Mendime
Xhafer Leci: Emin Fazlija të shpallet Veteran i Luftës
E hene, 15.06.2020, 09:34 AM
Në shenjë kujtimi dhe nderi në përvjetorin e pestë të Kryetarit të Besëlidhjes
EMIN FAZLIJA, KRYETAR I
BESËLIDHJES, TË SHPALLET VETERAN I LUFTËS
Nga
Xhafer LECI
Emin
Fazlija u lind (më 24.09.1937-16.06.2015), në fshatin Vidishiq të Shalës së
Bajgorës, komuna e Mitrovicës.
Aktiviteti
politik i Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, daton nga 6 gusht 1952.
Bashkë me disa moshatarë të tij, janë betuar në Flamurin Kombëtar dhe në Zot,
se do të punojnë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit
Amë-Shqipërisë. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë
Nacionaliste Shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit pushtues serbo-sllavë. Pra,
është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE
SHQIPTARE", si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer
Berishës.
Nga
6 gusht 1952, deri në vdekje të tij, më 16.06.2015, pra, për 63 vite
veprimtarie, ka zhvilluar mbi 2 mijë aktivitete në fusha të ndyshme, në veçanti
kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike.
I
denuar politik nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së, më 1960, si
Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënon me 8
vjet burg të rëndë, "për veprimtari armiqësore kundër shtetit dhe popujve
jugosllavë”, i ka vuajtur 6 vjet burg politik.
Ka
jetuar në Gjermani prej vitit 1970, deri në vdekje. Numrin e parë të revistës
„BESA SHQIPTARE" e ka botuar më 28 Nëntor 1972.
Demonstratën
e parë së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e ka
organizuar Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare,
më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të
Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ka
bashkëpunuar me dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja, Hysen Çami e shumë të tjerë.
Emin Fazlija dhe bashkëveprimtarët e tij kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të
UDB-së famkeqe. Emini falë Zotit, fatit dhe organeve, të rendit në Gjermani i
ka shpetuar atentatit të mundshëm. Viktimat e para të terorit të Serbosllavisë
në mëgrim kanë qenë nga radhët e Besëlidhjes.
Rasim
Zenelaj antarë shumë aktiv,plagoset rëndë në Franfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981,me
pes? plumba t? nj? pistolete „Ceska“, nga 25 vjeçarja serbe Zorica Aleksic, cila pasi kapet nga policia
gjermane ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”.
Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Por plumbat e zbrazur në
shtyllën kurrizore të tij, e lënë përjetësisht në karrikën invalidore.
Sekretari
i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, dëshmori Vehbi Ibrahimi, i
lindur më 23.5.1938, në Uglar- Gjilan. Dhe, vrarë, më 10.10.1981, nga UDB-a
jugosllave në Bruksel-Belgjikë.
Atentatet
nga UDB-a Jugosllave,vazhdojnë edhe në radhët e organizatave tjera atdhetatre.
Më
17 janar 1982, në Untergruppenbach-Heilbronn të Gjermanisë, nga UDB-a
Jugosllave janë vrarë atdhetarët: Vëllazërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka.
Në
Bruksel të Belgjikës më 25.02.1990 vritet Enver Hadri, tani Hero i Kosvës,
ndërsa Musa Hoti vritet me 16.01.2004,po
ashtu në Bruksel.
Në
vitin 1990 Emin Fazlija përmes telefonit lidhet me Klubin „Migjeni“ në Lubjanë.
Në atë rast kishte qëlluar duke kujdestaruar ushtaraku i karrierës, Togeri Baki
Mustafi. Nga atëherë përmes letrave këmbyese, Bakiu antarësohet në Besëlidhje.
Në qershor 1993 Emin Fazlija udhëton në Lubjanë. Qëllimi i vizitës njohja me
oficerët shqiptarë dhe kroatë të armatës ish jugosllave, për organizim në
mbrojtje të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllavë, të cilët atëherë po zhvillonin
lutë kundër pavarësisë së Kroacisë. Atje Emini takohet edhe me Major Xhafer
Buza, me biznismenin Qazim Xani dhe kroatin Dobrosllav Paraga, i njohur për
mbrojtjen e Vukovarit. Atë Emini e ka njohur edhe më herët në mërgim, si shumë
veprimtarë tjerë kroatë, të cilët kanë bashkëpunuar me Eminin për rrënimin e
Jugosllavisë.Gjatë viteve 1995-1998, ka vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar
Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë. Kryetar i
këtij Këshilli ka qenë prof. dr. Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë
qenë ish-ushtarakë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e
Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Përjashtim bënte
Emini, i cili ka qenë civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i
ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që aktiviteti
„politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952.
Me
urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kryeministrit në
ekzil dr. Bujar Bukoshi, Emin Fazlija me oficerin Agim Çelaj, tani Hero i
Kosovës, me gradë lufte Gjeneral Major, më 11.03.1998, kanë udhtuar për
Sarajevë. Për detyrë kanë pasur takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë
Boshnajke z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e ka njohur
mirë Agim Çelajn, nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë
Ushtarake, i njofton për armatimin modern, të cilin do ua jipte 4 herë me çmim
më të lirë, se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje.
Fjala
ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin ju ka premtuar edhe për
transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë.
Nga
kjo punë nuk ka dalur asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk ua ka dhënë parat e
premtuara!
Bile,
edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë,
i kanë pagur nga xhepi i tyre! Kur jemi tek oficeri Agim Çelaj, vlen ta
përmendim se Agimi ka qenë me librezë anëtarësie të Besëlidhjes, por pak kush e
kanë ditur, kurrë nuk ka folur për çështje politike.
Gjatë
mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për Gjeneral Major Agim Çelaj, në Singen të
Gjermanisë, më 06.07.2013, organizuar nga SHKSH “ Kosova”, ku një kohë ka qenë
krytarë i kësaj Shoqate Agim Çelaj. Nga fjalimet e Emin Fazlija,Adem Demaçi
dhe, diskutues të tjerë, pjesëmarrësit të shutmë kanë pasur rastin me mësuar
gjëra të padëgjuara deri atëherë.
Linku
i shkrimit tim:
http://www.zemrashqiptare.net/news/32818/
Nga
e djathta Emin Fazlija, Adem Demaçi dhe Xhafer Leci,në Singen të
Gjermanisë,06.07.2013
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=35317
Gjatë
luftës së fundit 1998-1999 Emin Fazlija ka qendruar gjatë kohë në Shqipëri,
duke u marrë me organizimin e luftës si dhe duke ndihmuar me mjete materiale.
Ai ka bashkëpunuar me të gjithë. Disa pjesëtarë të Besëlidhjes kanë marrë pjesë
në luftë me 1998-1999.
Me
shumë konsideratë.
Wendlingen,16.06.2020