Mendime
Skender Jashari: Zyrtarë të caktuar të institucioneve të Republikës së Kosovës mbrojnë terrorizmin islamik
E merkure, 10.06.2020, 02:39 PM
Zyrtarë të caktuar të institucioneve të Republikës së Kosovës, mbrojnë terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia dhe atë turk (neo-osmanizmin)
Nga
Skender Jashari
Sot
mund të flasim siç flet Kombi yn në Republikën e Kosovës.
Edhe
pse pak ditë na ndajnë nga përvjetori i Çlirimit të Kosovës (12 qershorit 1999)
e që vetëm dhjetë vite më parë, qytetarët e Kosovës vlerësoheshin si populli më
optimist në botë, e sot është plotësisht e kundërta. Të dëshpëruar, pashpresë,
pabesim të zhgënjyer dhe të bindur që asgjë e mirë s' do pritet në të
ardhmen. Mund të themi, siç thanë edhe
Rilindasit tonë:"Zot ruaje Shqipërinë (përfshirë edhe Kosovën dhe Trojet
tona)nga shqipëtarët". Unë besoj siç beson Kombi yn, që vetëm SHBA sërish
mund t'na shpëtoj, siç na shpëtoi disa dhjetëra herë. SHBA besoj që projektin e
saj (Republikën e Kosovës), nuk do e lë të dështojë, siç i detyroi
Institucionet e Republikës së Kosovës, të zhvillonin luftën kundër Luftëtarëve
të Huaj Terrorist. Luftën kundër Luftëtarëve të Huaj Terrorist, e bishtëruan,
duke filluar nga AKI, Policia e Kosovës, Prokuroria dhe në fund edhe nga
Gjykatat. Dënime minimale, gjykime dhe hetime politike ( në favor të të
dyshuarëve, me ndikim të Serbisë e deri qarqeve turke, duke kërcënuar për
destabilitet të Kosovës nëse dënohen imamët vehabi), hetime farsë, njoftime
paraprake të të dyshuarëve e deri edhe
mos mbledhje provash,etj, e të panumërta këso veprimesh kriminale, një
pjesë e të cilave tashmëështë konfirmuar edhe nga autoritetet e huaja ( sidomos
SHBA), por edhe nga disa gazetarë hulumtues vendas.
Duke
qenë se isha ndjekur politikisht nga Maurizio Salustro në rastin e Dobrosinit,
i cili rast njihet si "top sekret" siç e kishte deklaruar
kryeprokurori i qarkut të Gjilanit, më kishte dhënë mundësi të kisha në duar
shumë shkresa dhe materiale tjera,
deklarata dhe dëshmi madje edhe rrëfime personale të subjekteve të ndryshme.
Disa qindëra shkresa kisha dërguar në Prokurorinë Speciale dhe prokuroritë
themelore, nëpër kryeministri dhe ministri gjegjëse e deri në zyrat kompetente
vendore dhe ndërkomvëtare. Kisha vërejtur veprimtari kriminale brenda
institucioneve korrektuese dhe atyre të sigurisë, hetuesisë dhe drejtësisë etj.
E që për fat të keq shumë pak nga dukuritë kriminale, janë trajtuar, e disa nga to fare nuk janë marrur
parasysh. Fatkeqësisht shohim që paralel me
radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik në Trojet tona, e me
theks të veçantë në Luginë të Preshevës dhe në Republikë të Kosovës
bashkëveprojnë dhe veprojnë edhe element turkofil në forma të ndryshme. Madje
për më shumë në vazhdimësi këtyre u bashkohet edhe madje ndihmohen dhe nxiten
nga veprimtaria e agjenturave serbe. Për fat të keq, edhe pse kemi dy shtete,
s' kemi patur asnjëherë mbrojtje të Kombit tonë nga ndikimi dhe keqpërdorimi që
kanë bërë qarqet islame radikale dhe ato
turke a neo-osmane.
Kisha
kuptuar që as fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it e as institucionet vendore nuk vepronin në
përputhje me ligjin, por sipas qëllimeve
dhe ndikimeve politike e deri përmes klaneve të krimit të organizuar, gjë që më
kishte shtyrë që t'i publikoja një pjesë të atyre shkresave, me qëllim për të
sensibilizuar opinionin publik, në
lidhje me dukuritë e tilla kriminale. Për të njejtën arsye edhe tash, publikojë
këtë shkrim, e qëështë pjesë e librit
disa mijëra faqesh, që trajton në detaje dhe imtësisht shumicën e dukurive të
tilla(fatëmirësisht i gjithë materiali, tashmëështë jasht vendit).
Policia,
Prokuroritë, Gjykatat, AKI, Avokatura, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial
etj por edhe institucione tjera të
Kosovës, janë stërmbushur me persona që janë të përfshirë në vepra të rënda
kriminale; të lidhura me ndikimin dhe
agjenturat serbe, turk edhe të
korruptuar nga vehabizmi( këto zakonisht të bashkëlidhura); klaneve
politiko-kriminale vendore etj.
