Kulturë
Sevdail Hyseni: “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë
E diele, 14.06.2020, 03:17 PM
Manifestimi Mbarëkombëtar “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë
Nga
Sevdail Hyseni
Në
Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, të shtunën e 13 qershorit,
të këtij viti, u mbajt një takim konsultativ lidhur me organizimin e manifestimit
mbarëkombëtar shqiptar, tashmë tradicional, “Festa e plisit të bardhë” edhe në
Komunën e Preshevës.
Qëllimi
i këtij takimi me karakter konsultativ ishte njohja për së afërmi rreth
iniciativës për shtrirjen e Festës së Plisit të Bardhë nga Dajti i Tiranës dhe
Prizrenit edhe në Preshevë.
Kryetari
i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva z. Xhemaledin Salihu, pjesëmarrësve të këtij
takimi konsultativ, ua bëri të njohur nismën për organizimin e Festës së Plisit
të Bardhë në Caravajkë të Preshevës, një vend i mrekullueshëm për mbajtjen e
këtij evenimenti të lartë kulturor.
Manifestimi
sipas prof. Salihut, do të organizohet gjatë muajit korrik 2020, do të ketë
karakter multikulturor, në të cilin pritet të marrin pjesë: Shoqata Mbarëkombëtare
“Bytyçi”, Tiranë-Prizren e shoqatat e tjera nga Kosova, Maqedonia e Veriut
dhe shoqatat e tjera joqeveritare nga
Lugina e Preshevës.