Vërtetësi
Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe": Notë Proteste
E hene, 18.05.2020, 03:02 PM
Note Proteste
Organizata
e Gruas "Shpresë & Paqe"
hope.peace.org@gmail.com
SHBA
17
Maj 2020
Nisur
nga thirrjet e një Nëne për të birin e saj 4 vjeçar, të cilin ja rrëmbejnë nga
duart dy ish-hetuesit që përmend në rrëfimin e kobshëm shkrimtari Agron Tufa;
Bëhet
fjalë për Vjollca Meçen dhe Zamir Shtyllën, dy ish hetues të diktaturës që ia
kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme.
Na
çudit fakti që akoma edhe sot Vjollca
Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, është Presidente e Ansamblesë në
Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje
të të Drejtave të Njeriut.
Më
herët, Ish prokurorja e diktaturës është akuzuar nga nënë Barije Karabollaj ish
e persekutuar politike, nëna e vogëlushit 4-vjeçar e cila ka ndarë historinë e
saj publikisht.
Ne
si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, që merremi me të
drejrat e gruas dhe fëmijëve nisur nga ky fakt si dhe nga vetë funksionet që
ish prokurorja Vjollca Meçe ka mbajtur gjatë rregjimit komunist, kërkojmë
largimin e saj nga ky Institucion i rëndësishëm aq më tepër që misioni i KSHH
është të kontribuojë në respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e
shtetit të së drejtës në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare të
zbatueshme në Republikën e Shqipërisë.