Institucionet
që më së shumti janë stërmbushur me persona të dyshuar për lidhje me krimin,
krimin e organizuar, korupsionin, nepotizmin, klientelizmin, e deri me
agjenturat serbe, turke dhe me vehabizmin, gjenden kryesisht në Institucionet e
Sigurisë, Hetuesisë dhe Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Shkurtimisht një
numër i pjestarëve të policisë së
Kosovës, që kanë të bëjnë me trafikun, kanë lidhje me bandat e krimit të
organizuar; me trafikant droge, armësh, migrantësh etj; arratisje të
dyshuarish; madje disa të tillë sipas dëshmive të disa të cilët në shkurt 2014,
tentonin të iknin nga Qendra Korrektuese e Dubravës për të krijuar
"Kalifatin e II Islamik apo Kalifatin e Ballkanit", dëshmonin që
kishin ndihmën e disa zyrtarëve të institucioneve të ndryshme të Republikës së
Kosovës. Po ashtu polic të sektorëve të tjerë, të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale: mbrojtja e
afërt në mbledhje të haraçeve; e deri në akte ordinere. Pjestarë të policisë
speciale nga vepra penale të krimit të organizuar e deri në vepra openale
ordinere, e pa lënë anash “gjenocidin” që hetuesit e policisë, kanë bërë kundër
Sistemit të Drejtësisë në Kosovë etj etj.Në një shkrim të mëhershëm, kisha
publikuar që shumica e policëve të cilët ishin të dyshuar për veprimtari të
tilla kriminale, që ishin në shërbim në Prishtinë, e sidomos të Stacionit
Qendër, qoftë në formë të masave disiplinore por edhe vullnetarisht ishin shpërngulur për në
Fushë Kosovë, që me rastin e fillimit të luftës kundër Luftëtarëve të Huaj
Terrorist, që në këtë qytet kishin mundësi shumë më të mira për të vazhduar
veprimtarinë e njejtë kriminale të tyre.
Kishim
kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale i cili kishte shpëtuar disa persona për vepra penale të rënda për tentativë
vrasje, plagosje të rëndë dhe sidomos për drogë... Pa vazhduar më tej për disa
dhjetëra prokurorë, për disa qindëra zyrtarë të tjerë të hetuesisë, gjykatave,
policisë, zyrtarë korrektues, avokatëve, përkthyesëve e deri zyrtarëve politik
a të institucioneve tjera.
Sistemi
i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, në çdo rast prej vitit 2000 e deri më
sot, asnjë rast nuk është zbardhur, ku viktima a familjarët e viktimës kanë
akuzuar Serbinë, vehabizmin (terrorizmin islamik), agjentët turq.Si: vrasja e
eprorit të UÇPMB-së në Gjilan, disa plagosje dhe një rast zhdukje të veteranëve
të UÇPMB-së në territorin e Republikës së Kosovës etj.Shkaku i së cilës shumë
vteranë të UÇPMBsë ndjeheshim të rrezikuar nga Sebia a njerëz që bashkëpunojnë
me Serbinë edhe në Republikë të Kosovës.
Pa
vazhduar më tej.
Në
mediet tona, çështja e ndikimit dhe përfshirjes së agjentëve turq, shantazhimi
dhe detyrimi i Institucioneve tona, kidnapimi i qytetarëve gjegjësisht
qytetarëve turq që ishin të mbrojtur ndërkombëtarisht, e që u rrëmbyen nga
Kosova. Nuk do më shumë koment, por ky nuk është rasti i vetëm, ka shumë raste
ku pas agjenturave serbe, armiqësisht kundër qytetarëve të Republikës së
Kosovës, veprojnë edhe agjentët turq a
bashkëpunëtorët e tyre. As rasti i rrëmbimit të qytetarëve turq, nuk do ishte
bërë aq mediatik, sikur mos të kishte qenë reagimi i ashpër ndërkombëtar, e që
për fat të keq ka shumë raste tjera që heshten, fshehen, mbyllen, hedhen poshtë
e deri viktimat marrin kërcënime edhe nga zyrtarë turkofil të Institucioneve
tona.
