Mendime
Florim Zeqa: Për Kosovën shtet ligjor dhe demokratik!
E hene, 01.06.2020, 05:26 PM
Për Kosovën shtet ligjor dhe demokratik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Duke
qenë se isha ndër ata që i kam dhënë mbështetje koalicionit qeverisës LVV-LDK,
prishjen e këtij koalicioni e kam përjetuar keq si shtetas i Republikës së
Kosovës.
Për
të mos përseritur vërejtjet dhe kritikat e mia për dy ish partnerët qeverisës
(LVV-LDK), se kush ishte më pak dhe kush tjetër më shumë fajtor për prishjen e
koalicionit, momenti i shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' me 25 mars 2020 ishte
momenti më i rëndë i dëshprimit dhe thyerjes shpirtërore të qytetarëve të
vendit në këto 20 vjetët e fundit.
Mbështetjen
që i kam dhënë ditëve të fundit vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka qenë
mbështetje për asnjë subjekt apo liderë partiak, sikurse nuk ka qenë
kundërshtim për liderin apo subjektin tjetër politik.
Interpretimet
e mia analitike i kam bazuar në lexueshmërinë e thellë dhe me kujdes të neneve
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe realitetit të krijuar në Kuvendin e
Republikës së Kosovës pas shkarkimit të 'Qeverisë Kurti'.
Më
saktësisht, jam bazuar në Nenin 82, ku thuhet se Kuvendi "Mund" (e jo
"Duhet") të shpërndahet në rast të votbesimit të qeverisë (Neni 82,
pika 2).
Lexo
të plotë nenin 82:
Neni
82 [Shpërndarja e Kuvendit]
1.
Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1)
nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet
Qeveria;
(2)
nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së
Kosovës;
(3)
nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të
procedurës së gjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
2.
Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit
të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë (përfundon sqarimi).
Nga
kjo shihet qartë, se Neni 82.1 i Kushtetutës e përcakton qartë kur Kuvendi
duhet të shpërndahet domosdoshmërisht e kur jo.
Edhe
në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, thuhet qartë se, nëse
partia e parë dështon në Kuvend të bëj Qeverinë ose heqë dorë, mund t'i jepet e
drejta partisë së dytë.
Sa
për sqarim të njëjtat praktika janë të aplikueshme edhe në të gjitha vendet që
janë pjesë e Forumit të Venecias.
Pra,
publikimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese e aktgjykimit të plotë për dekretin e
Presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë, konfirmon vërtetësinë e
analizave të mia të paanshme rreth çështjes në fjalë.
Probelemi
qendron në faktin Nenet e Kushtetetutës në disa raste janë pasqaruara
mjaftueshëm për të gjitha nivelet e shoqërisë dhe se vendimet e niveleve të
larta siq është Gjykata Kushtetuese nuk janë aq të thjeshta sa të kuptohen aq
lehtë nga të gjitha shtresat e popullsisë.
Problemi
nuk qëndron këtu, por tek liderët partiak që i (keq) interpretojnë Nenet e
Kushtetutës tek elektorati i tyre partiak sipas shijeve dhe orekseve ditore
politike.
Mos
shfrytëzimi i së drejtës së partisë fituese të zgjedhjeve (LVV-së) për të
caktuar mandatarin pas mocionit të votbesimit në Kuvend, është çështje që duhet
rregulluar me ligj në të ardhmen, duke përcaktuar qartë edhe afatet kohore.
Vakumet
ligjore që ndodhen në bazamentin juridik (Kushtetutë), janë çështje tjetër me
të cilën duhet të merren me urgjencë ekspertët ligjor dhe ligjëvënësit e kësaj
legjislature, me amandamentimin dhe plotësimin e neneve të kushtetutës, në
mënyrë që të mos na përseriten të njëjtat paqartësi ligjore dhe konteste
gjyqësore të llojit të njëjtë.
Çështje
tjetër më të cilën duhet të mirret me urgjencë kjo Legjislaturë e Kuvendit,
është ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe nxjerrja e një ligji të veçantë të
kushtetutës për zgjedhjen e drejtëpërdrejt të presidentit nga populli, i cili
do të pamundësonte futjen në pazar të postit të presidentit gjatë marrëveshjeve
për koalicion të ri mes subjekteve politike.
Ligji
për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, do të bënte që muaji
Maj i vitit të ardhshëm ta gjejë Kosovën me një president të ri të votuar nga
populli, e jo të kontrabanduar si më parë.
Sikurse
deri më tani, edhe në të ardhmen do të angazhohem për ndryshime substanciale
pozitive, që Kosova të bëhet në kuptimin e plotë të fjalës shtet ligjor dhe
demokratik.