Mendime
Gani Qarri: Bahqe për Dullën dhe terminale për Isën edhe në Serbi
E marte, 02.06.2020, 05:21 PM
Bahqe për Dullën dhe terminale për Isën edhe në Serbi
Nga
Gani Qarri
Përndryshe
zhvillimet më të reja, e bëjnë të pamundur të kuptohet fakti se si Isa Mustafa
katapulton njeriun më të pavotuar në postin e kryeministrit të vendit, ndërsa
anashkalon njërin nga anëtarët më të votuar të kryesis së LDK-s, emrin më të
suksesshëm shumëvjeçar dhe ministrin më të mirë që shkëlqeu në Qeverinë në
detyrë, Lumir Abdigjiku, vetëm pse ai është i lindur në Tërnoc dhe vije nga
Kosova Lindore, të mos jetë as ministër.
Siç
dihet tanimë publikisht, qysh nga koha e "idisjes" së dallavereve të
Isa Mustafës me Hashim Thaçin, që më 2010 e këtej,kur Isa është i lidhur
ngushtë edhe me Devollët, mafiooligarkët më të pështirë në vend,vetëm bijëve të
Isës në gjithë Kosovën,Arben dhe Besnik Mustafës, iu përshkrua me vendim të
posaçëm, e drejta EKSKLUZIVE për importimin e makinave të markës
"BMW" nga Serbia,të cilët qysh atëherë kanë hap edhe firmën
"Makcar", dhe vendosur në rrugën kryesore dhe më të frekuentushme në
vend, Prishtinë -Shkup, që lidhë Kosovën me FYROM-in.
Vendimi
i sponsorizuar nga Hashim Thaçi që vetëm djemtë e Isa Mustafës priviligjon, të
kenë të drejtën ekskluzive të përfaqësuesit të autorizuar për importimin e
makinave dhe materialeve të markës "BMW" nga Serbia, ishte bërë në
kushte konspirative dhe mbajtur në mënyrë aq sekrete ,sa që për vite me radhë,
nuk guxonte ta dinte, as mësonte njeri.
Madje
edhe vet punëtorët e doganave dhe mediat e vendit e kishin të ndalur të flisnin
për pronarët dhe importimet e makinave dhe paisjeve të markës "BMW"
që bënin dhe bëjnë edhe sot, të bijtë e Isa Mustafës Arben dhe Besnik Mustafa
nga Serbia.
E
kur pas 6 vitesh, kjo rrodhi rastësisht, me ç`rast Ramadan Latifaj dhe Enliat
Shala në Doganën Rajonale në Ferizaj, me 10 mars 2016,për shkak të ndryshimit
të rregullave doganore,ishin detyruar ti shikonin kontratat e importimit, Isa
Mustafa keqpërdori pozitën partiake dhe pushtetore, duke bërë presion të
paparë, që me çdo kusht të mbyllet sa më shpejt ky sekret, ende pa u marrë vesh
nga opinioni i gjerë, kontrata e privilegjuar e bijve të tij me shtetin serb.
Kështu
që nga inati se pse ata guxuan ta shihnin kontratën e bijve të Isës me Serbinë,
doganierët e mjerë u hodhën me nxitim në gjyq, me akuzën se kinse ata si
persona zyrtar paskan "tejkaluar kompetencat", vetëm pse në mes
tjerash, kishin printuar Deklaratat Unike Doganore(DUD) edhe të importuesit
"MAKCAR" LL.C me seli në Prishtinë, që pronar dhe përfaqësues të
kësaj firme me të drejtë ekskluzive për importim nga Serbia,doli të ishin
djemtë e Isa komuinistit, Arben dhe Besnik Mustafa.
Për
aq më tepër, pa vonuar shumë, sekreti deri atëherë, i mbyllur
"hermetikisht" i lidhjeve "të fshehta" tregtare të të
djemëve të Isa Mustafës me Serbinë, ishte botuar edhe në media.
Ndaj
përveç akuzës se doganierët në fjalë në bashkëkryerje, kishin bërë komunikim të
"paautorizuar" të "sekretit" tregtar të familjes së Isa
Mustafës me Serbinë, ata do të ngarkoheshin edhe me fajësimin se pse emrat e
djemve të tij si persona të privilegjuar dhe sekreti mbi të drejtën EKSKLUZIVE
për importimin e makinave nga Serbia të firmës së tyre "Makcar",
paska dalë edhe në media.
