| E diele, 14.06.2020, 08:51 AM |
Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë. Historike, informuese, mbështetëse dhe shpresdhënse!
Shkruan:
Rrahman Hyseni
Vizita
njëditore në Medvegjë e kryediplomatit shqiptar, z.Gent Cakaj, i shoqëruar edhe
nga Ilir Boçka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Beograd ishte mjaft e
rëndësishme. Zhvilluan takim me këshilltarët komunalë në Medvegjë, z.Muharrem
Salihu, z.Florim Sahiti dhe z. Fehmi Beha, ku temë kryesore ishte pasivizimi i
pesë mijë qytetarëve medvegjas nga shteti serb.
Në
kuadër të vizitës në Medvegjë, ministri Gent Cakaj i shoqëruar edhe nga Ilir
Boçka, vizituan shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sijarinës.
Kryediplomati shqiptar tha: “Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e
pakursyer për shkollat shqipe, në veçanti me tekstet shkollore.
Pas
vizitës në Banjë të Siajrinës, ata vazhduan vizitën në fabrikën e Muharrem
Salihut, i cili është themelues i organizatës joqeveritare "AFEDS",
pronar i fabrikës së çorapeve "Medinvest" në Medvegjë dhe këshilltar
ne asamblene Komunale në Medvegjë. Muharrem Salihu i falënderoi për vizitën,
ministrin dhe ambasadorin dhe tha se Medvegja duhet te? jete? prioritet pe?r
institucionet e Kosove?s dhe të Shqipe?rise?.
Kryediplomati
shqiptar vizitoi edhe muzeun dhe amfiteatrin kulturor në Tupallë, falë punës
dhe koontributit të Muharrem Salihut. Gjithë këto projekte të realizuara me
mbështetjen e tij, do të jenë në shërbim të qytetarëve. Salihu, brenda një
periudhe të shkurtër ka arritur që të rikthejë shpresën në këtë vendbanim
shqiptar, që dekadave të fundit është boshatisur. Cakaj takoi edhe biznese të
tjera për t'u njoftuar me kushtet në të cilat ato janë. Gjithë kohën ishte i
shoqëruar me ngrohtësi nga medvegjasit. Këtë vizitë historike dhe premtuese për
një zhvillim më të mirë, e mirëpritën fuqishëm shqiptarët e Preshevës,
Medvegjës e Bujanocit.
“Pas
vizitës në eMedvegjë. Kryediplomati shqiptar Sh.K.Z.Gent Cakaj, ka shkruar në
faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, postimi i plotë:
Në
Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit
Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu !
Folëm
për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në
ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e
përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit
shqiptar atje.
Po
ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në
Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!”
#jeminjë
Rrahman
Hyseni,12/6/20