Kulturë
Përparim Hysi: In memoriam, Moikom Zeqos
E hene, 15.06.2020, 01:28 PM
Lamtumirë, "HAJDUT" i dashur!
In
memoriam, MOIKOM ZEQOS
Nga
Përparim Hysi
Kam
qarë me lot si grua , kur u njoha me lajmin e zi, të ikjes nga kjo botë, fare
papritur të MENDJENDRITURIT dhe të papërsëritur të MOIKOM ZEQOS. Jo vetëm e kam
njohur dhe e kam takuar, por dhe kam
shkëmbyer mesazhe disa herë me të. Njohja e parë ka qenë krejt unike dhe askund
e përsëritur. Kam shkruar dikur për këtë njohje dhe besoj që ia vlen që t'i
rikthehem edhe njëherë, duke e plotësuar edhe me momente të tjera.
* * *
Njohja
me MOIKOMIN qe fare rastësisht dhe fare pa ndërmjetës. Sado që kjo njohje ka
ndodhur më 30 nëntor të vitit 1979, unë
jo vetëm e kam fiksuar dhe nuk e harroj kurrë. Ishte festa jubilae e
70-vjetorit të NORMALES së ELBASANIT dhe, ngaqë qeshë një nga maturantët e 50-vjetorit të kësaj
shkolle, pas 20-vjetësh në FIer ku
punoja dhe jetoja, më erdhi një ftesë
nominale. Këtë ftesë e prita me gëzim,
se, sado që kisha 20-vjet që e
kisha mbaruar shkollën, për ELBASANIN
kisha mall. Mall për profesorët tanë të mrekullueshëm dhe, pa dyshim, kisha mendimin se do takoja dhe bashkëshokë
të mi nga rrethe të ndryshme.
Sosa
në Elbasan më 30 nëntor, se të nesërmen (Normalja është hapur më 1 dhjetor
1909), do fillonte festa që do vazhdonte dy ditë, sipas programit. Sa mbrrita,
frymën tek Hotel TURIZMI që të zija
dhomë për të fjetur. Kërkova dhomë teke dhe, ngaqë nuk arrita një të
tillë, u akomodova në një dhomë dyshe.
Halli qe se kush do ishte i dyti. Se gjithmonë një i panjohur me të cilin të zë
ta kalosh natën, gjithmonë është i
"rrezikshëm" dhe, sgurisht,
për të qenë brenda paragjykimit: një hajdut i mundshëm. Ky paragjykimi
imi nuk qe dhe aq larg të vërtetës, se jo vetëm që do ishte i tillë, por ai,
enkas, sado që kaloi ora 22 e mbrëmjes,
nuk po paraqitej për gjumë. Mua po më gjeti si puna e asaj
këngës:"Bëj të fle/gjumi s'më zë... Si mund të flija vërtet dhe, për të
qenë i sigurtë nga ky"hajdut pontencial", zbrita nga krevati im, futa dorën në xhepin e pantollonave dhe nxora
njëmijë lekshin që kisha për shpezime. E nxora nga xhepi dhe e futa në njërën
prej çorapeve të futura tek këpucët. Sa bëra këtë veprim, ndjeva derën që u hap
dhe, sakaq "hajduti" hapi dritën. Mua nuk më kish zënë gjumi dhe, i
porsaardhuri, kur më pa zgjuar, foli:- Jam MOIKOM ZEQO! Më fal, që të prisha
gjumin! Sa më tha emrin, zura po shaja
veten për veprimin e poshtër që kisha bërë. Unë e njihja MOIKOMIN përmjet
poezive që shkruante tek"Zëri i rinisë", tek "Drita" dhe tek
revista"Nëntori". E lashë të shtrihej dhe përsëri zbrita nga krevati,
"vodha nga çorapet"mijëshen dhe e rifuta në xhep të pantollonave.
Pastaj miku (tani "hajduti" qeshë unë!!!), më rrëfeu se kish ardhur enkas nga Durrësi ku
punonte e jetonte, për t'u konsultuar me
PROFESOR DHMITËR SHUTERIQIN për një libër që po nxirrte për ONUFRIN. "Hajduti"
qe aq miqësor sa më tregoi se punonte si sekretar në Komitetin e rinisë në
Durrës dhe unë, po të kisha ndonjë nevojë, mund të vija e ta kërkoja pa asnjë
ngurim.
Të nesërmen unë u nisa për nga shkolla dhe ai në
punë të tij. Për shumë kohë, nuk u pamë më. Veç sa herë lexoja shkrime apo
vargje prej tij, pretendoja se isha një nga ata, qëkur të ma donte nevoja, e kisha derën të
hapur.
* *
*
Sa
e njoha dhe "hajduti" nuk mund të shpëtonte nga radarët e mi. E hasa
virtualisht dhe shkrova poezinë"Përse qan, MOIKOMI?". Për ta bërë më
të prekshme, po e sjell poezinë shtu siç e kam botuar në librin
tim"Luftë" me dashurinë".
Përse
qan, MOIKOMI?
-
A e njihni, MOIKOMIN? - Jo!!!
-Çudi,
po si nuk e njihni?
E
kam fjalën për MOIKOM ZEQON që qanë për hallet e botës.
Jo
vetëm kaq, por i marros fjalët (me lajle
e lule)
Ja
një sentencë:"Menduza e dashuruar mban syze dielli!
Hë, e patë? Po nuk e kisha aty fjalën,
Por
e pashë që qante, se në Valsh(kishë në SHPAT),
KIshin
vjedhur një afreskë të lashtë të ONUFRIT!!!
Ja, për këtë qante. Tani besoj e njihni.Ju lutem,
mbajeni mend!
FIer, 24 prill 2000.
* *
*
Takimi
tjetër u bë aty nga viti 2010 në BIBLIOTEKËN e FIERIT, ku
miku kish ardhur me të ndjerin KOÇI PETRITI, një nga lirikët më të bukur
dhe me POETIN e prozatorin PETRAQ RISTO. Bëhej promovimi i një romani të mikut tim, TASI PROKO. Më vonë,
pas vitit 2012 jem takuar në Tiranë tek klubbi"DRINI" (tani i
prishur) dhe tek"TAIVANI". Në një nga takimet i dhashë librin e
PROFESOR VANGJUSH ZIKOS enkas për të dhe,
më vonë, po shkëmbeja mesazhe.E
di që vuante nga leuçemia dhe gjithmonë lexoja tek "DITA" esetë e tij
aq të mrekullueshme. Kur më kthente mesazhet,
vija re që më shkruante me gërma kapitale. Për politesë, pothuajse,
gjithmonë ma"krihte bishtin" dhe ndihesha mirë. Kur mora vesh
nga një miku i tij intim (edhe ky njeri i letrave), se MOIKOMI aq i meçëm dhe
aq i ditur qe si"fillestar" në shkrimin me kompjuter (edhe KADAREJA,
nuk e përdor kumpjutrin), hoqa dorë nga
dërgesat e mia dhe e qortova veten që e kisha stërmunduar. Kur e shihja që në "DITA"
vinte eseja e tij, gjithmonë e mendoja që sa vinte e bëhej më mirë. Mjerisht,
nuk pask qenë mirë dhe ja tek u shua, papritur e pa kujtuar. Kam ndjerë
dhimbje, sikur humba një njeri të afërt e të dashur. PREHU NË PARAJSË, O NJERI QELIBAR! Amen...
Tiranë, 15 qershor 2020