=Historia e Samos, vëllimi i katërt] nga
Epaminondhas Stamatiadhis (1886), faqe 79-83:
”Fshati Arvanítes. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (i cili njihet më shumë me emrin Skënderbe), përkrahësit e tij shqiptarë, meqë përndiqeshin nga sulltani Bajazit dhe turqit dhe rrezikonin të konvertoheshin me dhunë, u vendosën në Himarë, Sul, Pargë dhe Peloponez. Por, ngaqë edhe atje turqit nuk i linin rehat, u larguan dhe u vendosën në malet Jeránia [????????] dhe në ishujt Idhra, Speces, Poros, Salamina, Psara dhe deri në Qipro. Në ato kohëra, domethënë para 250 vitesh përafërsisht, siç duket nga dokumente të vjetra, dy vëllezër druvarë, simbas traditës vendase, shqiptarë, erdhën së bashku me familjarët e tyre në Samos dhe u vendosën mbi majën e lartë jugore të malit Ámbelos [???????], atje ku sot ndodhet fshati Áno Arvanítes, i cili është 400 metra mbi nivelin e detit dhe më shumë se një orë larg fshatit Mavraxéi [???????????]. Jetonin të izoluar nga të tjerët. Feja e tyre ishte ajo orthodhokse por gjuha e tyre, të cilën askush prej banorëve të ishullit nuk e kuptonte, ishte ilirishtja [domethënë shqipja]. Pas disa vjetësh, një pjesë e fshatarëve, u vendos pak më poshtë, një çerek ore nga fshati, dhe themeloi fshatin që quhet që prej asaj kohe Káto Arvanítes. […] Fshati Áno Arvanítes përbëhet nga 107 shtëpi dhe një kishë famullore, ndërsa Káto Arvanítes nga 57 shtëpi dhe një kishë famullore gjithashtu. Gjithsejtë të dyja fshatrat kanë 683 banorë, të cilët ende ruajnë në të folmen e tyre gjurmë të prejardhjes së tyrë të huaj. […] Banorët prodhojnë verë, mjaltë jashtëzakonisht të mirë, një lloj djathi që, mesa jemi informuar prej kohësh, mund të gjendet vetëm në Shqipëri, katran dhe bitum. Merren edhe me blegtori.”
5)
”??????? (???????? ?????)” [=Historia e Samos, vëllimi i katërt] nga
Epaminondhas Stamatiadhis (1886), faqe 25:
”Fshati
Léka. Banori i parë, simbas traditës, ka qenë një shqiptar [arvanitas] nga
Peloponezi, i cili quhej Lekas [Lekë]. Së bashku me disa të tjerë, u shpërngul
drejt ishullit Samos që t’u shmangej përndjekjeve nga turqit dhe banoi fshatin
që mori emrin e tij që atëherë.”
Kemi
bashkangjitur origjinalet e fragmentëve dhe gjithashtu një hartë të ishullit
Samos ku duket vendndodhja e të dyja fshatrave shqiptare dhe fshatit Léka.
? Marrë nga profili në fb i Mihalis
Ntinopoulos apo Mihal Dino-s , që studjon në Paris për gjuhën
dhe kulturën shqipe. Shkrimin e Mihalisit e botoj në Revista Drini me pajtimin
e tij , për c’gjë i shprehu mirënjohjen time të thellë .
Burimi :
http://albania-ilire.blogspot.com/2018/10/shqiptaret-e-harruar-te-ishullit-grek.html
Redaktoi Fahri Xharra