Madje
doganierët akuzoheshin se kinse ata e paskan zbuluar me qëllim këtë “sekret”,
për shkaktim të dëmit dhe "bojkotimin" e djemve të Isa Mustafës, nga
shqiptarët, si pronar dhe përfaqësues të një firme me lidhje të forta me
Serbinë.
Dhe
për habinë e të gjithë opinionit publik, pas rreth tri vite përgatitjesh,
përfundimisht, në Gjykatën Themelore të Ferizaj-t, me 19 shtator të vitit
2019,u hap procesi më absurd gjyqësor i ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
Kështu
që në vend se të shpërbleheshin për transparencën dhe punën e tyre shembullore,
njëmend filloi gjykimi i doganierëve të dalluar të Kosovës; Enliat Shalës,
Ramadan Latifajt dhe Isa Shitit me akuzën më skandaloze në botë: “Pse zbuluan
sekretin se që nga viti 2010 e këtej, të bijtë e Isa Mustafës, të vetmit në
Kosovë, kishin të drejtën ekskluzive për importim të veturave dhe materialeve
të markës “BMW” nga Serbia.
Ndërsa
për tu shndërruar kjo seancë edhe në komedi të vërtetë, Arben dhe Besnik Mustafa, ishin ftuar nga
gjykata si dëshmitar, të flisnin në cilësinë e të “dëmtuarve!”.
Isa
Mustafa, shkaku i favorizimit të të bijve nga Hashim Thaçi, duket se qysh nga
viti 2010, ka marrë për obligim të veprojë, krejt siç kërkohet prej tij nga
mister Thaçi.
Ndaj
Isa shkon aq larg sa përveç përpjekjeve për ngulfatjen totale të transparencës
dhe mbylljen hermetike të çfarëdo informate mbi lidhjet e tij me Serbinë, ai
mundohet ta mbys me gjyqe edhe të vërtetën duke tentuar që me procese të
improvizuara juridike ti mbajë sekrete lidhjet e veta dhe të bijve të tij, të
drejtpërdrejta, jo vetëm tregtare që mbajnë me shtetin serb.
Kohëve
të fundit, si inatçi i pandreqshëm që është, ai ka filluar të mos pranojë as
argumentet, kundërshton ashpër çdo kritikë drejtuar atij dhe hedhë poshtë
publikisht sondazhet edhe nga organizatat më serioze ndërkombëtare, duke
shkalluar deri atje sa ta akuzojë edhe ambasadorin gjerman për anime politike,
vetëm pse ai pak ditë më parë bëri publik një studim të UNDP-s, realitet i cili
nuk i pëlqeu aspak Isa Mustafës.
Për
aq më tepër, përderisa komunisti jugosllav Isa Mustafa, kur flet për të tjerët,
e ka gojën plot popull, rreth popullit dhe vetëm për popull, ai vet vepron
hapur po kundër këtij populli dhe punon publikisht vetëm për interesat e tij
personale dhe familjare.
Nga
frika se do ti rrezikoheshin pozitat e tij partiake, ai linçon në vazhdimësi
kuadrot më të mirë e progresiv në parti, mbyt çdo zë reformator dhe vetëm para
disa kohësh, dha urdhër që nga gardianët e vet, të dëbohej me forcë edhe e bija
e heroit të popullit, Isuf Gërvallës-Donika, nga objekti ku duhej të mbahej një
tubim i LDK-s.
Isa
Mustafa që nga hapja e firmës importuese e të djemëve të vet, me autorizim
ekskluziv për importime nga Serbia, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Hashim
Thaçit, megjithëse e dinte mirë se veprimi i tij ishte tërësisht antiligjor dhe
në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Vendit, me të cilin rrezikohej edhe
integriteti i shtetit dhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, ai me
25 gusht të vitit 2015, nënshkroi edhe formimin e Asociacionit të Komunave
Serbe me kompetenca ekzekutive.
Madje
përkundër faktit se me 19 prill të vitit 2013 ishte nënshkruar marrëveshja në
Bruksel për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe brenda kornizave kushtetuese
të Republikës së Kosovës, vetëm për ti plotësuar dëshirën Hashim Thaçit dhe
realizuar planet e Serbisë,Isa Mustafa nënshkroi vendim të ri për formimin e
"Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe", por tanimë-me të drejta
shtetformuese.