Më
shqetësuese është trajtimi i rasteve që kanë të bëjnë me agjentët dhe
bashkëpunëtorët e agjentëve turq dhe turkofilët. Disa herë në Republikë të
Kosovës isha ndeshur dhe ballafaquar me
agjent islamik të Serbisë ( kryesisht të ardhur nga Lugina e Preshevës), por
edhe të tjerë turkofil vendas. Në maj 2019, në medie sociale, të udhëhequra nga
eksponentë të njohur të neo-otomanizmit(turkofilizmit)e të njejtët të njohur
edhe si radikal islamik, publikuan qëllimisht shkrime shpifëse dhe nxitëse të
akteve terroriste islamike kundër meje. Shkrimet e tilla të publikuara edhe në
Republikë të Kosovës, edhe në Republikën e Shqipërisë, derisa institucionet e
Sigurisë të obliguara ex offixio të vepronin, këtë nuk e bënë, madje edhe pas
paditjes dhe kallëzimit penal në institucionet vendore, e më pas për të njejtat
të denoncuara edhe në instancat ndërkombëtare. Madje për absurditet, me rastin
e takimit tim me dy hetues të autorizuar nga Prokuroria Speciale, në bisedë e
sipër nga disa " këshilla vëllazërore" si " ruaje veten, se janë të
rrezikshëm"," mos u merr me shkrime" si dhe " mbylle facebookun e rri rehat"
etj. Pos këtyre " këshillave" pasi gjatë kësaj kohe kisha lexuar dhe dëgjuar që edhe disa gazetarë dhe
publicist ishin kërcënuar me jetë madje edhe një gazetare dhe publiciste e
mirënjohur ishte mesin e tyre. Në këtë rast për t'më bindur njëri nga këta
hetues, më tregon citoj:" A. Xh. Nuk e kanë rrahë e nuk e kanë kërcënu
terroristët islamik, atë e ka rrah e ka bë llom burri i saj, e pastaj ja ka
hedhë fajin terroristëve islamik", menjëherë pas rastit e kam informuar
gazetaren dhe publicisten e apostrofuar. Duke i pa "këshillat
vëllazërore" dhe deklarimin non
sense ndaj gazetares dhe publicistes së njohur të Kosovës, tërthorazi i
referohesha edhe kërcënimeve me jetë që i kishin ndodhur
edhe publicistit tjetër F. Xh. me qëllim që të kuptoja më shumë për
qasjen dhe bindjet e këtyre edhe në këtë
rast deklarimi i hetuesëve ishte tejet armiqësorë. Fatmirësisht kisha mundësinë
që t'i kërkoja në rrjetet sociale dhe në internet materiale që mund të
lidheshin me këta dy hetues, ku pos tjerash vërej sidomos njëri prej tyre, që
shoqërohej me imamët e arrestuar e gjykuar më parë për terrorizëm, që festonte
festa fetare por as festat shtetërore e
as kombëtare nuk i festonte, që shoqërohej me pesona të islamit radikal, që
kishte një ndjenjë të theksuar turkofile. Një koleg i tij dhe i imi gjatë
shkollimit, më konfirmon poashtu edhe gjëra të tjera. Duke kontaktuar edhe disa kolegë të tjerë të studimeve, por
që janë zyrtarë në institucionet tona, më bëhet e ditur që në shumë aspekte
institucionet tona janë duke i mbrojtur edhe elementët radikal islamik, e
veçmas janë aktiv në shtypjen e zërave
që janë kundërshtues ndaj ndikimit turk.
Si
rrjedhojë, deri më tash, kam gjetur disa kërcënime të agjentëve turq ose bashkëpunëtorëve të tyre ( shqipfolës
turkofil), ndaj disa Shqipëtarëve që
ngrisin zërin kundër ndikimit dhe neo-otomanizmit( asnjë rast institucionet e
Kosovës nuk e kanë trajtuar).Kisha përshtypjen fillestare me rastin kur kam pa
në maj 2019, shkrimet kundër meje, që ishin vetëm mjet për nxitjen e akteve
terroriste islamike, por më pas duke pa deklarimet absurde të hetuesëve të
Prokurorisë Speciale të Kosovës, e më pas edhe deklarimet e viktimave të
rasteve të ngjajshme, ishin mirë të planifikuara, që vepronin si grup i
organizuar, me rrjet të gjerë në disa shtete, madje që i shkonin
"njerëz" edhe në shtëpi për t'i kërcënuar.Nesë gabon viktima e
lajmëron rastin në institucionet e Kosovës, e fatkeqësisht do ballafaqohet me
kërcënim edhe më serioze, për ta heshtur rastin. Mesin e tyre, janë edhe
viktima që vetëm për shkak të komenteve në rrjetet sociale kundër ndikimit
turk, kanë marrur kërcënime duke i shkuar në shtëpi( rasti i fundit në
rrethinën e Fushë Kosovës). Në disa raste njerëz që nuk dijnë shqip, e që kanë patur pamje tipike turke, kanë shkuar deri në shtëpitë e disa Shqipëtarëve,
ku i kanë kërcënuar.
Fatkeqësisht
askush nuk i mbron qytetarët e Republikës së Kosovës, nëse ata viktimizohen nga
agjentët turq, bashkëpunëtorët e tyre a zyrtarët e shumtë turkofil vendas. E
njejta situatë ishte edhe me agjentët islamik të Serbisë dhe me mbrojtjen që i
bëheshin ndaj terroristëve islamik, që para detyrimit ndërkombëtar për t’i
luftuar, asnjë rast nuk është inicuar, hetuar, gjykuar nga Institucionet tona,
edhe pse kishim disa dhjetëra akte terroriste dhe disa dhjetëra terrorist islamik
të dyshuar, disa raste të djegëjeve të pronave civile, disa rrahje, disa
tentim-vrasje dhe tentim-kidnapime, disa raste të përgatitjes së veprave
terroriste, konfiskim të armëve të
Serbisë të destinuara për akte terroriste islamike etj. Pothuajse të njejtat
raste ekzistojnë edhe në lidhje me terrorizmin turkofil.
Më:09.06.2020
Skender Jashari ish i
burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.