Mendime » Radovani
Fritz Radovani: A po knaqeni me ''rilindjen''?
E marte, 19.05.2020, 03:59 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI,
A PO
KNAQENI ME “RILINDJEN”?
I SHKRETI… KUSH
I SHKRETI ? – I SHKRETI POPULL…
Pse
i shkreti Popull? – Prap me fillue me “Rilindë” partizanët e maleve?!
Jo,
ore jo! Ata të maleve iken… Tashti provoni këta të territ t’ bregdetit!
Po,
tek këta të Durrësit nuk shihet asnjë shenjë ditet as dritet more…?!
Prit
ore, se asht heret... Ata që iken ka 76 vjetë që thonin se po del drita e,
drita nuk ishte askund! Kujtoni ju se del drita edhe naten? – Jo, jo...
A
e dini ju zotnijë se Rusia ka 103 vjetë që pret driten, e Rusia prap terr!.. Ka
disa prej atyne që flasin per “Rilindjen” dhe janë shumë të mendshem madje, ma
të squet se ata që na i dolen zot si “magjypi dinit” kësaj idesë “Rilindjes”,
thotë ky “Marxi” i rij... Po, ky kaq i shkathët tue kenë, ku kje kur Everit i
pat fluturue mendja, e nuk dinte me shkue as në banjo more? E shkreta... – Boll
ma i shkreti ! – Jo, jo e shkreta Nexhi more, iu donte me la frigoriferin nga 8
a 10 herë në ditë, pa le naten, që i ndezej drita asaj me shtupa në dorë, Everi
shkonte shpeshë në frigorifer, nga diabeti, e i shkreti...– Prap ti i shkreti?
– Lene bre se m’ asht mësue goja, 76 vjet...
A
di shka do me thanë 76 vjetë jo natë, po mesnatë... Delte heret pa dalë
drita... E vinte mbasi errej nata! Ecte tue u mbajtë per Sulon, e nuk dinte as
ku ia vente doren atij, Everi i shkretë... – Boll ma, i shkreti Ever!..
Ashtu
n’ terr as unë, nuk e kuptoj si i numronte napolonat florij? – Kur?
Kur
merrte rrogen e shoqja... Ajo donte napolona, se pareve shqiptare, na thonte “i
vjen era peshk”... – E shkreta! – Prap ti e shkreta... A sheh ti, paska kohë që
ata na e paskan ndijë eren e “Rilindjes”, me erë peshkut... – Po pse, ky që formoi “Rilindjen”, Everi
thonte se asht peshk? – Jo, jo... Ky noton si peshk... Hidhet si peshk... E
fergohet si peshk... I pelqen me u zgjue heret me shkatrrue ata Europjanet,
shkon shpesh edhe në Turqi...
I
shkreti! – Edhe ky “i shkreti”? – Ky asht “dy herë i shkreti”! Një herë se e ka
koken e madhe, e një herë tjeter, se “naten i ven virusin e Everit per me
shkatrrue”...kur asht terr “dyrnjaja”.., thonë “vëllezërit e gjakut”... As n’
Ballkan Perendimor e, as n’ Athinë, ky nuk flenë si në Stamboll...
Ka
pas thanë Zef Mala “i shkreti”: “Rrij e vrojtoj deren, kur po hyn e më merr
Populli, e bashkë me ty o Ever, me na varë per shka i kemi ba!..”
Melbourne,
18 Maji 2020.