Vendim
fatal, i cili për fat të mirë u hodhe poshtë nga Gjykata Kushtetuese,
përndryshe, po të realizohej ai vendim siç u tentua disa herë të ratifikohej
edhe në parlament, do të prodhonte republikën srpska brenda shtetit tonë të
brishtë, bosnjëzonte vendin dhe qonte përfundimisht në ndarjen e Kosovës.
Vetëm
falë ish presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga e cila duke parë
rrezikun që i kanosej shtetit tonë, me 30 tetor të vitit 2015,i parashtroi
Gjykatës Kushtetuese kërkesën mbi ligjshmërinë e këtij vendimi të nënshkruar
nga Isa mustafa, të cilin me 23 dhjetor të vitit 2015 Gjykata Kushtetuese e
hodhi poshtë, e pezulloi si të papranueshëm dhe "urdhëroi" që
asociacioni i komunave serbe, të formohej vetëm sipas parimeve të marrëveshjes
së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel.
Por
me gjithë anulimin e vendimit të tij, nga Gjykata Kushtetuese dhe kërkesat e
vazhdueshme nga të gjitha anët që Isa Mustafa të bënte tërheqjen e nënshkrimit
nga një marrëveshje e tillë kundërkushtetuese me palën serbe, Isa komunisti
përkundër faktit se nënshkrimi i tij, ishte bërë në kundërshtim të plotë me
ligjet e vendit dhe me mbi 26 nene të Kushtetutës së Kosovës, ai kurrë nuk e
tërhoqi nënshkrimin e vet edhe pas hedhjes poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Ndaj
përderisa vazhdon të mos tërhiqet nënshkrimi i komunistit jugosllav Isa
Mustafa,edhe Serbia vijon të këmbëngul për formimin e Asociacionit, jo sipas
marrëveshjes së 9 prillit të vitit 2013 në Bruksel, por sipas vendimit të
nënshkruar nga Isa Mustafa me 25 gusht të vitit 2015, i cili është ende në fuqi
dhe nënkupton formimin e republikës srpska brenda vendit, bënë bosnjëzimin
praktik të Kosovës dhe rrezikon shpërbërjen e shtetit tonë të pavarur.
Për
aq më keq, për rrëzimin me mocion të Qeverisë së dalë nga vota e 6 tetorit, Isa
Mustafa thuhet të ketë marrë serish premtime edhe më të pakufishme, jo vetëm
nga Thaçi por edhe nga Serbia dhe vet Aleksandër Vuçiq,për subvencione të
ndryshme,por edhe zgjerimin e firmës së tij dhe hapjen e filialeve të saj në
dhjetëra qytete anë e mbanë Serbisë,me të drejtë ekskluzive për importe nga
Serbia dhe vendet e ish Jugosllavisë, si dhe mbështetjen nga lista serbe për
formimin e qeverisë antikushtetuese me në krye njeriun më të pavotuar nga
kryesia e LDK-s, Abdullah Hotin, me kusht që ai të nënshkruajnë ndarjen e
Kosovës.
Ndaj
Isa Mustafa me kërkesë të Serbisë, shkon aq larg sa ta lë jashtë qeverisë edhe
njërin nga njerëzit më të suksesshëm, më të aftë e më të votuar, si dhe
ministrin e dalluar, që shkëlqeu gjatë veprimit të Qeverisë në detyrë Lumir
Abdigjiku, vetëm pse ai vjen nga Tërnoci i Kosovës Lindore, përderisa bënë
kryeminitër njeriun më të pavotuar, me kushtin që ti qojë përpara planet e
Thaçit dhe realizoi projektin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës që do ta
nënshkruante,vet pronari i ballicave dhe specialisti i kultivimit të specave
nga ratkoveci i padrimes, Abdullah Hoti, i cili pas zvogëlimit të parcelave të
tokës në fshatin e lindjes, me nënshkrimin e këtij akti makabër, përveç Isa
Mustafës, si shpërblim për shitjen e territoreve të Kosovës, do të mund të
përfitonte edhe ai, sipërfaqe më të mëdha të bahçeve për mbjelljen dhe
distribuimin e specave, domateve dhe prodhimeve tjera bujqësore edhe në Serbi.